Kronikë

‘Defender 21’, nis nga Durrësi stërvitja më e madhe ushtarake! Gjenerali Wolters dhe Kim: SHBA, krah Shqipërisë gjithmonë! Rama: Të ngjisim marrëdhëniet në pikën më të lartë

4 Maj 2021, 09:22| Përditesimi: 5 Maj 2021, 07:32

  • Share

Ka nisur zyrtarisht ditën e sotme nga Porti i Durrësit stërvitja ‘Defender Europe 21’ më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe.

Ceremonia e nisjes së kësaj stërvitjeje ka bërë bashkë kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta të cilët kohëve të fundit kanë pasur jo pak përplasje në distancë. E pranishme ka qenë dhe ambasadorja Yuri Kim e cila ka tha se SHBA nuk do t'i harrojë kurrë sakrificat e shqiptarëve në luftë krah për krah amerikanëve dhe se do të qëndrojë krah Shqipërisë gjithmonë. Ndërsa kryeministri Rama tha se marrëdhëniet tona me SHBA  janë të shkëlqyera por kjo stërvitje do të shërbejë për ti ngjitur në pikën më të lartë.

Stërvitja do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë. Ajo do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.

Manovrat Defender-Europe këtë vit kanë përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.

Report Tv më herët ka siguruar dokumentin ku është i detajuar plani stërvitor nën komandën amerikane pjesë e së cilës do të jenë 3100 trupa të NATO-s dhe 960 ushtarë shqiptarë. Kjo stërvitje është e ndarë në tre faza të koduara ‘Astral Knight’ prej datës 13 maj deri më 21 maj. Faza e dytë e koduar 'Saber Guardian' prej datave 16 maj deri më 10 qershor si dhe 'Immediate Response' prej datës 17 maj deri më 2 qershor 2021. “Defender Europe 2021” është konsideruar jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake. 

 

Ora 12:56
Rama i dhuron një suvenir dhe një karikaturë, gjenerali amerikan i jep një medalje! Kryeministri: Do ia jap Zahos

 

Kryeministri Edi Rama së bashku me gjeneralin amerikan T.D.Wolters kanë bërë një udhëtim me anijen ushtarake të Rojes Bregdetare shqiptare. Rama i dhuroi një suvenir dhe një karikaturë, teksa gjenerali amerikan i dha një medalje, për të cilin kryeministri tha se do ia jepte djalit të tij, Zahos. 

" Nisja e stërvitjes “Defender Europe 21”. Në anijen ushtarake të Rojes Bregdetare shqiptare me gjeneralin amerikan T.D.Ëolters, Komandanti Suprem i Aleancës së Atlantikut të Veriut, e me miq të tjerë", shkruan Rama.

Ora 11:06
'Defender 21', Basha: Të jetë kjo stërvitje mesazh për despotët e Ballkanit! NATO aleancë së pari politike dhe pastaj ushtarake

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Selia blu ku dha një prononcim për mediat, foli edhe për stërvitjen e NATO-s 'Defender Europe 21'.

Basha tha se NATO pikë së pari është një aleancë politike me në qendër demokracinë dhe pastaj ushtarake.

"Së pari dua të falënderoj nga zemra forcat pjesëmarrëse të NATO, në veçanti ato të SHBA-vë në një stërvitje historike, 'Defender Europe 21'. Shpreh krenarinë legjitime që PD, qeverisja jonë dhe unë në rolin tim si ministër i jashtëm mundësuam anëtarësimin në aleancën më të madhe politike dhe ushtarake të botës, NATO-n.  Do t'i tregojë të gjithë rivalëve potencialë të aleancës të Atlantikut të Veriut se aleanca është e gatshme të përballet me çdo agresion sepse vlerat  mbi të cilat në bashkohemi janë të pacenueshme si liria, demokracia, respektimi i kufijve dhe integritetit territoriale në veçanti atë të Kosovës.  Le të jetë ky një paralajmërim për despotët e Ballkanit. NATO nuk është një aleancë ushtarako-politike por politiko-ushtarake në bazë të cilin qëndron respektimi ligjit dhe demokracia e zgjedhjet e lira", tha Basha, duke cekur në mënyrë të tërthortë edhe lajmet e fundit që flasin për ndryshime të kufijve në Ballkan.

Ora 10:20
Ilir Meta: Shqipëria do ta justifikojë deri në fund këtë besim të madh nga NATO

 

Në aktivitetin e zhvilluar sot në Durrës për stërvitjen 'Defender 2021', Presidenti Ilir Meta tha se Shqipëria do ta plotësojë deri në fund këtë besim të madh të dhënë nga aleatët.

"I është besuar kjo përgjegjësi madhore vendit tonë, besim që vendi ynë dhe forcat tona të armatosura do ta justifikojnë të plotë. NATO-ja është aleanca më e madhe  e lirë në botë. Rreth 1000 trupat tona do të jenë aktive në këtë stërvitje.

