Impulsin për të nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në vend e mori nga takimet që ka mbajtur me qytetarët gjatë fushatës elektorale dhe nga ankesat e qytetarëve. Kryeministri Edi Rama, teksa iu rikthye rubrikës “Sy m’sy”, u shpreh se gjatë kohës së fushatës, në Tiranë shkeli në shumë zona që s’i kishte parë prej kohësh, ku kishte vënë re dy gjëra: Ndryshimin e madh të kryeqytetit, por gjithashtu edhe zaptimin e hapësirave publike.
Rama tha se synimi është që të krijohet një balancë mes interesit të qytetarëve për ta pasur hapësirat publike të lira dhe nevojës së bizneseve për shërbim jashtë. 70% për qytetarët, dhe 30% për bizneset tha Rama. Ai theksoi se procesi i çlirimit të hapësirave publike do të mbështetet edhe me kontrollet me dron. Bëri me dije se do të nisë puna për monitorimin teknologjik, jo vetëm të rrugëve, por edhe të shkollave dhe hapësirave publike në përgjithësi.
“Do ndjekim gjithçka ndodh në territor përmes dronëve dhe informacioni të marrë nga dronët, gjë që do të bëjë që puna e inspektorëve dhe syve në terren të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë. Kjo do na çojë në nivel tjetër dhe do jemi shumë më të sigurt për mos prapakthimin e asnjë progresi në këtë drejtim”, tha Rama.
Kryeministri u ndal edhe te aksioni ndaj Bankers Petroleum, që çoi në arrestimin e CEO-s, ish-drejtorit dhe disa punonjësve, teksa përgëzoi punën e Prokurorisë. Rama vuri në dukje se kontrata e këtij koncesioni është bërë para se të vinte në pushtet dhe se i kompania detyrohet shtetit 240 milionë euro. Kërkoi nga Prokuroria që ‘t'i nxjerrë ujin e zi’.
“Ne kemi fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 mln euro. Shyqyr që ka ardhur dita që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast i heq kapelën përkatëse që ka bërë këtë investigim dhe uroj ti nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje, ku realisht ka pasur shumë problematika dhe që është akoma sot e gjithë ditën, kostoja e një koncesioni të dhënë para se unë të merrja detyrën.”, tha Rama.
Komentoi tërthorazi edhe arrestimin e Erion Veliajt, teksa tha se “Tiranës i mungon drejtimi...por kjo është një histori tjetër”, duke nënkuptuar se do të flasë një ditë tjetër.
Sa i përket dorëheqjeve të drejtorëve të bashkisë, Rama tha se ishte i nevojshëm. Ai tha se u detyrua që të ndërhynte pasi kishte vënë re gjëra që nuk shkonin dhe, sipas tij, kërkonin një shtytje nga lart. U ndal te rasti i Vlorës, teksa tha se në këto ditë aksion, janë bërë shumë ndryshime, që kryeministri thotë se nuk kishin nevojë për buxhet shtesë, por për më shumë vëmendje nga ana e drejtuesve të kësaj bashkie.
“Unë u detyrova të ndërhyj duke parë disa gjëra që kishin nevojë për shtytje të fortë nga lart. A duhet të ishin bërë pa nevojën e kësaj ndërhyrjeje, një shoqëri demokratike e konsoliduar ku secili e di se ku e ka kufirin. Nuk fillon gjëra nga inspektori apo kontrollori por nga secili që di se ku ka kufirin. Më Pas inspektori dhe kontrollori janë aty për të kontrolluar dhe siguruar që ai kufi të ruhet në funksion të asaj shumice që atë kufi e respekton.”, tha Rama.
Hodhi poshtë aludimet se në Theth do të ndërtohen resorte apo hotele të mëdha, duke shtuar se janë thjesht fantazi e njerëzve me 'kënd të ngushtë shikimi'.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve sot në “Sy m’Sy”, ku njëri prej tyre e akuzoi kreun e qeverisë se aksioni për prishjen e ndërtimeve në Theth ishte me qëllimin që oligarkët të ndërtojnë resorte dhe hotele.
Rama thotë se nuk do të ketë as resorte dhe as hotele të mëdha, duke theksuar se kjo nuk është gjë tjetër veçse fantazi e njerëzve me kënd të ngushtë shikimi.
