Kronikë

Reshje dëbore, rënie gurësh dhe inertesh/ Moti i keq përfshin qarkun e Kukësit (VIDEO)

2 Tetor, 10:39| Përditesimi: 2 Tetor, 10:53

  • Share

 

Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshjet e para të borës në verilindje të vendit. Në lartësitë 1500 metra mbi nivelin e detit, bora ka mbuluar Shishtavecin, Zapin, Topojanin, Gryk-Qajin, Arrenin dhe Kalisi, duke krijuar pamje tipike dimërore. Edhe mali i Gjallicës është zbardhur nga dëbora e parë.

Fermeri Ekrem Onuzi, i cili ndodhet me tufën e tij në bjeshkët e Gjallicës, në vendin e quajtur “Sasat” ku banorët e zonës kanë stanet, tregon se trashësia e borës ka arritur deri në 20 centimetra.

Sipas tij, deri më tani nuk janë shënuar probleme për bagëtinë apo jetesën e përditshme.

Ndërkohë Komisioni i Mbrojtjes Civile i Prefekturës Kukës ka njoftuar se në disa segmente rrugore janë shënuar rënie gurësh dhe inertesh, por ndërhyrja e kompanive kontraktore ka rikthyer normalitetin.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk raportohen emergjenca. Rrugët drejt pikave doganore, përfshirë Rrugën e Kombit, janë të qarkullueshme, megjithëse nën ndikimin e reshjeve të shiut.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të lagështisë dhe prezencës së dëborës në disa segmente.

Në stacionin e mjeteve të rrugës së Kombit në gatishmëri janë vendosur 8 mjete borëpastruese, për t’u përdorur në rast përkeqësimi të kushteve të motit për pastrimin e bores dhe hedhjen e kripës nga Morina deri tek Tuneli i Kalimashit.


Lajmi kryesor:

Moti i keq, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas! Bora e parë në vend, zbardhen malet në veri! Në malin e Gjallicës arrin deri në 20 cm (VIDEO)


Xh.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?