Dedan Gjoni dhe 2 prej të arrestuarve në Policinë e Durrësit kur u bë plani për vrasjen e 'Akilit' kreut të bandës së drogës në Holandë

22 Dhjetor 2023, 14:01| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 14:08

  • Share

1703248803_45445454.jpg

Foto: Xhevdet Plaku dhe Dedan Gjoni

Prokuroria e Posaçme SPAK zbulon se plani për të vrarë të konsideruarin kapo i grupit të drogës, Xhevdet Plaku, apo siç njihej ndryshe me nofkën Akili ishte planifikuar të realizohej më 17 shtator 2019 në Durrës.

Sipas SPAK Dedan Gjoni, Rexhep Rapi, Algert Rapi dhe Dejvi Gjermeni kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer një vrasjen

Më 16 dhjetori SPAK i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj Dedan Gjoni, Rexhep Rapi dhe Dejvi Gjermeni të cilët në atë kohë kanë qenë punonjës policie në policinë e Durrësit.

Katër ditë më pas, 20 dhjetor GJKKO  ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për ta për akuzën “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Plaku kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Më 22 dhjetor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ekzekoi masat e sigurimit personal “arrest ne burg”, për të hetuarit Rexhep Rapi, Algert Rapi dhe Dejvi Gjermeni

Dejvi Gjermeni është arrestuar më 22 dhjetor 2023 në Limburg të Holandës  si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet e Mbretërisë së Holandës dhe Interpol.

Njoftimi i SPAK 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.19/2022, i cili është regjistruar në bazë të informacioneve të përcjella nga autoritetet e drejtësisë së Mbretërisë së Holandës.

Nga veprimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se, shtetasit R.R., D.GJ., A. R. në bashkëpunim me shtetasin D.D. (punonjës policie) kanë konsumuar faktin penal të sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer një vrasje, në dëm të shtetasit Xh. P., ngjarje e planifikuar të realizohej më datë 17.09.2019, në Durrës.

Në datën 16.12.2023, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masave të sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj shtetasve nën hetim R.R., D.GJ., D.D. (punonjës policie në atë kohë në DVP Durrës) dhe A.R.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.138 me datë 20.12.2023 ka vendosur:

Caktimin e masave të sigurimit personal të karakterit  shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj të hetuarve R.R, D.GJ, D.D. dhe A.R, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P., kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në 22.12.2023, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg”, për të hetuarit R.R., A.R., dhe D.GJ. Gjithashtu në datën 22.12.2023 është arrestuar në Limburg, Holandë edhe shtetasi nën hetim D.GJ. Arrestimi i D.GJ. u bë si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet e Mbretërisë së Holandës dhe Interpol.

Falenderojmë Policinë e Shtetit për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimit të gjykatës.

Falenderim të veçantë për agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Holandës për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal.

 


Lajmi kryesor:

Ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni i përfshirë në një tjetër tentativë vrasje, plan me të ‘fortin e Durrësit’ për t’i bërë atentat ‘Akilit’! 4 të arrestuar


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?