“Nëse është prona e dikujt, kushdo që do të investojë duhet të merret vesh me atë. Në Theth e kundërta është e vërtetë. S’do të ketë zhvillime, pas atij pastrimi të madh veçse në raste specifike të lidhura me ata që jetojnë aty. Nuk është Thethi vendi për resorte turistike, hotele të mëdha, histori të tilla që janë pjesë e fantazisë së njerëzve me kënd të ngushtë shikimi”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se procesi i çlirimit të hapësirave publike do të mbështetet gjithnjë e më shumë në teknologji, duke shmangur kthimin pas në zaptimin e territorit nga subjektet private.
Gjatë rubrikës “Sy m’SY”, Rama njoftoi se ka nisur puna për monitorimin teknologjik të rrugëve me kontrollin e trafikut, por do të shtrihet edhe te shkollat dhe hapësirat publike, duke theksuar se s’ka kthim pas në zaptimin e territorit.
"Ka nevojë për organizim të mëtejshëm. Nuk është çështje inspektorësh, por është çështje e vendosjes në një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë. Jemi afër në këtë aspekt. Ndërkohë, që kemi nisur punën me monitorimin teknologjik të rrugëve, kemi prezantuar qendrën e monitorimit të trafikut. Kemi pjesë të këtij plani pune edhe monitorimin e shkollave, por jemi në një proces për të nisur edhe monitorimin teknologjik, të strukturuar, të territorit. Do ndjekim gjithçka ndodh në territor përmes dronëve dhe informacioni të marrë nga dronët, gjë që do të bëjë që puna e inspektorëve dhe syve në terren të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë. Kjo do na çojë në nivel tjetër dhe do jemi shumë më të sigurt për mos prapakthimin e asnjë progresi në këtë drejtim”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj ndjekësve të tij në rubrikën ‘Sy m’sy’ për shqetësimet që kishin, duke u shprehur i sigurt se nuk ka kthim pas nga aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje, që e quajti edhe Rilindja Urbane 2.0.
Kurse pyetjeve ironizuese që ndjekësit i bënin, ai iu përgjigj me batutën se ishin me PD-në dhe ndaj ishin në opozitë.
“Ndaj jeni në opozitë, se jeni me këtë mendje”, ironizoi kryeministri.
Rama foli edhe për problematikën për rrugën Shkodër-Lezhë, prokurim që është anuluar disa herë.
“E kemi shpjeguar dhe rishpjeguar, është proces, i kemi të gjitha gati, por na duhet transparencë, na duhet një partner i besueshëm, ndaj procesi është anuluar dy herë, në mos tre herë, sapo të kemi kontratën e lidhur do fillojmë edhe këtë segment, Shkodër-Lezhë”, tha kreu i qeverisë.
Ai shpjegoi përsëri edhe arsyen e këtij aksioni për lirimin e hapësirave publike, teksa mori si referencë një prej pyetjeve për zonën kaotike të Astirit në Tiranë.
“Kam qenë edhe në Astir, e di edhe çështjen e shkollës. Por të jeni të sigurt se çështjes së hapësirave publike nuk do i ndahem. Por edhe riurbanizimit, rilindjes së tij, Rilindja Urbane 2.0. Kemi 60 arkitektë që po merren në të gjithë vendin, lokalë dhe në Tiranë, për territoret urbane në zonën e komuniteteve, e kjo gjë do të ndodhi edhe në Tiranë, hap pas hapi. Tirana ka nevojë për kulturë urbane, nivel tjetër estetike shërbimesh, sepse ky është momenti që mund ta humbasim edhe titullin si lider tëturizmit në Ballkan, ndaj është edhe momenti për të transformuar shërbimet nga uji, territori, siguria ushqimore, urbanizimi. Janë piketa që do jenë kyçe për mandatin e katërt dhe që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, tha se dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë e vendit ishin të domosdoshme. Ai përmendi rastin e Vlorës, teksa tha se në pak ditë aksioni në territor, ka shumë ndryshime. Dhe këto ndryshime, thotë Rama, nuk vijnë nga buxheti shtesë, por thjesht nga vëmendja e shtuar ndaj problematikave.
