Politikë

Berisha e Mediu në Kuvend bëjnë politikë me vdekjen e Andis Harasanit, kryetari i PD-së: E përzutë! I përgjigjet Spiropali e Balla: Bufi e korbi s’janë larg mes tyre

10 Mars, 09:10| Përditesimi: 10 Mars, 21:43

  • Share

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk njeh kufij, për politikë dhe për pushtetin e tij luan dhe me vdekjen. Sapo Kuvendi mbajti një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PS-së Andi Harasani, iu drejtua socialistëve duke u thënë se duhet të kërkojnë ndjesë se e larguan nga partia. Deputeti Sula tha se madje e kanë përndjekur dhe në SHBA.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali kërkoi që të mos bëhet politikë me vdekjen. Një përgjigje pati dhe ministri i Shtetit për Parlamentin, Taulant Balla duke i kujtuar ish kryeministrit nofkën që i ka vendosur Rama.

Deputeti Fatmir Mediu kërkoi që shteti t’i ofrojë ndihmë familjes së ish-deputetit Harasani.

Sali  BerishaAndi Sarasiani i përkiste një plejade politikanësh të rinj, i shkolluar mirë, i kyçur në proceset demokratike. Por nuk mund të mohohet se ju  përzutë atë dhe duhet të kërkoni ndjesë. Rilindja e përzuri atë.

E kam nderuar me bindje të plotë me të që thashë, se një politika që riuninë ia kushtoi ndryshimit të Shqipërisë, për ato ideale. Por e kam nderuar si socialist besnik i atyre parimeve që besonte, deri në ditën e fundit. Një patriot. Një njeri që nuk pranoi të bënte kompromis, me të keqen, siç bëtë ju. Prandaj duhet të kërkoni ndjesë

Elisa Spiropali: “Largimi i një njeriu nga kjo botë nuk duhet të jetë objekt cinik diskutimesh partiake dhe elektorale. Ne u ngritëm në këmbë për të nderuar kujtimin e tij dhe i shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes së tij.”

Fatmir Mediu: Ndoshta do të ishte e nevojshme që Ministria e Punëve për Evropën dhe Punët e Jashtme, të interesohet pranë familjes që ky moment të mos kalojë vetëm si moment nderimi, por edhe një moment për të ofruar një ndihmë si shtet shqiptar, për të shprehur në këtë formë respektin, por edhe të tregonim një dimension tjetër në këtë drejtim”

Taulant Balla: Kam në këtë sallë 20 vjet. Kurrë nuk kemi bërë këtë që ndodhi sot mes njëri-tjetrit. Andisin e kam patur dhe e kisha shok, por kurrë s’ka ndodhur kjo që ka ndodhur tani. Edhe propozimi i z.Mediu, faleminderit për këshillat, por gjithmonë këto i kemi bërë mes nesh dhe jo në publik. Kanë ndodhur ngjarje të tjera të rënda, ku kemi qenë gjithnjë bashkë, miq, kolegë, anëtarë të PD, por ne s’do donim kurrë të bënim politikë me vdekjen. Bufi e korbi s’janë larg mes tyre, mund të duken bufi si korb herë pas here, por lejeni familjen të kalojë këtë moment të vështirë. Për çështjet e tjera, bashkë me ministrin e MEPJ, do ju japim çdo informacion tjetër që është i nevojshëm. S’ka ndodhur asnjëherë kjo që po bëni Zot”

Dash Sula: E përzutë nga Shqipëria dhe e keni përndjekur dhe atje.

Andis Harasani, u largua nga politika në vitin 2013 kur Edi Rama erdhi në pushtet dhe jetoi në SHBA, ku u zhvendos me familjen e tij ku dhe ndërroi jetë. 

Sot ishte seanca e parafundit, dhe pas seancës së të enjtes, 20 mars, parlamenti nuk do të mblidhet duke i lënë partitë të vijojnë përgatitjet dhe më pas fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Seanca shënon rifillimin e punimeve parlamentare, pas “javës së Gjelbër” Ky parlament do të jetë i vlefshëm deri më 9 shtator.

