Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ledion Krisafi komenton në Report Tv sulmin e ashpër të Richard Grenell ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’, Krisafi thotë se këto deklarata nuk janë një lajm i mirë për Kosovën dhe aq më tepër për Kurtin në rast se fiton zgjedhjet më 9 shkurt. Sipas tij, është një sinjal që Kurti do ta ketë më shumë të vështirë me administratën Trump.
"Këto deklarata nuk janë një lajm i mirë për Kosovën dhe nuk janë një lajm i mirë për Albin Kurtin nëse fiton zgjedhjet në vazhdim. Do të thotë se do ta ketë më shumë të vështirë me administratën Trump se sa me administratën Biden. Nëse me administratën Biden, Albin Kurti mund të dilte kundër politikave të SHBA-ve, këto deklarata tregojnë se nuk do ta ketë të lehtë me administratën Trump, nëse do të ketë të bëjë drejtpërdrejtë me Richard Grenell", shprehet ai.
Lajmi kryesor:
Lëvizjet e Trump/ Krisafi: USAID, tashmë ‘luftë’ mes Rubios dhe Musk! GDP e SHBA dhe BE ulet me 0.6% nëse republikani i rrit tarifat Unionit! BE po krijon një 'NATO' pa Uashingtonin
SI.E./I.M/ReportTv.al