“Të mos i fusim të gjithë në një thes dhe të mos ngatërrojmë të njohim me të thatin. Dorëheqjet e drejtorëve nga strukturat e bashkive kryesore janë domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tjetër bashkive, për të shkundur mekanizmat e topitur të disa bashkive, dhe për të adresuar problematika që nuk lidhen me buxhete të mëdha por me vëmendje të madhe dhe përkushtim të madh. Vlora është rasti tipik, çfarë ndryshimi po ndodh në një kohë të shkurtër, dhe nuk është ndryshim me buxhet shtesë por me vëmendje shtesë, dhe ku është hapur një proces për të ftuar djem dhe vajza të reja, që duan t’i shërbejnë Vlorës dhe të aplikojnë për të qenë drejtuesit e rinj të bashkisë Vlorë asnjëri nga ata që drejtuan për vite s’ka pse të qëndrojnë aty dhe ka të tjerë që mendojnë se duhet ta kenë këtë mundësi, kudo në të gjitha bashkitë e mëdha të vendit, ku ka burime njerëzore që janë të pashfrytëzuara.”, theksoi Rama.
Kreu i qeverisë adresoi edhe kritikat, pasi tha se u desh që të ndërhynte pasi vuri re që shumë gjëra që nuk shkonin dhe ishte enevojshme për një ‘shtytje nga lart’.
“Të gjitha qeveritë në historinë e njerëzimit janë krijuar për të bërë punën dhe jo një vezë të kuqe, dhe qeveritë dallojnë te mënyra se si e bëjnë punën, edhe drejtuesit, edhe liderët. Jo sesa vezë të kuqe bëjnë. Kjo nuk është çështje mburrjeve. Por diskutimi, sqarimi e reflektimi. E dyta, e përsëris. Unë u detyrova të ndërhyj duke parë disa gjëra që kishin nevojë për shtytje të fortë nga lart. A duhet të ishin bërë pa nevojën e kësaj ndërhyrjeje, një shoqëri demokratike e konsoliduar ku secili e di se ku e ka kufirin. Nuk fillon gjëra nga inspektori apo kontrollori por nga secili që di se ku ka kufirin. Më Pas inspektori dhe kontrollori janë aty për të kontrolluar dhe siguruar që ai kufi të ruhet në funksion të asaj shumice që atë kufi e respekton.”, tha Rama.
Kryeministri Rama foli sot edhe për teorinë e dëmtimit të turizmit, duke e mohuar dhe këmbënguli se ka ardhur koha që t’i jepet fund epokës për ndërtimet pa leje dhe që të lirohen hapësirat publike.
Madje ai ishte edhe kundër dëmshpërblimit për bizneset që ndërtojnë pa leje, teksa theksoi se transformimi i administratës publike është një nga pikat kryesore të negociatave për anëtarësimin e BE-së.
Dhe reformat e deritanishme nga qeveria e PS, sipas Ramës, e kanë çuar vendin aktualisht te këto negociata, shumë pranë BE-së.
“Komentet tipike të hedhjes së pallavrave, sepse nëse ka një gjë që ne kemi bërë, është se kemi shmangur pikërisht shmangien e një ushtrie socialiste të shtetit. Natyrshëm me të gjitha metat e veta, boshllëqet e veta, por nuk do ishim sot në kushtet e negocimit me BE, ku një nga pikat është transformimi i administratës publike. Akoma sot në vitin 2025, ku ndërtohet pa leje. Unë dhe ne jemi për të menduar këtu për 99% të shqiptarëve që nuk ndërtojnë pa leje dhe që kërkojnë fundin e fenomenit për ata që ndërtojnë pa leje”, tha kryeministri.
Kryeministri Edi Rama komenton evazionin fiskal në Bankers. Rama thotë se shyqyr që erdhi dita që Prokuroria të bëjë investigim në mënyrë të pavraur dhe u heq kapelën. Rama kujton edhe Arbitrazhin që ka fituar qeveria me Bankers, duke thënë se kompania i detyrohet 240 mln euro.
