Tragetet e linjës Durrës–Bari dhe Bari–Durrës nuk do të lundrojnë këtë të enjte për shkak të reshjeve të shiut me erë te forte. Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës nuk do të pezullohet bën të ditur Autoriteti Portual.
Në Kukës, reshjet e dëborës kanë zbardhur zonat malore mbi 1500 metra, si Shishtavec, Topojan, Arren dhe Kalis. Në malin e Gjallicës trashësia e borës ka arritur deri në 20 centimetra.
Fermeri Ekrem Onuzi i cili ndodhet me tufën e tij në Gjallicë, në vendin e quajtur “Sasat” ku dhjetera banorë kanë stanet, tha se nuk janë shënuar probleme për bagëtinë apo jetesën e tyre të përdishme.
“Trashësia e borës këtu ka shkuar rreth 20 centimetra. Deri tani jemi mirë, bagëtitë i kemi në stane dhe nuk kemi pasur vështirësi të mëdha”, thotë ai.
Rruga e Kombit dhe aksi Kukës-Morinë janë të hapura por shoferët këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të lagështisë dhe prezencës së borës. 8 mjete borëpastruese janë në gatishmëri nga Morina deri në tunelin e Kalimashit.
Edhe zonat malore të Mirditës mbi 1 000 metra lartesi, janë përfshirë nga reshjet e dëborës.
ARRSH-ja bën të ditur se mjetet borëpastruese dhe skuadrat e mirëmbajtjes janë në terren dhe qarkullimi në të gjitha akset nacionale vijon normalisht.
Sakaq në Lezhë, disa fshatra janë pa energji, për shkak të stuhisë që ka dëmtuar linjat elektrike.
Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshjet e para të borës në verilindje të vendit. Në lartësitë 1500 metra mbi nivelin e detit, bora ka mbuluar Shishtavecin, Zapin, Topojanin, Gryk-Qajin, Arrenin dhe Kalisi, duke krijuar pamje tipike dimërore. Edhe mali i Gjallicës është zbardhur nga dëbora e parë.
Fermeri Ekrem Onuzi, i cili ndodhet me tufën e tij në bjeshkët e Gjallicës, në vendin e quajtur “Sasat” ku banorët e zonës kanë stanet, tregon se trashësia e borës ka arritur deri në 20 centimetra.
Sipas tij, deri më tani nuk janë shënuar probleme për bagëtinë apo jetesën e përditshme.
Ndërkohë Komisioni i Mbrojtjes Civile i Prefekturës Kukës ka njoftuar se në disa segmente rrugore janë shënuar rënie gurësh dhe inertesh, por ndërhyrja e kompanive kontraktore ka rikthyer normalitetin.
Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk raportohen emergjenca. Rrugët drejt pikave doganore, përfshirë Rrugën e Kombit, janë të qarkullueshme, megjithëse nën ndikimin e reshjeve të shiut.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të lagështisë dhe prezencës së dëborës në disa segmente.
Në stacionin e mjeteve të rrugës së Kombit në gatishmëri janë vendosur 8 mjete borëpastruese, për t’u përdorur në rast përkeqësimi të kushteve të motit për pastrimin e bores dhe hedhjen e kripës nga Morina deri tek Tuneli i Kalimashit.
Si pasojë e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, lundrimi i trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas është pezulluar.
Në një njoftim Autoriteti Portual Durrës bën me dije gjithashtu se trageti i linjës Ankona- Durrës do të vijojë lundrimim sipas programit.
Njoftimi i plotë:
Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës janë anuluar.
Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas programit pasditen e sotme nga Ankona, me mbërritje në Portin e Durrësit ditën e nesërme.
Autoriteti Portual Durrës do të vijojë të informojë publikun dhe udhëtarët në kohë reale për çdo ndryshim të orareve të lundrimeve.
Temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme në zonat verilindore të vendit, duke sjellë edhe reshjet e para të borës në Kukës.
Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se dëbora ka zbardhur njësinë administrative të Shishtavecit të duke dhuruar një pamje fantastike.
Aktualisht nuk janë raportuar probleme në qarkullimin e makinave.
Megjithatë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit në rrugë.
Komente
