Sarandë- Ujësjellësi i Sarandës ka njoftuar sot (15 gusht) banorët se një defekt teknik është shfaqur në saraçineskën kryesore të depos së ujit që furnizon qytetin.
Si pasojë, disa zona të qytetit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë me intensitet për riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit.
“Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin,” thuhet në njoftimin zyrtar të ujësjellësit.
Komento
Komente

Shume per te qeshur ky njoftim sepse zona pereth stadiumit dhe me gjere ka 10 dite pa uje dhe nuk e can njeri b*then, ngelen botet private lart e posht duke transportuar uje vetem per hotelet, kurse familjareve nuk i pergjigjet njeri, kerkojm te bejme turizem pastaj
Përgjigju