Veliaj takon tre Lulët në Pezë: Këta nuk zgjohen si Luli në Tiranë në 11! Në Kamzë u bien me dru kokës të vetëve për të bërë Xhelalin deputet

11 Tetor 2020, 15:49| Përditesimi: 11 Tetor 2020, 20:28

  • Share

Ka nga ata që zgjohen herët në mëngjes dhe tre prej tyre i takoi sot Erion Veliaj në Pezë, gjatë turit të tij për inspektimin e investimeve në çdo njësi.

Isha me Lul Agën, që më tha: Më keni bërë shtëpinë, që unë s’kisha shans ta bëja kurrë. Njeriu punon tërë jetën për të bërë një shtëpi. Ky Lulzimi çohet në 6 të mëngjesit nga gjumi, jo në 11. Keni parë ndonjë aktivitet që Lul Basha të shkojë para orës 11? Çdo aktivitet i tij fillon pas orës 11. Kurse këta Lulzimët që takova sot në Pezë, çohen herët. I thonë punës mirëmëngjes para se të lindë dielli. Unë besoj fort se kjo mënyrë e të bërit punë, kjo mënyrë e të shërbyerit të njerëzve, e të bashkëpunuarit në komunitet, funksionon. Kam një Lul këtu, Lul Kalaja, që më tha: Ore, ne nuk kemi qenë gjithmonë majtas, se kemi pas bindje të ndryshme. Madje, unë s’kam jetuar në Shqipëri, kam jetuar në Zvicër, por fakti që më vjen rruga te prona, më rritet vlera e pronës, po mendoj të krijoj një agroturizëm, që fëmijët e vet të mos i lërë në kurbet, por ta ndërtojnë pasurinë këtu”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se Lul Basha nuk ka mbështetjen as të gruas së tij, e cila nuk e voton.

Ju përmenda tre Lulzimë nga ata që punojnë, nga ata që dinë të lexojnë, nga ata që në ditë fatkeqësie nuk marrin nga 4-5 vila, nga ata që kanë vetëm një axhendë, nga ata që i mbështet gruaja, se kemi edhe Lulzim që nuk e voton gruaja e tij. Ajo që lipset është të kuptojmë se pavarësisht sesi i kemi pas bindjet, pavarësisht si i kemi pas votat, kush punon, meriton mbështetjen”, deklaroi Veliaj.

Më tej Veliaj ka përmendur edhe sherrin me grushta të ndodhur një ditë më parë gjatë votimeve për listën e kandidatëve për PD-në në Kamëz. 

Me ironi Veliaj tha se na duhen heronj, dhe jo si ata që gjuajnë me dru kokës për  të zgjedhur Xhelal Mziun deputet.

"Na duhen heronj si Sonila jo si ata që u bien me drunj kokës për të bërë Xhelalin deputet. Ne nuk jemi këtu se jemi shefa e gjeneralë se bërtasim për të dhënë urdhra.

Lulzim Aga tha unë nuk merrem me politikë por më keëni bër shtëpinë, sepse unë skisha mundësi ta bëja. njeriu punon tërë jetën për 1 shtëpi. Ky lulzimi Luli që takuam dje tha më keni bërë shtëpinë. Më keni bër me shtëpi punë e madhe se jam i djathtë. Jam pjesë e juaja se më keni bër me shëpi.

Këta lulët që kam taku sot çohen herët, dhe i thonë punës mirëmngjes para se të dalë dielli. Kam një lul që e di se ka ardh këtu. Lul Kalaja. Ishim sot te Luli ku kemi brë një rrugë për te kalaja. Është 1 nga 100 nevojat  e tjera", tha mes të tjerash Veliaj.

Ora 16:51
Debati për dekorimet, Veliaj: Presidenti që do kaq shumë Vojo Kushin, sjell të parin e Tiranës deputetin që i hipte Vojos sipër llotot

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, nga Peza është përfshirë në debatin e ditëve të fundit që është bërë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta në lidhje me dekoratat.

Veliaj ka "thumbuar" Metën nga Peza duke thënë se ka sjellë të parin në Tiranë deputetin që kishte ngritur kioska sipër bustit të Vojo Kushit.

"Pashë debatin e presidentit me këto dekorata dhe meqë jemi në Pezë besoj më lejohet ti drejtohem. Tha Vojo Kushi Vojo Kushi, mirë po dakord çdo njeri do të jetojë jetën që flet dhe jeton. Se nëse themi të tjera fjalë nëse flasim për dashuri dhe rrihemi me karrige nuk jetojmë jetën që flasim.

