Gazment Bardhi

Politikë

Deklaratat e Ramës për kontrollin e territorit, reagon Bardhi: Nga satelitët fantazëm tek dronët luftarakë, i njëjti mashtrim si në 2022

21 Korrik, 18:25| Përditesimi: 21 Korrik, 18:28

  • Share

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e sotme të Kryeministrit Edi Rama për kontrollin me dronë të territorit për të shmangur ndërtimet pa leje.

Bardhi sjell në vëmendje përmes një video deklaratat e ngjashme të Edi Ramës në vitin 2022 ku deklaronte se kontrolli i territorit do të behet përmes dy satelitëve në kohë reale.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Edi Rama dje dhe sot, nga satelitët fantazëm tek dronët luftarakë!

Ajo që nuk ndryshon prej 12 vitesh është epoka e mashtrimit të shqiptarëve nga Edi Rama. I njëjti mashtrim në 2022, i njëjti mashtrim edhe sot. Ndryshon vetëm “mjeti”: nga satelitët kemi kaluar tek dronët!

E gjitha për të justifikuar aferën e radhës, para të taksapaguesve që jepen për qokë personale dhe që nuk shërbejnë për asgjë! E vërteta e kontrollit të territorit është që njerëzve u shkelet syri para zgjedhjeve për t’u marrë votën, pastaj shpërthejnë “muçërit” dhe u marrin shpirtin dhe kursimet e jetës.

Për pasojë paligjshmëria nuk buron nga njerëzit. Një qeveri që u shkel syrin njerëzve për të shkelur pak ligjin në këmbim të votës nuk e zgjidh problemin as me satelitë fantazëm, as me dronë imagjinarë. Problemi është vetë Edi Rama!

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • joti: 22/07/2025 10:41

    Dëgjoheni këtë kryetarin e BQve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?