Sali Berisha dhe ambasada e SHBA

Politikë

Deklaratat dhe sulmet e Berishës, reagon SHBA: Qëndrimi ynë i qartë, e luftojmë me të gjitha instrumentet korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë

5 Gusht 2021, 15:05| Përditesimi: 5 Gusht 2021, 15:38

  • Share

Pas deklaratave të forta të Berishës ka ardhur edhe reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambasada amerikane në Tiranë ka thënë se do ta luftojë me të gjitha forcat korrupsionin.

"Midis urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë", ka thënë ambasada në reagimin e saj.

Përmes një konference për shtyp sot, ish-Kryeministri Sali Berisha e sulmoi hapur ambasadoren Kim për qëndrimet e saj kundër tij.

Berisha nuk la vend për interpretim kur tha se do të jetë në shtator në Parlament si deputet i PD-së dhe për këtë nuk ka asnjë forcë që e ndal. Berisha e akuzoi ambasadoren e SHBA se po sillet si Guvernatore në Tiranë dhe se ajo duhet të kërkojë ndjesë publikisht për deklaratën kur i kujtoi demokratëve shprehjen e vjetër 'edhe bar do hamë'.

Kujtojmë se përmes një deklarate të drejpërdrejtë jashtë Selisë së PD, ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë e tha qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën e shpallur ‘Non Grata’ në parlament në muajin shtator. Ky mesazh i qartë iu dha Bashës sy më sy nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në takim që zhvilluan për rreth një orë e gjysmë në selinë blu. Diplomatja amerikane i ka kërkuar Lulzim Bashës që të distancohet nga Sali Berisha dhe këtë mesazh ndonëse e artikuloi në gjuhën angleze, e ka thënë në mënyrën më 'shqiptarçe', duke iu referuar një shprehje të periudhës së komunizmit. “Një parti nuk mund të 'hajë bar' për hir të një deputeti”, tha sot Kim, referuar shprehjes së thënë në komunizëm “edhe bar do hamë dhe nuk do i përkulemi armikut”. 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dulja: 06/08/2021 04:09

    diten kure Berisha te hy ne burge te shpallet feste kombetare ,ky eshte komunisti i fundit

    Përgjigju
    • Dule imoniku: 06/08/2021 14:05

      Amin bre!

  • Tiku: 05/08/2021 17:54

    Ky paska rrjedhur! Dmth i ka ardhur fundi! Kujt i kerkon llogari ti,o pis Burre. Me Amerikanet do merresh o legen. Mase te q..n ne byth o legen o plehere. Mase te erdhi fundi..

    Përgjigju
    • Gazbytha: 06/08/2021 14:06

      Sevap per Berishen nese ja bejne ne b..,

  • Kelmendit: 05/08/2021 17:50

    Nora militantja me pare e ka radhen ,anti shqiptari dhe krimineli Berisha pastaj do vij radha te tjerevr

    Përgjigju
  • Nora: 05/08/2021 15:29

    Po korrupsionin e kesja qeverie pse se lufton kjo?

    Përgjigju
    • Radha: 09/08/2021 11:05

      Me radhe te fillojne nga vrasesit pastaj te te korruptuarit.

  • goliku: 05/08/2021 14:19

    KOMUNISTET NUK DOREZOHEN.... SALI ENVER JEMI GATI KURDOHER... FAJIN KRYESOR QE KOMUNISTI BERISHA ESHTE NE KRYE TE PD E KA AMBASADORI IDJOT RAERSON....

    Përgjigju
  • LORA: 05/08/2021 14:10

    Reagimi i Ambasades Amerikane ne Tirane, fort i qarte dhe i respektueshem; ne dobi te Popullit Shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?