Te Selvia para ca kohësh ishte mbushur me kioska me bingo, një moment kryetari i bashkisë shef që te busti i Vojo Kushit po ngrihej lloto me një kafaz dhe kafazi i shkonte Vojos nga sipër. Si Vojo ia kishte hip tankut ia kishte hip lloto vojos. Dhe më tha policia bashkiake se ka ardh deputeti Rimi. Ka ardh se llotot janë pronë e tij dhe ky  e bën shtesën. E s'na le me punu. Në qeverinë tonë Vojo Kushi ka vendin e vet dhe llotot kanë vendin e vet.

Dje doli lajmi se presidenti që do kaq shumë Vojo Kushin dhe dekoratat sjell të parin e Tiranës për partinë e vet deputetin që ia hipte Vojos sipër. Me kë tallen këta, mendojnë se njerëzit janë budallenj. Se kuptojnë se dekorata  janë fiktive. Kur ti sjell zaptuesin e vojo kushit dhe e bën të parin në Tiranë është të tallesh me gjakun e dëshmorëve sepse është fyese që në një vend të shenjtë që është destinuar për dëshmorët ti nuk mund të tallesh", tha Veliaj.

Ora 16:12
Sherri me grushte gjatë votimeve të PD në Kamëz, Veliaj: Ata u bien me dru kokës të vetëve për të bërë Xhelalin deputet

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka komentuar sherrin e ndodhur dje gjatë votimeve për kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike në Kamëz, ku mbetën të plagosur lehtë dy persona. 

Me ironi Veliaj tha se na duhen heronj, dhe jo si ata që gjuajnë me dru kokës të vetët për të zgjedhur Xhelal Mziun deputet.

"Na duhen heronj si Sonila jo si ata që u bien me drunj kokës për të bërë Xhelalin deputet. A e kuptoni ça hallesh ka rinia jonë. Ata janë duke folur si të bëjnë shkollat e reja të rinjtë e tyre thonë drurin kokës e thyja karrigen njeriut të vet. Imagjinoni ça i bëjnë ata njeriut tonë. Çfarë i bëjnë shqiptarëve të pa angazhuar dhe atyre që i shërbejnë. Në familjen e tyre rrihen e valon druri a do bëhet Xhelali deputet. E kujt i bëhet vonë çfarë do bëhet Xhelali. Ne nuk jemi këtu se jemi shefa e gjeneralë se bërtasim për të dhënë urdhra", tha Veliaj.

Ora 15:53
Veliaj: Ja pse po na bashkohen VIP-at në PS

Shumë personalitete të njohur në fushën e artit por jo vetëm i janë bashkuar sëfundmi PS duke dalë në krah të Erion Veliajt dhe shprehur hapur mbështetjen për një mandat të tretë qeverisës. Nga Ndroqi ku zhvilloi një takim me asamblenë socialiste të kësaj zone, Veliaj theksoi se kjo është mëse normale që edhe VIP-at të kenë opinion pasi jetojnë në këtë vend. Si shembull kryebashkiaku Veliaj solli dhe shembullin e këngëtares së njohur amerikane Taylor Swift e cila shprehu mbështetjen për Joe Biden. 

E tha dikush e ç’janë gjithë këto VIP-a që sjell Lali Eri, gjithë këto, këngëtarë e këto. Po mir mo se po shihja lajmit tani, për ju që jeni çuna  dhe goca të reja. Taylor Swift, artistja më e pasur në botë, s’ka pikë nevoje për politikën,  dhe doli dhe tha: - Unë do votoj për Joe Biden. Pse sepse do jetoj në Amerikë, jeta ime është serioze pavarësisht se i kam të gjithë gjërat e rregulluara. Unë kam opinion.  Ore fakti që jam VIP dhe jam i famshëm s’do të thotë që skam opinion, s’do të thotë që nuk arsyetoj, s’do të thotë që nuk marr vendim, s’do të thotë s’më punon logjika. Kështu që patjetër mo dhe VIP-a  të njohur dhe artistë  dhe sportistë. Çdo njeri mo , edhe një, edhe një, kështu bëhet familja e madhe”, tha Veliaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 11/10/2020 18:06

    I pari Tiranes eshte Flamur Noka sivllau i magjarit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?