Saalbach, Austri - Skiatorja Lara Colturi është renditur e shtata në Kampionatin Botëror të Skive Alpine që po zhvillohet në Saalbach të Austrisë. Italo-shqiptarja garoi në disiplinën e Sllallomit Gjigant dhe e mbylli provën e parë në vendin e nëntë me kohën 1:12.92, paçka se është e përfshirë nga një virozë dhe në garë u fut me temperaturë.
Në provën e dytë Colturi e mbylli për 1:13.29, pra më vonë se në tentativën e parë (vendi dhjetë). Me kohën e përgjithshme 2:26.21, Colturi në fund mundi të renditej në pozitën e shtatë.
Debutimi i saj i parë në këtë nivel të Skive ishte më shumë se i pranueshëm, duke parë edhe vështirësinë e kësaj disipline. Në garë ishin 109 sportiste dhe për të kuptuar vështirësinë e pistës dhe disiplinës, vlen të përmendet se pretendentet për të fituar garën, Sofia Goggia dhe Marta Bassino nuk e mbyllën provën e parë.
Kjo garë u fitua nga italiania Fedrica Brignone, ndjekur në podium nga Alice Robinson e Zelandës së Re dhe amerikania Paula Moltzan.
Rezultati i Lara Colturit
Kujtojmë se Kampionati Botëror i Skive Alpine mbahet në Saalbach nga 4-16 shkurt dhe Shqipëria përfaqësohet me sportistët Lara Colturi dhe Denni Xhepa. Sportisti kuqezi garon të premte (nesër), ndërsa Lara del sërish në pistë të shtunën.
Lara Colturi, Austria, World Cup Ski - Position 7 on the world pic.twitter.com/1OsDu7keNO
— News video (@Newsvideo13) February 13, 2025
Komente
