Sociale

Dëbora e parë zbardhi verilindjen, Gjoni për Report Tv: Do të vijojnë edhe nesër! Në fundjavë do të kemi rritje temperaturash (VIDEO)

2 Tetor, 14:11| Përditesimi: 2 Tetor, 14:18

  • Share

Ditët e nxehta të verës ia kanë lënë zyrtarisht vendin stinës së vjeshtës. Teksa pjesa më e madhe e territorit është përfshirë nga reshjet e shiut verilindja u zbardh nga dëbora.

Në lidhje me këto kushte atmosferike, Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave  e ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se reshjet do të vazhdojnë edhe nesër, teksa thekosi se do të kemi një përmirësim në fundjavë, ku do të kemi edhe një rritje të temperaturave.

“Reshjet e shiut dhe të dëborës do të vijojnë edhe përgjatë ditës së nesërme. Reshjet e dëborës në verilindje të vendit do të jenë mbi 1000 m mbi nivelin e detit. E shtuna do të sjellë ndërprerjen e reshjeve, do të kemi një rritje me një 2 -3 gradë. Kryesisht në qarkun e Korçës dhe Vlorës do të kemi reshje të shoqërura me shtrëngata, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të jenë mesatare ose lokale. Problematikë e ditës së sotme do të jetë edhe era paksa e fortë”, tha Gjoni teksa nënvizoi se kjo është edhe java më e ftohtë e tetorit.

Temperaturat për nesër parashikohen:

Në zonat bregdetare 11/15 gradë celcius;

 Në zonat e ulëta 6/14 gradë celcius;

Në zonat malore 1/8 gradë celcius.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?