Deputeti demokrat Dash Sula tha në Kuvend se mazhoranca është e gjitha e fokusuar që ditën e nesërme të nxjerrë nga burgu kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Sula u shpreh se po qarkullojnë lajme se Veliaj do të dalë nesër nga paraburgimi dhe kjo për shkak të intimidimeve që po iu bëhen personave të përfshirë në këtë proces.
Por më shumë se një denoncim, është një përpjekje e demokratëve për të kompleksuar gjyqtarin që të mos e lirojnë Veliajn.
“Më shumë iu shqetëson Erion Veliaj që ka gjyqin nesër, për fustanet, bizhutë, bikinin e familajrët e tij. E keni hallin të lironi nesër Erion Velinë me të gjitha mënyrat.
Kumbari i Veliajt nuk është këtu, babai i reformës në drejtësi që deformohet. Nuk është presion absolutisht, por merret vesh. Se po qarkullojnë lajme se po intimidoni dhe po përdorni të gjitha mënyrat për ta liruar atë”, tha Dash Sula në Kuvend.
Në vazhdë të kësaj edhe mediat dhe faqet pranë Sali Berishës, kanë nisur prej disa ditësh, shantazhet publike ndaj gjyqtarit Engert Pëllumbi, që do të shqyrtojë kërkesën e Erion Veliajt për lirimin nga burgu. Portali i familjes Berisha, shkruante madje, se Pëllumbi ka marrë miliona euro nga njerëz pranë Veliajt, për t’u liruar nga burgu. Nuk jepnin asnjë provë dhe asnjë fakt.
Lajmi kryesor:
Berisha e Mediu në Kuvend bëjnë politikë me vdekjen e Andis Harasanit, kryetari i PD-së: E përzutë! I përgjigjet Spiropali e Balla: Bufi e korbi s’janë larg mes tyre
S.G/ReportTv.al
