TIRANË- Dëbora ka zbardhur zonën verilindore të vendit tonë mëngjesin e kësaj të diele. Reshjet nisën gjatë orëve të vota të mbrëmjes së djeshme me intensitet të ulët, por pavarësisht, arritën që të vendosin shtresa.
Në zonat malore 800 metra mbi nivelin e detit dëbora shtresa ka arritur nga 4 deri në 15 cm.Edhe në afërsi të tunelit të Kalimashit, pjesë e rrugës së kombit, trashësia e dëborës arriti deri në 15 cm.
Mjetet dhe makineritë borëpastruese punuan përgjatë gjithë segmentit nga Kalimashi në Morinë për pastrimin e dëborës dhe hedhjen e kripës në rrugë. Në mëngjes situata është stabilizuar ndërsa reshjet janë të papërfillshme. Një pjesë e tyre që përfshinë ultësirën e Kukësit thuajse janë shkrirë totalisht.
Sipas informacioneve nga shtabi i emergjencave, këto reshje nuk kanë sjellë probleme në transport pasi të gjithë akset rrugore janë të qarkullueshme ndërsa nuk është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.
Edhe zona e Shishtavecit është mbuluar nga dëbora teksa ka vendosur një shtresë të bardhë mbi ndërtesat e ulëta dhe automjetet.
Dëbora ka zbardhur zonën verilindore të vendit tonë mëngjesin e kësaj të diele, ndërsa shiu ka "pushtuar" Tiranën dhe disa qarqe të tjera.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ndodhet në terren dhe po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore në vend.
Përmes një njoftimi për shtyp bën me dije se si pasojë e motit të keq raportohen defekte kryesisht në zonat veriore, dhe bëhet fjalë për këputje të kabllove, përcjellësave dhe izolatorëve.
Më të prekura nga defektet janë rajoni i Kukësit dhe Vlorës. Reshjet nisën gjatë orëve të vota të mbrëmjes së djeshme me intensitet të ulët, por pavarësisht, arritën që të vendosin shtresa.
Reshje shiu që kanë sjellë dhe përmbytje ka pasurnë Vlorë, ndërsa dëborë në Kukës dhe në Dibër.
"Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore në vendin tonë gjatë ditës së sotme. OSSH ka marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit me energji elektrike të objekteve të rëndësisë së veçantë si spitalet, qendrat shëndetësore, ujësjellësat dhe hidrovoret të cilat janë aktualisht me furnizim pa ndërprerje të energjisë.
Në 11 dispeceritë rajonale të OSSH-së janë angazhuar rreth 1500 punonjës brigadat e avarisë që riparojnë defektet e krijuara në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq. Nga informacioni i orës 15:00 i mëngjesit të sotëm raportohen për defekte kryesisht në zonat veriore, kryesisht në këputje të kabllove, përcjellësave dhe izolatorëve. Më të prekura nga defektet janë rajoni i Kukësit dhe Vlorës. OSSH thekson se grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët", thuhet në njoftimin e OSHEE.
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar të gjithë autoritetet detare për përkeqësimin e kushteve të motit gjatë ditëve në vijim.
Ajo thotë se prej datës 27-30 dhjetor vendi ynë do të karakterizohet nga reshjet e shiut dhe me erë të fortë në bregdet.
Drejtoria Detare i bën thirrje të gjithë bizneseve në fushën e lundrimeve që marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port.
Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:
Në datën 27-30 dhjetor 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug dhe jug -perendim me shpejtësi që varion nga 10-20m/s dhe forca e detit do të variojë nga 5-8 shkalla bufort, kurse lartësia e dallgës do të jetë 1.50 -2.50 m.Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese. Siguria juaj prioriteti ynë!
Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin kanë sjellë përmbytje në qytetin bregdetar të Vlorës.
Niveli i detit është rritur e për pasojë ka mbuluar dhe një pjesë të portit të Vlorës.
Por reshjet e shiut fatmirësisht nuk kanë bllokuar qarkullimin rrugor pasi rrugët nuk janë përmbytur.
Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin kanë sjellë përmbytje në qytetin bregdetar të Vlorës.
Niveli i detit është rritur e për pasojë ka mbuluar dhe një pjesë të portit të Vlorës.
Por reshjet e shiut fatmirësisht nuk kanë bllokuar qarkullimin rrugor pasi rrugët nuk janë përmbytur.
Si pasojë e kushteve të këqija atmosferike ka detyruar autoritetet detare shqiptare të pezullojnë lundrimet e mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë.
Moti pritet që të përmirësohet pas mesnatës së datës 30 dhjetor, por nuk ka ende një vendim se deri në çfarë date do të jenë të pezulluara këto lundrime.
Në bazë të parashikimit të kushteve hidëeteorologjike për 72 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 27-28-29-30.12.2020 do të jenë: Era dhe deti ne drejtimin jug-jugperëndim forca 5-6 bft brenda gjirit të Vlorës; era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 6-7bft 10-15m/s deri 7-8bft 15-20m/s jashtë.
Janë pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.
Me uljen e temperaturave, Thethi është mbuluar nga dëbora.
Janë vetë banorët e kësaj zone të cilët kanë pastruar rrugët në orët e para të mëngjesit
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion të përgjithshëm sa i takon situatës në rrugët e qyteteve që këtë mëngjes të diele janë "pushtuar" nga dëbora. Lajmi i mirë është se qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.
"Në rajonin Verior kryesisht në qarkun Kukës dhe pjesërisht në Diber ka pasur reshje bore gjatë natës. Në segmentin Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ka pasur reshje dëbore, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës
Në segmentin Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje të dobëta dëbore, rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht. Në të gjitha akset kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur të akseve. Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset", njofton ARRSH.
Edhe zona e Bulqizës është mbuluar nga dëbora mëngjesin e kësaj të diele.
Nga fotot dhe videot e siguruara nga Report Tv duket se edhe rrugët janë të ngrira, por nuk ka shkaktuar bllokim të trafikut.
Për reshjet e dëborës në pjesën veriore të vendit, shtabi i emergjencave në Kukës civile bën me dije se situata është nën kontroll dhe nuk ka pasur problematika.
Ajo bën me dije se reshjet kanë përfshirë Kukësin, Tropojën, Hasin e Shishtavecin. Në Shishtavec dëbora ka arritur në 10 cm, ndërsa në Tropojë dhe në Valbonë ka arritur në 15 cm.
Në bashkinë Has 5 cm ndërsa në Qaf Prush dëbora ka arritur në 13 cm. Gjithashtu shtabi i emergjencave njofton se të gjitha rrugët nacionale në qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme normalisht.
Firmat kontraktore që kanë në performancë rrugët nacionale të Qarkut Kukës kanë punuar gjatë gjithë natës për mbajtjen në gatishmëri të tyre.
Rrugët rurale janë të kalueshme normalisht. Nga bashkitë po punohet me kapacitetet teknike e njerëzore për mbajtjen në gatishmëri të tyre.
Nga raportimet, qarku i Kukësit ka probleme në rrejtin e furnizimit me energji elektrike të disa fshatrave, Zahrisht, Golaj, Fajza, Vlahen.
ULNI PUSETAT 10 CM NEN NIVELIN E ASFALTIT DHE MBANI PASTER GRILAT E PUSETAVE QE TE THITHIN UJIN,,NDRYSHE DO PERMBYTENI NE BALTE SA HERE QE BIE NJE SHI I VOGEL...
Përgjigju