Si President dhe Komandant i Forcave të Armatosura jam i bindur se do të respektohen të gjithë rregullat që lidhen me sigurinë e trupave dhe mbarëvajtjen e kësaj stërvitje.  Miqësia e fortë e 2 kombeve tona është shumë më e hershme sesa ekzistenca e shtetit shqiptar", ka thënë ndër të tjera Meta.

Ora 10:13
‘Defender 21’, Rama: Nder të kemi kaq yje të mbledhur në këtë vend të vogël! Stërvitja e rëndësishme në ngjitjen e marrëdhënieve me SHBA në pikën më të lartë

 

Nga ceremonia e nisjes së stërvitjes më të madhe “Defender Europe 21” kryeministri Edi Rama tha se kjo stërvitje është një tjetër pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë me SHBA.

Ndërsa theksoi se i mirëpresim me krenari dhe respekt miqtë dhe partnerët tanë amerikanë,  Rama shtoi se do të vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krah për krah me SHBA. Edhe kjo stërvitje sipas tij do të jetë një pikë e rëndësishme.

Në fund Rama dha edhe një mesazh të gjithë rajonit dhe kujtdo tjetër që ka nevojë për përgjigje për qëndrimin e vendit tonë krah SHBA.

“Është një lumturi e veçantë që të kemi mes nesh Ëolters. Ju falënderoj për fjalët që i drejtuat sot popullit shqiptar dhe për vlerësi min që i cbëtë përpjekjes tonë deri më këtu krenare dhe të suksesshme kundër pandemisë.

Është kënaqësi dhe nder për ne të kemi kaqë shumë uyje të mbledhura këtu në këtë vend të vogël dhe kam bindjen se kjo stërvitje është shumë më tepër sesa një moment i rëndësishëm i të gjithë punës së përbashkët në funksion të rritjes dhe demonstrimit të kapaciteteve tona.

Kjo stërvitje është edhe një tjetër pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë. Ne vazhfdimisht i vlerëosjmë këto marrëdhënie të shkëlqyera por fakti është se ato mund të jenë gjithmonë edhe më të shlëqyera falë një ndërveprimi  reciprok.

Gjenerata jonë u rrit me idenë se ju sduheshit lënë të shkelnit në këtë vend, dhe ne u brumosëm me bindjen se jeni  e keqja më e madhe që mund ti ndodhë Shqipërisë dhe të gjithë botës. Për gjeneratën tonë është një mrekulli e madhe që e ka ndarë jetën mes dy botëve, asaj të errët dhe të kësaj bote ku mirëpresim me krenari dhe respekt miqtë dhe partnerët tanë amerikanë.

Dua të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri edhe juve do tju ndodhë ajo që u ndodh  të gjithëve që u ndodh kur vijnë në Shqipëri që do të doni të riktheheni përsëri. Vendi jonë nuk është një vend i rekomanduar për shak të stereotipeve, por kush vjen dëshiron të kthehet përsëri.

E fundit, besoj se ajo çka të gjithë duhet të mbajmë parasysh është detyrimi për ti përcjellë gjeneratave të tjera këtë amanet kaq të rëndësiëhëm për të ardhmen e vendit tonë. A,manetin e kësaj marrëdhënie strategjike për lirinë dhe demokracinë jo vetëm të Shqipërisë por të mbarë kësaj bote, duke u investuar të bëjmë më shumë për brezin e ri dhe ti japim brezit të ri mundësinë që të mund të edukohet me vlerat parimet dhe standardet shumë të larta të forcave të Natos. Është moment historik. Dëshirojmë të jemi të të denjë dhe më të vye brenda kësaj aleance.

Ti japim mesazh të gjithë rajonit dhe kujtdo që ka nvojë për përgjigje për qëndrimin tonë në krah të SHBa dhe të gjithë vendeve të tjera që kanë vendosur që për lirinë dhe demokracinë të paguajë çdo çmim”, tha Rama.

Ora 10:06
Yuri Kim: Në Shqipëri më shumë aktivitete se çdo vend tjetër në rajon, kjo nuk është rastësi! Nuk i harrojmë sakrificat tuaja

 

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, në fjalën e saj të rastit në ceremoninë e nisjes së stërvitjes 'Defender Europe 21', tha se SHBA nuk do t'i harrojë kurrë sakrificat e shqiptarëve në luftë krah për krah amerikanëve.

"Dua t'i uroj mirëseardhjen gjeneralëve, 3 gjeneralë amerikanë 4 yje mblidhne në të njëjtën kohë në të njëjtin vend. Prania juaj konfirmon që roli i Shqipërisë në aleancë vetëm rritet. Shqipëria është pritëse e më shumë aktiviteteve se çdo vend tjetër në rajon. Kjo nuk është rastëve. Shqiptarët kanë luftuar përkrah nesh krah për krah. Ne kurrë nuk do t'i harrojmë sakrificat tuaja. E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t'ju kemi në aleancë.  Përgëzojmë vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi. Ju kurrë nuk keni hezituar për të ndihmuar. Na keni përsëritur gjithmonë dhe na keni treguar potencialin taktik dhe strategjik në Shqipëri. Kjo stërvitje është historike. Jemi gjithmonë krah për krah jush, tani, nesër e përgjithmonë", tha Kim.

