Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërise tha se porti i Durrësit do të jetë de facto i Kosovës. Kjo ka sjellë reagimin e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili thotë se kjo është përpjekje për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”.
Mediet serbe shkruajnë se Vulin ka thënë se “shqiptarët mund të bashkohen dhe mund të marrin territoret e njerëzve të tjerë, ndërsa serbët nuk mund të bashkohen as në tokën e tyre.
Kështu që përsëritet gënjeshtra se Shqipëria e Madhe është një Shqipëri e natyrshme dhe serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen”.
Vulin thotë se “Shqipëria e Madhe” është lajm i “një katastrofe të madhe, prishjes dhe shkatërrimit të shteteve dhe kombeve në Ballkan”, ndersa ka bere thirrje per bashkim institucional.
“Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan”, tha ai.
Po ashtu ministri serb ka theksuar se Bashkimi Europian, “si çdoherë deri më tani, do të qëndrojë i heshtur ndaj kësaj deklarate dhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim”.
Mediat serbe kanë komentuar mbledhjen e qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës që u mbajt ditën e sotme në Tiranë.
Për deklaratën e kryeministrit Rama ka reaguar edhe gazeta serbe “Blic.rs“, se cila shkruan se Edi Rama ka provokuar përsëri, pasi ka thënë se porti i Durrësit do të jetë porti i Kosovës. Sipas tyre synimi është heqja e kufijve mes dy vendeve fqinje.
Ajo gjithashtu shkruan se delegacioni i Prishtinës u mirëprit në Shqipëri me nderimet më të mëdha, por ai nuk përfshiu ministrat nga lista serbe, Goran Raki? dhe Dalibor Jevti?.
Lajmi kryesor: