Bota

Lëvizjet e Trump/ Krisafi: USAID, tashmë ‘luftë’ mes Rubios dhe Musk! GDP e SHBA dhe BE ulet me 0.6% nëse republikani i rrit tarifat Unionit! BE po krijon një 'NATO' pa Uashingtonin

3 Shkurt, 22:06| Përditesimi: 3 Shkurt, 22:28

  • Share

Në vetëm 2 javë nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump ka ndërmarrë veprime të shumta të cilat duket se rrezikojnë ekuilibrat gjeopolitikë dhe sfumimin e unitetit të Perëndimit.

Për një analizë më të detajuar të situatës, Ledion Krisafi, ekspert për marëdhëniet ndërkombëtare, ishte i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv.       

Polemikat lidhur me USAID-in, Krisafi i polarizoi si një “luftë” të kthyer mes Sekretarit Amerikan të Shtetit – i cili ka marrë drejtimin e agjencisë  - dhe Elon Musk, i cili kërkon me ngulm mbylljen e saj.

“Fakti që Marco Rubio ka marrë drejtimin e USAID-it tregon që kemi një përplasje mes këtyre dy palëve në administratën amerikane dhe do të ishte shumë interesonte të shikonim cila prej palëve do të triumfonte në fund. A është vërtetë Elon Musk aq i fuqishëm dhe a ka aq shumë ndikim aq të drejt përdrejtë ndaj presidentit Trump sa të triumfojë ndaj këtij konflikti që është duke ndodhur me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubion, për çështjen e USAID-it. Të mbyllësh USAID-in tërësisht nuk duket një veprim i zgjuar sepse USAID është një mënyrë se si shteti amerikan ndikon në vende të ndryshme”,- tha Krisafi.

Eksperti i cilësoi si të palogjikshme tarifat e larta doganore që Trump po vendos ndaj vendeve aleate. Ai theksoi se nëse presidenti republikan vendos tarifa të larta edhe ndaj BE, GDP e dy superfuqive do të pësonte rënie deri me 0.6%.

“Kjo luftë që po bën nuk ka shumë llogjikë. Mund të vendosësh tarifa ndaj vendeve rivale si Kina, por të vendosësh tarifa ndaj vendeve aleate nuk ka kuptim. Ai ka një fiksim të çuditshëm me balancat tregtare”,-tha Krisafi.

“Do rriten çmimet brenda shteteve të Bashkuara. Duhet kujtuar se një ndër arsyet pse fitoi Donald Trump ishte se do ulte inflacionin. Nëse vendos tarifa ndaj Bashkimit Europian, si ekonomia e SHBA si ekonomia e BE do të humbasin një përqindje të caktuar, 0.5-0.6 % të GDP-së së tyre vjetore. Është një llogjikë ekonimike që nuk ka shumë sens”,- theksoi ai.

Krisafi e cilësoi si të tepruar hipotezën se NATO rrezikon shpërbërjen për shkak të Trump.

“Shkrirja e NATO-s është pak e tepruar mendoj. Kam qenë në një takim në Bruksel dy muaj para se të zgjidhej Donald Trump për çështjen e NATO-s dhe i pranishëm në takim ka qenë zv.sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe tha: NATO po përgatitet për mundësinë e Trump si president. Çfarë do lloj gjëje të bëjë Trumpi, pjesa tjetër e NATO-s do të vazhdojë si më përpara. Problemi i NATO-s është shumica e buxhetit jepet nga SHBA-të. Evropa po përpiqet të krijojë një NATO që ta shmangë Trumpin në Uashington”,- theksoi eksperti.

Ora 22:27
Deklaratat e Grenell, Krisafi: Kurti do ta ketë shumë të vështirë me Trump nëse fiton zgjedhjet

 

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ledion Krisafi komenton në Report Tv sulmin e ashpër të  Richard Grenell ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’, Krisafi thotë se këto deklarata nuk janë një lajm i mirë për Kosovën dhe aq më tepër për Kurtin në rast se fiton zgjedhjet më 9 shkurt. Sipas tij, është një sinjal që Kurti do ta ketë më shumë të vështirë me administratën Trump.

"Këto deklarata nuk janë një lajm i mirë për Kosovën dhe nuk janë një lajm i mirë për Albin Kurtin nëse fiton zgjedhjet në vazhdim. Do të thotë se do ta ketë më shumë të vështirë me administratën Trump se sa me administratën Biden. Nëse me administratën Biden, Albin Kurti mund të dilte kundër politikave të SHBA-ve, këto deklarata tregojnë se nuk do ta ketë të lehtë me administratën Trump, nëse do të ketë të bëjë drejtpërdrejtë me Richard Grenell", shprehet ai. 

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 04/02/2025 07:39

    Perendimoret nuk duan ta njohin historine te Kosoves dhe kritikojne Albin Kurtin ,por e verteta eshte ndryshe Greneli paguhet nga Serbia dhe Evropa e ndjek ate e shiqoni ku Serbia shperblehet nga perendimi edhe se ata nuk terhiqen nga Rusia ata nuk e denojne por e mbrojne,pra Amerikanet duhet ta blejne Kosoven e jo Grunllanden pra Kosova kure nuk dote behet nji shtet sovran derisa Fashistet mbeten ne fuqi ne Evrope .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?