Ora 09:57
'Defender Europe 21'/ Peleshi: Kjo stërvitje mesazh për forcat rivale të vlerave tonë të përbashkëta

 

Në fjalën e tij në ceremoninë "Defender Europe 21", ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi tha se kjo stërvitje është një mesazh për "rivalët" që ndajnë vlera të ndryshme nga ato që ka përqafuar Shqipëria dhe SHBA. Ai tha se mes të tjerave, kjo stërvitje shërben gjithashtu edhe si një konfirmim që Forcat e Armatosura Shqiptare janë në lartësinë e duhur me aleatët.

"Kjo stërvitje është shprehje e aleatëve për të qëndruar së bashku, FA si pjesë integrale e stërvitje kanë një mundësi të artë për të rikonfirmuar se janë në lartësinë e duhur. Dashuria e shqiptarëve për SHBA është e pakushtëzuar dhe ëndrra për t'u bërë pjesë e BE, kemi qenë në krah të aleatëve. Janë krenaria dhe dinjiteti i vendit tonë,  do të bëhet testimi dhe koordinimi i porteve, aeroporteve  me aleatët. Kjo stërvitje një mesazh për forcat rivale të vlerave tonë të përbashkëta, falenderojë SHBA që zgjodhën Shqipërinë për të përçuar këto mesazhe", tha Peleshi.

Ora 09:52
‘Defender Europe 21’, Tod Wolters: Pandemia s’duhet të kthehet në një krizë sigurie! Nga pranimi në NATO kemi një Shqipëri më e sigurtë

 

Gjenerali Tod Wolters, Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komandant Suprem i Aleatëve Europian të NATO-s në fjalën përshëndetëse në ceremoninë e nisjes së stërvitjes Defender Europe 21 tha se nga pranimi në NATO Shqipëria ka qemë më e sigurtë. Duke folur për stërvitjen ai theksoi se pandemia s’duhet të kthehet në një krizë sigurie.

“Dua të falenderoj gjithë këtë komb kaq të bekuar. Më lejoni tju shpreh ngushëllimet të gjithë ata që kanë humbur poersonat e dashur nga covid dhe tu falënderoj për vigjilencën e këtij kombi që kjo pandemi të mos mayterializohet në një krizë. Kemi një rrugë të gjatë përpara.

Dua të falënderoj edhe autoritetet ushtarake për këtë stërvitje ushtarake dhe ju e dini se sot kemi provën e asaj  që duhet të bëjmë, të përirësojmë të gjithë transparencën strategjike. Ne ndodhemi këtu sot dhe shohim bregdetin dhe duhet të kujtojmë se çfarë ndodhi gjatë luftës së dytë botërore. I gjithë pushtim i Normandidsë ligjistika në tokë dhe det, do ulemi të shohim se çfarë prove e vështirë është kjo.

Të dëshmojmë se kj ostërvitje dhe sicili prej nesh të jetë përgjegjës të reagojmë më mirë dhe ta përmbushim këtë test më së miri. Nga pranimi në Nato na ka dhënë një Shqipëri më të sigurt një pjesë perëndimore më të sigurtë. Ne përmirësohemi ditë pas dite dhe jemi më të fortë të gjithë së bashku”, tha ai.

Ora 09:46
Shefi i Shtabit të FA, Bajram Begaj: Së bashku përballemi me çdo kërcënim

 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Bajram Begaj, në fjalën e tij tha se kjo stërvitje dhe përzgjedhja e Shqipërisë vë në dukje rëndësinë e pozicionit tonë strategjik në një rajon të brishtë por edhe vlerësimin e rolit të vendit tonë.

"I uroj mirëseardhjen gjithë personelit amerikan këtu dhe i siguroj që mikpritja shqiptare nuk do t'i zhgënjejë. Shtëpia e shqiptarëve është e Zotit dhe e mikut.  Së bashku jemi të gatshëm të përballemi me çdo vështirësi", tha Begaj.

Ora 09:40
Pas përplasjeve në distancë, Rama dhe Meta bëhen bashkë në Durrës (FOTO)

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta janë bërë bashkë. Stërvitja "Defender Europe 21" i ka bërë bashkë 2 krerët e shtetit, të cilët kohëve të fundit kanë pasur jo pak përplasje në distancë. Megjithatë, edhe në këtë rast ato kanë mbajtur distancë. Në krah të kryeministrit Edi Rama qëndron ambasadorja amerikane Yuri Kim, teks anë krah të kreut të shtetit, qëndron kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

1620123449_defender12.jpeg

Komento

Komente

  • Ka lezet: 04/05/2021 19:41

    Ka lezet shefi shtabit doktor.sdi me mbajn armen.ska ber asnji kurs per drejtim.ska drejtuar as 1 tog ne jeten e vet.vk dmth. Respekte cunave ne stervitje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?