Ora 19:18
'Mustaqet e Kujtim Gjuzit', PS ironi me aleatin e Berishës, Noka e mbron: Eshtë dinjitoz, Zoti ju ruajt çfarë do t’iu gjejë pas 11 majit

 

Ministri Taulant Balla në Kuvend ironizoi opozitën për koalicionin e formuar për 11 majin të cilët shpresën e kanë tek Kujtim Gjuzi Selami Jenishehri.

Shpresa juaj që të Kujtim Gjuzi Selami Jenisheri e ca të tjerë janë vizioni për të ardhmen, janë shpresa për ndryshim. Këtu i kam pasur aty, gjëra të mira kam bërë me ta kam ndryshuar kushtetutën. Ju i kishit sjellë jo unë, në e dimë film i parë. Ju do humbni dakord pastaj do merrni vendim për bojkot, ju do ikni dhe do vinë atë. Këtë film e kam parë, është e thjeshtë për shqiptarët”-u shpreh Balla.

E për ta mbrojtur aleatin me mustaqe në kuvend u vu sekretari i përgjithshëm i PD-së dhe Flamur Noka.

Duke iu përgjigjur ironisë së ministrit Balla Noka e quajti aleatin njeriun më dinjitoz

“Kujtim Gjuzi është më dinjitoz se këta hajdutët, nuk ka marrë asnjë cent. Nuk ka lidhje me drogën. Të gjithë shqiptarët janë më dinjitozë se banda e narkosit. 11 maji po afron. 

Është koha për të dhënë llogari. Do të ikni, shumë do të jenë pas hekurave, por të tjerët të ikin para 11 majit se shpëtim për ta nuk ka. Ka nisur Edi Rama t’iu hajë. Zoti ju ruajt çfarë do t’iu gjejë pas 11 majit”, tha Noka.

Kur Sali Berisha prezantoi paraditen e sotme koalicionin: “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”,  nënvizoi se ka marrë në koalicion, elitën e intelektualëve, duke nisur me Kujtim Gjuzi dhe u mor me mustaqet e këtij të fundit

Çfarë paraqet pala tjetër, paraqet hardhucë, bretkosa, zhapa dhe tani i kanë ngelur në gojë….Ku je Kujtim? Jepja ato mustaqe, se çmendet pas mustaqeve të tua. Ti Kujtim, se unë e ti e njohim nga ana psikologjike dhe ja di arsyet pse e ka atë”, tha Berisha paradite.

 

Ora 18:01
Debatet në Kuvend/ Berishës s'i del inati: Votuat në 5 minuta arrestimin tim, karma ju vjen prapa! Balla ironi: Shpresa juaj tek Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenishehri

 

Opozita dhe maxhoranca e përdorën foltoren e kuvendit për të bërë fushatë elektorale. Sali Berisha renditi ata që i quan ‘zezat’ e kësaj qeverie që varfëroi më shumë shqiptarët, ndërsa i dha një këshillë socialistëve që të mos kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Berisha, i cili është marrë i pandehur për akuzën e 'korrupsionit' për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, tregoi hapur se nuk kishte harruar se ky parlament votoi arrestimin e tij pa u menduar 2 herë dhe se do të hakmerrej. 
Kundërpërgjigjen ia dha ministri i shtetit Taulant Balla i cili renditi të gjitha arritjet e kësaj qeverie ndër vite, nga rritja e pagës, tek rritja e pensioneve por dhe firmosja e marrëveshjeve me 16 shtete për njohjen e pensioneve. Madje Balla lajmëroi se shumë shpejt do të firmoset dhe marrëveshja për njohjen e pensioneve me Greqinë.

Sali Berisha: “Do hyni në histori si parlamenti më i zi pas diktaturës komuniste. Votuat me dhjetra ligje që varfëruat qytetarët shqiptarë ndërsa shumëfishuat pagat tuaja dhe latë. U bëtë strumbullarë të përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.  Lubi loti e ndau unazën e Tiranës në 14 kontrata. Si të vjedhë më shumë. Rekord botëror gine. Tao Tao është bnashkëpunëtor i ngushtë i Bajrave, Rrajave, e Çelëve. Kjo me dokumente. Votuan në 5 minuta për arrestimin e Sali Berishës që nuk bërë asgjë vetëm mbrojtja parlamentin. Ju si kukulla mjerane votuat. Menduat se fituat duke ndëshkuar Sali Berishën por karma ju vjen prapa.  Këshillën e fundit kam: Mos kandidoni, se jeni lugetërtë një regjimi unik në Europë.


