Politikë

VIDEO/ Rama e ka ndjerë ‘mungesën’ e Bashës: More Lul, ku je o artist! U bë shumë kohë që s’të shoh, s’po më ndjek më, mbete te 7x7

21 Korrik, 08:56| Përditesimi: 21 Korrik, 16:33

  • Share

Në rikthimin në “Sy m’sy”, operacioni për çlirimin e hapësirave publike, ishte kryefjala e komunikimit të Kryeministrit Rama me ndjekësit.  Dëmshpërblime për prishjen e ndërtimeve pa leje, paralajmëron se nuk do të ketë, ndërsa gjen rastin të shigjetojë ish-rivalin e tij Lulzim Bashën, duke i drejtuar thirrje që të dilte se kishte humbur dhe nuk po e ndiqte më.

Ai “shigjetoi” Bashën, i cili që pas zgjedhjeve të 11 majit nuk ka dalë më në publik, duke ia vënë në dukje këtë fakt dhe e ironizoi me matematikën.

“Për një rast tjetër specifik, çështjen e dëmshpërblimeve për ndërtimet pa leje. Kur të vij Luli në pushtet le ta bëjë, ka shumë të tjerë para Lulit për dëmshpërblim. Sa të jem unë kjo nuk do të ndodhë.

More Lul ku je mor artist, u bë shumë kohë që s’të shoh. S’më ndoqe që s’më ndoqe, mbete atje, te 7 herë 7!”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Aksioni për hapësirat publike, Rama: Kontroll territorit me dron! Bankers? Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi, na detyrohen 240 mln euro


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?