Kryebashkiaku Erion Veliaj

Debati për dekorimet, Veliaj: Presidenti që do kaq shumë Vojo Kushin, sjell të parin e Tiranës deputetin që i hipte Vojos sipër llotot

11 Tetor 2020, 16:51| Përditesimi: 11 Tetor 2020, 17:20

  • Share

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, nga Peza është përfshirë në debatin e ditëve të fundit që është bërë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta në lidhje me dekoratat.

Veliaj ka "thumbuar" Metën nga Peza duke thënë se ka sjellë të parin në Tiranë deputetin që kishte ngritur kioska sipër bustit të Vojo Kushit.

"Pashë debatin e presidentit me këto dekorata dhe meqë jemi në Pezë besoj më lejohet ti drejtohem. Tha Vojo Kushi Vojo Kushi, mirë po dakord çdo njeri do të jetojë jetën që flet dhe jeton. Se nëse themi të tjera fjalë nëse flasim për dashuri dhe rrihemi me karrige nuk jetojmë jetën që flasim.

Te Selvia para ca kohësh ishte mbushur me kioska me bingo, një moment kryetari i bashkisë shef që te busti i Vojo Kushit po ngrihej lloto me një kafaz dhe kafazi i shkonte Vojos nga sipër. Si Vojo ia kishte hip tankut ia kishte hip lloto vojos. Dhe më tha policia bashkiake se ka ardh deputeti Rimi. Ka ardh se llotot janë pronë e tij dhe ky  e bën shtesën. E s'na le me punu. Në qeverinë tonë Vojo Kushi ka vendin e vet dhe llotot kanë vendin e vet.

Dje doli lajmi se presidenti që do kaq shumë Vojo Kushin dhe dekoratat sjell të parin e Tiranës për partinë e vet deputetin që ia hipte Vojos sipër. Me kë tallen këta, mendojnë se njerëzit janë budallenj. Se kuptojnë se dekorata  janë fiktive. Kur ti sjell zaptuesin e vojo kushit dhe e bën të parin në Tiranë është të tallesh me gjakun e dëshmorëve sepse është fyese që në një vend të shenjtë që është destinuar për dëshmorët ti nuk mund të tallesh", tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Veliaj takon tre Lulët në Pezë: Këta nuk zgjohen si Luli në Tiranë në 11! Në Kamzë u bien me dru kokës të vetëve për të bërë Xhelalin deputet


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?