"Se di a je njeri me këtë identitet apo maskë e dikujt tjetër. Ne kemi fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 mln euro. Shyqyr që ka ardhur dita që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast i heq kapelën përkatëse që ka bërë këtë invetsigim dhe uroj ti nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje, ku realisht ka pasur shumë problematika dhe që është akoma sot e gjithë ditën, kostoja e një koncesioni të dhënë poara se unë të merrja detyrën. Koncesionet që kemi dhënë, nuk do ti lija pa i ribërë, janë në shërbim të popullit shqiptar po koncesionet që kemi trashëguar janë ç’janë, ato janë vrima të zeza. Pavarësisht se në ndonjë rast ka pasur edhe ndonjë gjë që s’ka shkuar, por koncesionet që kemi bërë ne kanë bërë të mundur rrugën e Arbrit pa asnjë kosto, zero për qytetarët, pastrimin e qyteteve tona pa asnjë kosto, krahasuar se çfarë ndodh me kostot e pastrimit dhe trajtimit të mbtejeve në vendet e tjera, ne e kemi nën 30 euro. Në vendet e tjera nuk nis pa 100 euro për ton. Kemi bërë të mundur sterilizimin e instrumenteve mjekësorë në spitale, rënien drastike të infeksioneve post respiratorë, pavarësisht se çfarë thuhet. Të gjitha këto pa kosto, pa fatura për publikun. Kur dikush shkon në spital dhe hyn në operacion, apo bën analizë nuk paguan, zero. Ndërkohë që dikur ishte ndryshe. Nuk kam asnjë problem, sa i përket Bankersit, apo kush e ka bërë Bankersin, dhe çfarëdolloj emri që mudn të gjesh nëpër rrugët historike të ekonomisë Shqipërisë dhe kush i ka vënë emra apo kush ka lidhje me ato emra", tha Rama.
Në rikthimin në “Sy m’sy”, operacioni për çlirimin e hapësirave publike, ishte kryefjala e komunikimit të Kryeministrit Rama me ndjekësit. Dëmshpërblime për prishjen e ndërtimeve pa leje, paralajmëron se nuk do të ketë, ndërsa gjen rastin të shigjetojë ish-rivalin e tij Lulzim Bashën, duke i drejtuar thirrje që të dilte se kishte humbur dhe nuk po e ndiqte më.
Ai “shigjetoi” Bashën, i cili që pas zgjedhjeve të 11 majit nuk ka dalë më në publik, duke ia vënë në dukje këtë fakt dhe e ironizoi me matematikën.
“Për një rast tjetër specifik, çështjen e dëmshpërblimeve për ndërtimet pa leje. Kur të vij Luli në pushtet le ta bëjë, ka shumë të tjerë para Lulit për dëmshpërblim. Sa të jem unë kjo nuk do të ndodhë.
More Lul ku je mor artist, u bë shumë kohë që s’të shoh. S’më ndoqe që s’më ndoqe, mbete atje, te 7 herë 7!”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Sy m’Sy’ tha se Tiranës i mungon prej kohësh drejtimi, por kjo është një histori tjetër dhe se do ta diskutojnë një ditë tjetër. Rama u ndal më pas tek aksioni për lirimin e hapësirave publike duke thënë se kanë zbritur në terren deputetët sipas zonave, për të qëndruar afër qytetarëve dhe për të evidentuar problematikat.
“Tiranës i mungon drejtimi dhe kjo është një histori tjetër, për një ditë tjetër. Ka qenë nga të katër anët e kryeqytetit e qartë kërkesa numër 1 e komunitetit, na çlironi hapësirat publike. Ka lloj-lloj qasjesh, dhe unë duhet ta prekja në një pikë që e shoh të rishfaqet shpesh. Pse gjithmonë kështu? Nuk është gjithmonë kështu. Ka një problematikë me territorin, por është ku e ku në krahasim me çka qenë më parë. Ka ende për të bërë, por jo se gjërat janë në pikën ku ishin më parë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë duhet krijuar një vijë e padukshme që 70% e hapësirave publike të jenë për qytetarët dhe 30% për bizneset. Ai theksoi gjithashtu se shpreson që pushteti vendor u ka marrë bizneseve taksat për zaptimin e këtyre hapësirave deri më tani.
