Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç në një konferencë të përbashkët për media në Beograd me kreun e ushtrisë, Milan Mojsilloviç, duke folur për provat që prezantoi policia e Kosovës lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Veri nuk ka ngurruar të bëjë deklaratë të fortë.
“Nëse ushtria e Serbisë merr një urdhër të tillë nga presidenti i Republikës si komandant suprem, që njësitë e saj të hyjnë në territorin e Kosovës, ushtria e Serbisë një detyrë të tillë do ta ekzekutojë në mënyrë efikase, profesionale dhe të suksesshme”, është shprehur ministri serb.
Ai më tej ka pretenduar se deri më tani asnjëherë ushtria e Serbisë nuk e ka shkelur marrëveshjen e Kumanovës dhe se e ka respektuar Rezolutën 1244 të OKB-së.
Lajmi kryesor:
Sulmi në veri/ DASH: S'e kemi verifikuar ende nëse ushtria serbe u tërhoq nga kufiri! PE pritet të miratojë rezolutë për raportet Kosovë-Serbi
B.K/ReportTv.al