Rama mbyll fushatën elektorale në Fier dhe Lushnjë: Mos votoni ata që janë të padëshirueshëm nga SHBA! Pas 14 majit i keni duke bërtitur ‘na grabitën zgjedhjet’

10 Maj 2023, 18:27| Përditesimi: 10 Maj 2023, 22:35

  • Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur sot takimin për mbylljen e fushatës në Fier dhe Lushnjë, ku ka kërkuar që qytetarët të votojnë Armando Subashin dhe Eriselda Sefën për një mandat tjetër në krye të këtyre bashkive. Teksa përsëriti sulmet ndaj Berishës dhe Metës dhe kandidatëve të tyre në bashkitë e vendit, Rama tha se në 14 maj qytetarët do të votojnë mes atyre që punojnë dhe atyre që kërkojnë të marrin peng bashkitë për interesa personalë.

“Këtu në Lushnjë si kudo tjetër, puna jonë flet më shumë se çfarë ka folur deri më sot. Ajo që ju prisni është jo tu themi sesa kemi bërë por të bëjmë akoma më shumë në 4 vitet e ardhshme me Eriseldën dhe gjithë popullin e Lushnjës. Dua të them edhe këtu diçka që e kam përsëritur gjatë gjithë këtyre ditëve. Në 14 maj vërtet do votohet për të zgjedhur njeriun që do jetë në krye të punëve, për tu shërbyer qytetarëve. Do votohet edhe për nderin e dinjitetin e këtij flamuri që e mbajmë në zemër. Në 14 maj, është një zgjedhje jo thjesht midis kandidatëve tanë dhe maskën e faqes së zezë të damkosur nga SHBA. Ajo që u ofrohet si alternativë është një turp i madh për Shqipërinë që sot gëzon mbështetjen më të madhe se kurrë më parë që ka pasur nga aleatët strategjikë. Jemi në një pozicion ku flamuri ynë kombëtar është më lart se kurrë më parë në arenën ndërkombëtare”-tha Rama.

Më tej kryesocialisti u shpreh i bindur se në 14 maj, fitorja do jetë e PS-së dhe shtoi se disa ditë më vonë kundërshtarët politikë do të nxjerrin alibitë e tyre për humbjen, duke nisur nga akuzat për vjedhje votash deri tek shitblerja e tyre. Ai tha se nëse opozita synon që në të ardhmen të fitojë zgjedhjet, duhet të heqë dorë nga alibitë e krijuara gjithmonë dhe të ofrojë atë që PS ofron për qytetarët.

"Mbajeni mend çfarë po u them, në 16 maj i keni duke bërtitur, na vodhën votat, na grabitën, narko shteti, kriminelët, i blenë. Sepse nuk kanë asnjë shans, strategjia e tyre është të kapen si i mbyturi që kërkon të të mbysë. Askush nga votuesit të mos bëhet fije bari ku ata të mund të kapen.

Nëse duan që një ditë të sfidojnë PS-në duke menduar gjithmonë fajin atyre që nuk e kanë, duke menduar se ne ua fitojmë zgjedhjet pa të drejtë, do vijojnë të humbasin keq dhe më keq. Iu siguroj që në 4 vitet e ardhshme do bëjmë më shumë punë se çfarë kemi bërë në gjithë këto vite të marra së bashku"- u shpreh kreu i PS.

Rama reagoi edhe për deklaratën e Fredi Belerit lidhur me helenizimin e Himarës, duke e konsideruar Belerin si 'kartë bixhozi' të Metës dhe Berishës të cilët sipas tij duan vetëm të marrin peng bashkitë dhe jo të sjellin zhvillim. Gjatë mbylljes së fushatës elektorale në qyteti ne Fierit, Rama tha se kjo bashki do t'i prijë fitores së Partisë Socialiste në 14 maj. 

Ora 20:15
Rama: Fieri do t’i prijë trenit të gjatë të fitores tonë nga veriu në jug! Jemi të vetmit që dimë të bëjmë ndryshimin

 

Kryesocialisti Edi Rama në mitingun përmbyllës në Fier u shpreh i bindur se kjo bashki do t’i paraprijë fitores së gjatë të Partisë Socialiste nga veriu në jug. Ai tha se kandidatët e PS-së janë të vetmit të cilët mund të bëjnë ndryshimin dhe të punojnë drejt së ardhmes.

