Deklarata e Belerit për helenizimin e Himarës, Rama: Është hedhur si kartë bixhozi nga ata që hiqen si patriotë të mëdhenj

10 Maj 2023, 18:36| Përditesimi: 10 Maj 2023, 19:33

  • Share

 

Duke folur për deklaratën e Fredi Belerit, kandidatit të Metës dhe Berishës që u shpreh se do të helenizojë Himarën, kryesocialisti Edi Rama tha se ky i fundit është shëmbëlltyrë e qarqeve nacionaliste greke. Ai tha se pavarësisht se Meta dhe Berisha e konsiderojnë veten si patriotë të mëdhenj, në të vetmin rast që patën ia dhanë mundësinë Belerit për të kandiduar në Himarë. Kjo sipas Ramës tregon se dyshja Meta-Berisha kanë qëllim vetëm marrjen peng të bashkive dhe jo punën për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Shikoni çfarë ndodh në Himarë, non-grata bashkë me Liken, këta patriot të mëdhenj që mbrojnë Kosovën nga unë. Këta patriotë që mbrojnë Ballkanin. Në mbrojtjen e Kosovësa ta nuk kanë asgjë në dorë dhe flasin vetëm brockulla. Në të vetmin rast që kishin dicka në dorë që mos t’i jepnin të drejtën atij drurit që ka dalë kandidat atje në Himarë dhe me papërgjegjshmërinë më të madhe, shëmbëlltyrë e skutave më të errëta të së kaluarës që nuk i gjen më në Greqi, që thotë do helenizojë Himarën.

Do vë në vend padrejtësitë e 60 vjetëve që nuk di si i numëron se është analfabet funksional. Sot na del ky fanspathi në Himarë i hedhur atje si kartë bixhozi i hedhur nga faqja më e zezë e Shqipërisë, Salike floriri. Në Himarë e kanë nxjerrë të gjithë thelbin e vetë që janë bërë bashkë jo për popullin dhe bashkitë ,por për hallin e tyre të madh me drejtësinë, me të kaluarën e tyre që tani e kanë të gjithën përpara”- u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Rama mbyll fushatën elektorale në Fier dhe Lushnjë: Mos votoni ata që janë të padëshirueshëm nga SHBA! Pas 14 majit i keni duke bërtitur ‘na grabitën zgjedhjet’


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?