Sarandë- Ujësjellësi i Sarandës ka njoftuar sot (15 gusht) banorët se një defekt teknik është shfaqur në saraçineskën kryesore të depos së ujit që furnizon qytetin.
Si pasojë, disa zona të qytetit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë me intensitet për riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit.
“Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin,” thuhet në njoftimin zyrtar të ujësjellësit.
Komento
Komente
