Shtatorja e Skënderbeut, kryetari i Komunës Prizren në Report TV: Komision për të vlerësuar se ç'duhet bërë me statujën! Projekti më pëlqeu

30 Nëntor 2020, 18:23| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 18:48

  • Share

Vendosja e dy statujave ajo e "Skënderbeut" dhe "Adem Jashari" në Prizren shkaktoi bujë të madhe në media duke u kritikuar gjerësisht si tjetërsim i imazhit të dy prej figurave të rëndësishme historike të shqiptarëve. Ky debat i gjerë në mediat ka bërë që komuna e Prizrenit të ngre një komision me historianë dhe artisë që do të bëjnë vlerësimet e duhura nëse shtatorja e "Skënderbeut" duhet të rimodelohet, hiqet apo të vijojë siç është. Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në një intervistë për Report Tv, ku tha se ky projekt ka qenë një iniciativë mes Komunës së Prizrenit dhe organizatës joqeveritare "Trojet e Arbrit", diasporë shqiptare në Zvicër, e cila kishte shfaqur dëshirën të bënte një statujë të heroit tonë kombëtar.

Haskuka tha se komuna dha lejen dhe përgatiti mjedisin publik për vendosjen e saj, ndërsa puna, krijimi i statujës dhe iniciativa ishte e organizatës. Në lidhje me bustin e 'Adem Jasharit', Haskuka tha se nuk ka pasur fare dijeni dhe se nuk ka qenë i ftuar as në ceremoni, pasi ajo është vendosur në ambientet e një qendre tregtare.

"Së pari janë dy iniciativa të ndryshme e parë është e komunës së Prizrenit së bashku me një organizatë joqeveritare diaspora shqiptare në Zvicër "Trojet e Arbrit", ndërsa statuja e Adem Jasharit  jam informuar nga mediat dhe është vendosur në hapësirën e një qendre tregtare dhe nuk kam qenë i ftuar. Në lidhje me statujën e "Skënderbeut" më kanë thënë se duan të krijojnë një imazh të tij në moshë më të re. Duke parë diskutimet e gjera në mediat, propozova ngritjen e një Komisioni me historianë dhe artistë që të bëjnë jë vlerësim për statujën, të dalë me një raport përfundimtar dhe të vendos se ç'duhet bërë me të dhe si do veprohet. Pra Komisioni od të bëjë një raport këshillues. Projekti është i organizatës jo komunës, ne thjeshtë i kemi pajisur me leje dhe kemi përgatitur terrenin e hapësirën publik, ndërsa  iniciativa ka qenë e shoqatës dhe ne nuk kemi ndërhyrë", tha Haskuka.

Haskuka  tha se ai kishte parë prototipin e shtatores në foto dhe i kishte pëlqyer, ndërsa shtatoren e vërtetë e ka parë në inaugurim. Në lidhje me artistin që bëri statujën Sinan Aliaj, ai tha se ishte pjesë e organizatës "Trojet e Arbrit" dhe nuk u përzgjodh nga komuna.

" Unë e kam parë në prototip dhe me ka pëlqyer, por tani janë mendime dhe këndvështrime të ndryshme. Shtatoren e përfunduar e pash në inaugurim. Kërkesa nga fillimi dhe iniciativa ka qene e shoqatës dhe pjesë e saj ishte edhe Sinan Aliaj, ne thjeshtë kemi dhënë lejen për vendosjen e saj", tha Haskuka.

Shtatorja e Skënderbeut në Prizren u përurua më 29 nëntor, por ndryshe nga sa ishim mësuar, Skënderbeu ishte më i dobët, mjekër më të gjatë dhe pa kalë. Nuk munguan kritikat, ku një nga skulptorët, Ilir Mehmeti e quajti karikaturë e bastardim teksa tha se "nëse skulptori e do artin, duhet ta tërheqë dhe ta bëjë nga e para".  Kjo thirrje e tij duke se është dëgjuar vetëm sa i përket skulpturës së Adem Jasharit, pasi është dërguar për modelim. Sa i përket skulpturës së Skënderbeut, ideatori dhe skulptori nuk heqin dorë.

Komento

Komente

  • BENI: 01/12/2020 00:27

    HIQINI ATO SHEMTIRA,,,,turp per ju,,,,keta kosovaret po na neperkembin heroin tone kombetar,,,ptu,,pisa...

    Përgjigju
    • Wayne: 01/12/2020 10:35

      Je qesharak

  • edmond(koder rreshen): 30/11/2020 21:01

    Qudira Shqiptare ! Ne Tiran e mbulojn Heroin Kombetar me carcaf;per fest Fetare! Ne Kosov e zbresin nga Kali.sikur duan ta pyesin : Per ku je nis lum miku ?!Per te dajat ne Serbi,apo per te dhandrri Stefan Cernojevici (burri i motres Mares) ? Qe te kompletohet statuja vini,nje byzylyk te kama,per monitorim 24 oresh se mos ju del jasht teritorit,dhe mundsisht hicjani shpaten se hyn te armet e ftofta.

    Përgjigju
  • Wayne: 30/11/2020 20:48

    Mytaher lëre flajën diplomate anash. Shoqata trojët e Arbrit e di që jan mundu me pru Gjërgjin n‘Prizren. Gjërgji duhët patjetër që të pushoj n‘Prizren por s‘pari jo aty ku është vëndos, se ti e din shum mir që kalimi i hekurudhave është dëmtuar dhe është uzurpu prona e shtetit, por n’mes t’shadërvanit dhe s‘dyti figura, padyshim dhe padiskutim, kryesore e kombit e meriton një pasqyrim më adekuat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?