“Nuk do të shkojmë në ekstreme të kësaj natyre dhe do të arrijmë të krijojmë një vijë të padukshme por të pranuar nga të gjithë ku 70%, parimisht, se mund të jetë 65%, 80%, 70% e trotuarit të jetë e lirë për njerëzit dhe 30% për karriget e shërbimin jashtë. Si të gjitha vendet mesdhetare është komplet e natyrshme që të shërbehet edhe jashtë. Por nga ana tjetër, ajo që është e shëmtuar është që këto shërbime të kthehen në zaptime, presion dhe pamundësi për komunitetin për të pasur pjesën e vet normale të jetës. Sa i përket teorisë të turistëve është teori kot, që nuk ka vlerë.
Kush ishte qeveria që e lejoi këtë zaptim? Nuk është qeveria që merret me karriget dhe tavolinat. Jemi në kushtet e një mobilizimi për t’u dhënë një përgjigje shteruese shqetësimit të qytëetarëve të panumërt në qytete të mëdha, të vënë re gjatë fushatës, për asfiksimin e hapësirave publike si pasojë e karrigeve, çadrave, barrikadave. Nga ana tjetër, u morën taksat. Shpresoj të jenë marrë taksat për çdo metër katror zaptuar. Do të ishte gjysma e së keqes, që të paktën të ketë përfituar pushteti vendor të gjitha ato tarifa që burojnë nga çdo tavolinë.”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama shpjegoi sot pikën e parë të diskutimit, arsyen pse iu rikthye rubrikës së tij “Sy m’sy”, për të cilën kishte marrë pauzë që prej zgjedhjeve.
Madje ironisë së një ndjekësi se kishte frikë të bënte daljet përballë tyre gjatë fushatës, Rama shpjegoi se ishte e kundërta, sepse i duhej të shkelte territorin vetë në zona të ndryshme në vend, por kryesisht në Tiranë, ku drejtoi edhe fushatën për PS-në.
Ai tha se pa shumë zona që s’i kishte shkelur prej kohësh, ku u vu re ndryshimi i rëndësishëm, por edhe problematika e hapësirave publike. Shqetësimi i qytetarëve, sipas tij, ishte edhe shkak i aksionit që ka ndërmarrë.
Fjala e Ramës për hapësirat dhe Tiranën:
“Po e nis aty ku kapen një pjesë e kritikëve pse tani, po e nis me Ksenofonin që thotë pse tani dhe jo atëherë, në zgedhje. Në këto zgjedhje isha pjesë e skuadrës së Tiranës në këto zgjedhje, për herë të parë, ndryshe nga zgjedhjet e tjera. Dhe kam pasur një seri të gjatëe takimesh në Tiranë, kam mundur të shoh e kaloj territore të ndryshme të Tiranës që s’i kisha parë prej kohësh.
Dhe kam vënë re dy gjëra që më kanë bërë përshtypje, e para ndryshimet e mëdha të rëndësishme që ka pësuar Tirana, që në kohët e mëparshme ishin shumë larg parametrave edhe më të thjeshtë të urbanizimit dhe negative, të një ekspasioni, të kufijve, të hapësirave publike, që e kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur edhe nga qytetartë eTiranës. Kjo ishte edhe baza e një shqetësimi.
Siç e keni vënë re, pak ditë pas atij rezultati që ishte i jashtëzakonshëm, rekord absolut, që vjen me përgjegjësi shumë të madhe, na bëri të kthehemi në territore, se çfarë shqetësime ka komuniteti, në ato që kemi dëgjuar pak. Kështu që deputetët e PS kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme në terren, në Tiranë, Vlorë, ku kam qeë edhe vetë, Durrës, për t’u ritakuar me komunitetin.
Në kushtet që kemi pasur në Tiranë një situatë jo të zakonshme praktikisht, pasi i mungon drejtimi jo për një kohë të shkurtër, për më tepër për një kryeqytet”.
Komente

PO CTARE NA DUHET KONTROLLI PER TE NA I FUTUR EDHE NEPER SHTEPI KOMUNIST
PërgjigjuTe kane zgjedh me i sherby popullit, jo me i varferu me teper. Po vazhdove keshtu nuk e mbyll kete mandat, po i mjeri ky popull qe ka nje opozite te skaduar, e ska nje alternative te duhur.
Përgjigju