Fredi Beleri dhe Edi Rama

Deklarata e Ramës për Belerin, reagon PBDNJ: Kryeministri po polarizon klimën zgjedhore, kërkojmë prani të madhe të vëzhguesve në Himarë

11 Maj 2023, 07:56| Përditesimi: 11 Maj 2023, 08:01

  • Share

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut i ka konsideruar deklaratat e Kryeminsitrit Edi Rama për kandidatin e Bashkisë së Himarës Fredi Beleri si polarizim ekstrem të klimës parazgjedhore në këtë bashki.  Përmes një deklarata PBDNJ thotë se bëhet fjalë për një retorikë agresive, ndaj edhe kërkohet prani më intensive e misionit vëzhgues ndërkombëtar për shmangien e fenomeneve të proceseve të kaluara zgjedhore.

“Kryeministri i vendit z. Edi Rama në turin e tij të fundjavës së kaluar si edhe në daljet e tij në mjetet e informimit publik recidon në pozicione të rrezikshme për proceset demokratike dhe në veçanti për sigurimin e klimës së nevojshme për realizimin e zgjedhjeve të pushtetit vendor. Duke marr parasysh rrethanat e posaçme dhe përvojën e zgjedhjeve të kaluara në veçanti i referohemi implikimit të tij me retorikë ektreme dhe shtrembërime të rrezikshme të realitetit përsa i përket kandidatit tonë në Bashkinë e Himarës. Nevoja për të mbuluar ineficencën, që vetë e pohon, të autoriteteve vendore dhe politikave diskriminuese të qeverisë së tij për zonën, kumton përsëri direkt ose tërthorazi çështje me ngarkesë nacionaliste dhe raciste. Analoge ishin sjelljet e tij përsa i përket alternativave tona politiko-elektorale edhe në Gjirokastër e Sarandë”, thuhet në deklaratën e PBDNJ?

Partia e drejtuar nga Vangjel Dule, në aleancë me koalicionin Berisha-Meta, thotë në deklaratën e saj për mediat se i bën thirrje për vetëpërmbajtje Kryeministrit, ndërkaq që i kërkojnë mediat për të shmangur atë që e quajnë “amplifikimin e retorikës që nxit qëndrime irracionale”.

“Do të jetë e trishtueshme që pas aq përpjekjeve për të realizuar një proces zgjedhor të gjithëpranuar, duke u shërbyer interesave okulte të Kryeministrit dhe rrethit të tij, të kemi pranim të heshtur të imponimit të regjimit ndaj vullnetit të qytetarëve. Faktori ndërkombëtar – OSBE/ODIHR, SHBA dhe BE posaçërisht – ftohen të mbajnë shënim devijimin e rrezikshëm që tentohet nga Qeveria për të kaluar në terrenin e ballafaqimit pseudopatriotik në vend të ballafaqimit të alternativave. Kërkojmë me këmbëngulje prani permanente në qendrat e votimit dhe KZAZ të Bashkisë Himarë dhe gjatë gjithë fazave të procesit për të shmangur përsëritjen e fenomeve të tjetërsimit total të vulletit të sovranit si në të shkuarën. Retorika dhe në veçanti shtrembërimi i vullnetshëm i realitetit në përgjegjësi të Kryeministrit janë ogur dhe motivim për të implementuar skenar manipulimi me çfarëdo mjeti dhe mënyre të krimit elektoral në favor të kandidatëve të pushtetit”, përfundon deklarata e Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e drejtuar nga Vangjel Dule.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj kandidatit të koalicionit Berisha-Meta në Himarë, Fredi Beleri, i cili tha gjatë një interviste për mediat greke se do të helenizojë Himarën e do të hapë shkolla greke atje. Në një intervistë televizive, kryeministri Rama tha se ai është një analfabet dhe se ka kohë që flet maskarallëqe të cilat s’kanë lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-greke. Sipas Ramës ai po i bën një ofendim të madh Republikës së Shqipërisë, ndërsa shtoi se kërkon të ndezë zjarrin në Himarë dhe se pishtarin ja dha Berisha me Metën.

Ndërkohë që në një takim elektoral, kryesocialisti Edi Rama tha se Fredi Beleri është shëmbëlltyrë e qarqeve nacionaliste greke. Ai tha se pavarësisht se Meta dhe Berisha e konsiderojnë veten si patriotë të mëdhenj, në të vetmin rast që patën ia dhanë mundësinë Belerit për të kandiduar në Himarë. Kjo sipas Ramës tregon se dyshja Meta-Berisha kanë qëllim vetëm marrjen peng të bashkive dhe jo punën për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/05/2023 03:46

    Asnje reagim per deklaratat e Belerit nga Dule-partia,vetem per kryeministrin?! Sa per verzhgues,dyshoj se Greqia do te kembengule te dergoje //verzhguesit// e saj ne Himare,megjithese nuk ja vlen,jo vetem se aty kane mbetur vetem pleq,por dhe ata pleq qe votojne,do te shkojne si dele te urta ne votime.Duhet justifikuar ai /ceku special/ qe marrin.

    Përgjigju
  • Linda: 11/05/2023 15:59

    Reagimi i kesaj partie eshte shume i gabuar eshte reagim sipas interesave vetjake dhe miqesore.Jemi shume te zote per te mbrojtur trojet tone dhe te drejtat njerezore dhe pa keta qe si mendojn fjalet para se ti thone.

    Përgjigju
  • Eni: 11/05/2023 13:22

    Kto e kane mendjen vetem te flasin budalliqe

    Përgjigju
  • goni: 11/05/2023 12:05

    o jorgoooo ca thuaaaa mojjjjjjjjjjjjjj

    Përgjigju
  • Deni: 11/05/2023 09:46

    po kto partite skane ca bejne dhe sulmojne ramen

    Përgjigju
  • Elisa: 11/05/2023 09:44

    kto partite e tjera skane ca bejne dhe sulmojne ramen

    Përgjigju
  • titi: 11/05/2023 09:34

    nuk ka nevoj per te treguar pune se ne himar jan bere investime te papara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?