Momenti i golit

Sport

Debatet për pozicionin, pse goli i Haaland kundër Real Madrid ishte i rregullt

12 Shkurt, 15:07| Përditesimi: 12 Shkurt, 15:35

  • Share

Manchester City humbi të martën 2-3 kundër Real Madridit në ndeshjen e parë play-off të Champions League. Sfida u zhbllokua nga Erling Haaland pas 19 minutash lojë, me VAR që mori kohën e duhur për ta kontrolluar rastin.

Në pamje të parë, lojtari i Cityt dukej jashtë loje, por pas një kontrolli të gjatë në VAR, goli u pranua. Të shumtë ishin tifozët që dolën kundër këtij vendimi, ndërsa më pas erdhi edhe analiza nga Marca, sipas pamjeve të UEFA-s.

“Ka një veprim që çoi në golin e Cityt. Ajo që është jashtë loje është pjesa e dorës dhe me këtë nuk mund të përfundoni në pozicion jashtë loje. Prandaj, është një pozicion të rregullt”, shkruan Marca.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?