Në aktivitetin e zhvilluar sot në Durrës për stërvitjen 'Defender 2021', Presidenti Ilir Meta tha se Shqipëria do ta plotësojë deri në fund këtë besim të madh të dhënë nga aleatët.
"I është besuar kjo përgjegjësi madhore vendit tonë, besim që vendi ynë dhe forcat tona të armatosura do ta justifikojnë të plotë. NATO-ja është aleanca më e madhe e lirë në botë. Rreth 1000 trupat tona do të jenë aktive në këtë stërvitje.
Si President dhe Komandant i Forcave të Armatosura jam i bindur se do të respektohen të gjithë rregullat që lidhen me sigurinë e trupave dhe mbarëvajtjen e kësaj stërvitje. Miqësia e fortë e 2 kombeve tona është shumë më e hershme sesa ekzistenca e shtetit shqiptar", ka thënë ndër të tjera Meta.
Lajmi kryesor:
‘Defender 21’, nis nga Durrësi stërvitja më e madhe ushtarake! Gjenerali Wolters dhe Kim: SHBA, krah Shqipërisë gjithmonë! Rama: Të ngjisim marrëdhëniet në pikën më të lartë
K.T.//ReportTv.al