Deputeti britanik, Nigel Farage

Politikë

Debati për emigrantët shqiptarë të dënuar në Britani, deputeti Farage pranon sfidën: Do të sigurohemi që Rama të mbajë fjalën

28 Qershor, 15:15| Përditesimi: 28 Qershor, 18:24

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe deputeti britanik Nigel Farage janë përfshirë në replika për emigrantët shqiptarë të dënuar në Britaninë e Madhe. Në një reagim të radhës, Farage pranon sfidën e kryeministrit Rama, për një përballje reale shifrash, i cili në një postim mëngjesin e sotëm deklaroi se do t’i marrë të gjithë emigrantët në Shqipëri, nëse është e vërtetë shifra që ndau deputeti britanik se 1 në 50 emigrantë shqiptarë në territorin anglez janë në burg.

“Do të sigurohemi që Edi Rama të mbajë fjalën”, u shpreh Farage në reagimin e radhës për median britanike ‘The Telegraph’.

Rama e sifidoi publikisht Farage duke i thënë "Më lejoni t’jua kthej sfidën me diçka jashtëzakonisht të mërzitshme për stilin tuaj: Shifra reale. Ajo që thatë, se “një në 50 shqiptarë në burg”, nuk është fakt. Është absurde. E dini çfarë del kur i kontrollon vërtet numrat? Befasi! Nëse pretendimi juaj “një në 50” rezulton i saktë,  unë, personalisht, angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Nuk është një titull konkurrues, është një angazhim publik”.

“Shpërthimi” i deputetit Farage ndaj emigrantëve shqiptarë, erdhi pasi kryeministri Rama gjatë një interviste për “The Guardian”, tha se plani i Keir Starmer për të dërguar azilkërkuesit e dështuar jashtë vendit, tregon se Britania post-Brexit ndodhet në “një vend shumë të errët”. Nigel iu përgjigj komenteve të Ramës në GB News duke i kujtuar se shqiptarët janë aktorë kryesorë në kriminalitet.

“Si mund të na kritikojë kur ai kaloi muaj të tërë duke negociuar me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni? Ai kishte rënë dakord të merrte një numër të madh migrantësh që kishin kaluar Mesdheun. Në fund, nuk mori edhe aq shumë, por ato negociata i kishte bërë. Zoti Rama, a e dini që një në çdo 50 shqiptarë në Britani është në burg?”, tha ai.

Deputeti Farage njihet si një ndër reformatorët e Brexit, që shënoi daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 28/06/2025 19:15

    Farage ban sikur urren te huajt por ka bere femije me gurua jo angleze (te huaj)

    Përgjigju
  • Loshi: 28/06/2025 17:50

    Hahahaha

    Përgjigju
  • Or tej: 28/06/2025 17:25

    Ne rast humbjet te Rames i bej thirrje qe t'na fusin ne te ndershmit ne burg meqenese kemi ngelur pak dhe te lene perjashta gjithe te pamdershmit, hajdutet, trafikantet e te denuarit or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Shkodrani: 28/06/2025 17:00

    E vetmja mënyrë që të fitojë bastin është që këto ditë të fusë në burg edhe 1200 shqiptarë të tjerë dhe pastaj Rama të marrë pas rreth 100000 emigrantë shqiptarë. Basti duhet të marrë në konsideratë vetëm shqiptarët nga Shqipëria deri ditën e djeshme 27/06/2025, pra ditën e deklaratës që bëri Foragjeri.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 28/06/2025 16:53

    Sipas të dhënave statistikore të vetë Institutit të Statistikave të Britanisë së Madhe, pra të dhënave zyrtare, në Britaninë e Madhe të burgosurit shqiptarë janë sipas formulës "1 me 90", dhe jo "1 me 50"...ky Foraxheri të vijë në Shqipëri dhe të bëjë pushime me formulën "7x7=42",Foraxherin tonë euroatlantik Lul Dyztedyshi, se me siguri do kalojë disa ditë të mira, të paktën me diell dhe jo me shiun e Londrës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?