Deklarata e kreu të PD Sali Berisha në Bruksel gjatë një samiti në PPE, nga ku e quajti vendin tonë si të vetmin narkoshtet në Europë, për deputetin e PS Petro Koçi, është qëndrim racist ndaj shqiptarëve.
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Koçi tha se deklarata e tij është e njëjtë sikur të ishte thënë nga një zëdhënës i presidentiti rus Vladimir Putin.
‘Mendoj se kjo e çon tek një qëndrim racist kundër shqiptarëve. Nëse i bashkohesh korit të atyre që e shohin shqiptarët si të keqen më të madhe kjo është tradhti ndaj vendit. Deklarata e tij ishin sikur ishte zëdhënës i Putinit. Dhe del ai dhe jep një alarm antishqiptar për të gjithë botën, sepse atje ka pasur prezencë të disa vendeve të ndryshme që janë pjesë e PPE’, tha ai.
Koçi ka komentuar edhe deklaratën e Sali Berishës për përfshirjen e bandave dhe karteleve në procesin zgjedhor.
‘Që ta quash procesin e zgjedhjeve të inkriminuar dhe të flasësh për banda dhe kartele kjo është e tmerrshme. S’jemi këtu në Kolumbi apo në vende të tjera, kjo është që të damkosësh Shqipërinë si të jesh armik i saj’, tha ai.
Teksa u ndal tek reforma në drejtësi, ai tha se PS ka qenë dhe do të vijoj që të mbështetës reformën në drejtësi dhe e institucionet SPAK dhe GJKKO.
‘Ne jemi një shoqëri ku korrupsioni është dukuri politike dhe sociale dhe nuk është çudi që të ketë element që janë të inkriminuar. Partitë politike nuk janë as gjykatë dhe as prokurori. Duhet që të bëjmë më shumë kujdes në sistemin përzgjedhës. Partia Socialiste ka treguar se është një nga garante e fortë të reformës në drejtësi të SPAK dhe të GJKKO edhe kur e ka pësuar vet, ka mbështetur funksionin e atyre institucioneve’, tha ai.
Ai nuk do të jetë më deputet në Kuvend në shtator, por tha se Partia Socialiste duhet t’i përgjigjet fitores së fundit zgjedhore me modesti dhe përulësi.
Sipas Koçit, edhe kryeministri Rama ka ndryshuar disa herë përbërjen e qeverisë, shumë drejtorë në qarqe e bashki kanë mbetur të pandryshuar dhe sipas tij aty nevojitet ndërhyrje.
‘PS këtij votëbesimi duhet që ti përgjigjet me modesti dhe përulësi. Unë nuk mendoj se ka arrogancë tek PS pas kësaj fitore. Mendoj se problemi i arrogancës nuk është tek superstruktura është poshtë, tek drejtorët e ndryshëm që në shumë raste kanë mbetur të njëjtë. Rama e ka ndryshuar qeverinë shumë herë dhe drejtorët në qarqe dhe në nivele bashkish janë të njëjtë dhe këtu duhet që të ndërhyrë për të bërë ndryshimin’, tha ai.
Komente

Propozoj qe Berishes ti hiqet pashapprta Shqiptare. Prderisa jemi kaq keq, nuk meriton te rrij ne kere vend
Përgjigju