TIRANË - Politologia Magbule Shkodra foli në Report Tv lidhur me deklarata e Richard Grenell se Albin Kurti nuk është një partner i besueshëm për SHBA-të. Për Nertil Agalliun në 'Sot Live në Shqipëri', ajo shprehet se qëndrimet e Kurtit kanë dëmtuar raportet me SHBA-në, pasi shpesh ka vepruar pa koordinim me Uashingtonin.
'Porosia e Grenell që publikoi në X, ata që e njohin politikën duhet ta marrin seriozisht dhe të kenë kujdes me përgjigjen që japin. Raportet e Kurtit jo vetëm tani por edhe në Trump tani, edhe deklarata e Konjufca që bëri kritika ndaj administratës Obama dhe Biden, Grenell i tha duhej ti kish bërë më parë. Grenell tregoi se Kurti nuk konsiderohet një njeri i besueshëm për SHBA, ka lënduar raportet. SHBA nuk i kanë kundërshtuar veprimet e Kurtit, por kritikë ka qenë moskoordinimi me SHBA. Zoti Kurti i ka bërë pa koordinim. Forca e KFOR dhe ushtarët amerikanë dhe sigurojnë integritetin territorial. Kjo çka tha Grenell është për t’u shqetësuar. Disa këtu po mundohen ta relativizojnë. Është zyrtar i lartë i Trump. Trump ka besim te Grenell.'
Shkodra shton se deklaratat e Grenell duhen marrë seriozisht, pasi Kosova nuk e ka luksin të humbasë një partner si SHBA-të.
'Do doja që të gjithë këtu ti marrin seriozisht këto deklarata dhe të mendohen mirë si do votojnë më 9 shkurt. Kosova nuk ka luks të prish marrëdhënien me SHBA. Ka zëra nga VV që të mos servilosemi. Ti lënë mënjanë këto broçkulla, është me fat që të mbështet Amerika. Kosova ka 4 vjet qeverisje të Kurtit, dhe për herë të parë kemi një qeveri që po e mbaron mandatin të plotë dhe nuk bën asgjë dhe as njohje. Diplomacia në pikën më të dobët. Edhe raportet me fqinjët nuk janë si do duhej të ishin. Të gjitha këto përpjekje janë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, Kurti duhej të kishte marrëdhënie më bashkëpunuese me SHBA.'
Më tej ajo paralajmëroi se pezullimi i ndihmës nga USAID për 90 ditë mund të jetë një sinjal shqetësues për të ardhmen.
'USAID ka qenë aktivë dhe ka ndihmuar në rule of laë, në mirëqenie dhe ka qenë e zhvilluar. Nga ajo që kam biseduar, është bërë pezullim prej 90 ditësh. Kam frikë se mund të vijë deri tek ajo që USAID të zvogëlojë aktivitetin e vet. Kosova ka qenë përfituese e shumë projekteve.'
Moj Magbule,po Grenelli tha ashtu se ka interesa biznesi ne Kosove dhe me ballkanasit amerikanet sillen ashtu se e dine qe ka budallenj qe nuk bejne dallimin mes deklaratave per interesa ekonomike e atyre politike.Kur gomari fluturon thote amerikani,tipa si keto e pranojne qe fluturon, vetem se e tha amerikani.
PërgjigjuPo çfarë Politologe kjo ej... Në krye të listës së vjedhjeve është kjo......me bërryla për ndonjë pozitë....!
PërgjigjuMagbule ha fasule!
PërgjigjuE dimë që e doni ta shfrytëzoni , por kini tê bëni me një emër që nuk shet liri, dhe që vet vendos, ashtu sikurse ju në vendin tuaj.
Përgjigju