Taulant Balla: Kur ne morëm detyrën pensioni ishte 86 euro, ndërsa në 2024 pensioni mesatar arriti në vlerën 175 euro dhe premtimi ynë, është që në fund të mandatit të katërt pensioni të jetë 400 euro, ndërsa pensionin në fshat synojmë ta çojmë 200 euro.

E gjetëm skemën e pensioneve të falimentuar, e sot ne kemi mbyllur 16 marrëveshje pensionesh e bëhemi gati të mbyllim marrëveshjen me Greqinë që u ndërprenë për historinë e Belerit. Jemi gati ta përmbyllim marrëveshjen me Greqinë. 

 Paga mesatare u rrit me 2.5 herë krahasuar me 2013 dhe do të vijojë të rritet me të paktën 20% më shumë.  Në fund të mandatit të  katërt paga minimale do të jetë 500 euro. Populli shqiptar ju pushoi nga puna për të mos ju marrë më në punë.   Shpresa juaj që të Kujtim Gjuzi Selami Jenisheri e ca të tjerë janë vizioni për të ardhmen, janë shpresa për ndryshim. Këtu i kam pasur aty, gjëra të mira kam bërë me ta kam ndryshuar kushtetutën. Ju i kishit sjellë jo unë, në e dimë film i parë. Ju do humbni dakord pastaj do merrni vendim për bojkot, ju do ikni dhe do vinë atë. Këtë film e kam parë, është e thjeshtë për shqiptarët” 

Kreu i PD tha para gazetarwve nw oborrin e Kuvendit se shumë shpejt do të nisin konsultimet me drejtuesit politik të qarqeve të PD për caktimin e listave, ndërsa i pyetur nëse ai do të jetë në atë të mbyllur apo të hapur, Berisha la të kuptohet se do jetë në listë të mbyllur.

“Sali Berisha nuk ndjek kurrë Edi Ramën, është ai që po më ndjek deri sa të thyej qafën”,- tha Berisha.

“Do nisim konsultimet me drejtuesit politik për listat, janë ata që kanë drejtuar procesin në të gjitha qarqet, dhe më pas do mblidhet Kryesia, do hartojë listën. Ka qenë procesi më transparent në vend, ajo listë do pasqyrojë vullnetin e anëtarësisë së PD me modifikimet e domosdoshme për zonjat, të rinjtë dhe në ndonjë rast për përfaqësimin e komuniteteve”,- u shpreh ai.

Ora 17:40
Përpjekje për të kompleksuar gjyqtarët? Dash Sula: Qarkullojnë lajmet se nesër doni të lironi Veliajn

 

Deputeti demokrat Dash Sula tha në Kuvend se mazhoranca është e gjitha e fokusuar që ditën e nesërme të nxjerrë nga burgu kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sula u shpreh se po qarkullojnë lajme se Veliaj do të dalë nesër nga paraburgimi dhe kjo për shkak të intimidimeve që po iu bëhen personave të përfshirë në këtë proces.

Por më shumë se një denoncim, është një përpjekje e demokratëve për të kompleksuar gjyqtarin që të mos e lirojnë Veliajn.

“Më shumë iu shqetëson Erion Veliaj që ka gjyqin nesër, për fustanet, bizhutë, bikinin e familajrët e tij. E keni hallin të lironi nesër Erion Velinë me të gjitha mënyrat.

Kumbari i Veliajt nuk është këtu, babai i reformës në drejtësi që deformohet. Nuk është presion absolutisht, por merret vesh. Se po qarkullojnë lajme se po intimidoni dhe po përdorni të gjitha mënyrat për ta liruar atë”, tha Dash Sula në Kuvend.

Në vazhdë të kësaj edhe mediat dhe faqet pranë Sali Berishës, kanë nisur prej disa ditësh, shantazhet publike ndaj gjyqtarit Engert Pëllumbi, që do të shqyrtojë kërkesën e Erion Veliajt për lirimin nga burgu. Portali i familjes Berisha, shkruante madje, se Pëllumbi ka marrë miliona euro nga njerëz pranë Veliajt, për t’u liruar nga burgu. Nuk jepnin asnjë provë dhe asnjë fakt.

A.Q/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?