“Nuk kemi asnjë minutë për të humbur me këta honxho bonxho, ne do ecim vetëm përpara. Fieri do t’i prijë sic i ka prirë gjithmonë trenit të gjatë të fitores tonë nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim. Ne jemi të vetmit që dimë të bëjmë ndryshimin. Nuk jemi më të mirët, nuk kemi rënë nga qielli, por jemi të vetmit që ia dimë punës. Ne jemi të vetmit që dimë si shkohet tek e ardhmja”-tha Rama.

Ora 18:36
Deklarata e Belerit për helenizimin e Himarës, Rama: Është hedhur si kartë bixhozi nga ata që hiqen si patriotë të mëdhenj

 

Duke folur për deklaratën e Fredi Belerit, kandidatit të Metës dhe Berishës që u shpreh se do të helenizojë Himarën, kryesocialisti Edi Rama tha se ky i fundit është shëmbëlltyrë e qarqeve nacionaliste greke. Ai tha se pavarësisht se Meta dhe Berisha e konsiderojnë veten si patriotë të mëdhenj, në të vetmin rast që patën ia dhanë mundësinë Belerit për të kandiduar në Himarë. Kjo sipas Ramës tregon se dyshja Meta-Berisha kanë qëllim vetëm marrjen peng të bashkive dhe jo punën për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Shikoni çfarë ndodh në Himarë, non-grata bashkë me Liken, këta patriot të mëdhenj që mbrojnë Kosovën nga unë. Këta patriotë që mbrojnë Ballkanin. Në mbrojtjen e Kosovësa ta nuk kanë asgjë në dorë dhe flasin vetëm brockulla. Në të vetmin rast që kishin dicka në dorë që mos t’i jepnin të drejtën atij drurit që ka dalë kandidat atje në Himarë dhe me papërgjegjshmërinë më të madhe, shëmbëlltyrë e skutave më të errëta të së kaluarës që nuk i gjen më në Greqi, që thotë do helenizojë Himarën.

Do vë në vend padrejtësitë e 60 vjetëve që nuk di si i numëron se është analfabet funksional. Sot na del ky fanspathi në Himarë i hedhur atje si kartë bixhozi i hedhur nga faqja më e zezë e Shqipërisë, Salike floriri. Në Himarë e kanë nxjerrë të gjithë thelbin e vetë që janë bërë bashkë jo për popullin dhe bashkitë ,por për hallin e tyre të madh me drejtësinë, me të kaluarën e tyre që tani e kanë të gjithën përpara”- u shpreh Rama.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Skelari Vlore: 11/05/2023 21:57

    Edi Rama i fiton zgjedhjet i vetem dhe perfitojne keta hienat qe ka posht ne baze.Administrata eshte shthurur drejtorat shefat jene bere arogante,do kete shume vota kundra vetem per inat te qelbesirave shushunja

    Përgjigju
  • Babuli Tanguli: 11/05/2023 07:27

    O Arbëror idjoti a di ti Shqip a kupton ti Shqip ? Fredi Beleri qen bir qeni 400 brezash është kandidati i vën nga spiuni i sërbit sali bajga e spiuni Ilir Metaj pra kta anti Shqiptar e kan vën kandidat ktë maskara. E për ktë e ka fain Edi Rama që maskarain Fredi Belerin e vën kto dy plerat e Shqipris. A e kupton ti se çfar debili je o Arbëror. E që e vë emrin Arbër.

    Përgjigju
  • Kaçi: 10/05/2023 19:32

    O Edi Rama po SPAKUN ku e ke pse se fusin në burg armikun e Shqipris Fredi Belerin ? Çfar bēn ti si kryeministër pse si mer prej veshi Dumanin m÷ dushmanët me shok e jo ti paguash me roga prallore kta nevojtore.

    Përgjigju
  • Arbëri: 10/05/2023 19:27

    Kjo është pjella yte o tradhtar o serborus fashist

    Përgjigju
  • Klea: 10/05/2023 19:08

    E meritoni voten e ketij populli

    Përgjigju
  • Kevi: 10/05/2023 19:06

    Le te votojme Eriselden me 14 maj

    Përgjigju
  • Olti: 10/05/2023 19:06

    Lushnjes i keni dhene shume zhvillim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?