Sociale

Bora në Dibër/ Aksi rrugor Peshkopi - Tiranë, bllokohet herë pas here, në Qafën e Ulzës dhjetra makina bllokohen për 1 orë (VIDEO)

12 Janar, 15:49| Përditesimi: 12 Janar, 17:00

  • Share

QARKU DIBËR - Pasditen e sotme  (12 janar 2025) vijon situata problematike me reshjet e borës në Qarkun Dibër. Probleme janë hasur në akset rrugore Peshkopi - Tiranë, ku në aksin e rrugës Fushë-Bulqizë - Qafa e Buallit qarkullimi bllokohet herë pas here për shkak të erave të forta.

Automjete të shumta janë bllokuar për të paktën 1 orë e gjysmë në Qafën e Ulzës. Shkak kryesor i këtij kaosi automobilistik në këtë zonë është mungesa e zinxhirevë dhe gomave dimërore.

Sa i perkët furnzimit me energji elektrike, një defekt në sistemin 110 kë ka lënë pa drita gjithë Qarkun e Dibrës, me ndërprerje një orëshe.

Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme për të monitoruar qarkullimin e automjeteve dhe për të parandaluar aksidentet.


Lajmi kryesor:

Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë


K.M/S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?