Politikë

Rama në ‘Sy m’sy’ shpjegon pse u rikthye me rubrikën: Shkela shumë territore të Tiranës, ndryshim i rëndësishëm, por edhe shqetësime për hapësirat (VIDEO)

21 Korrik, 08:42| Përditesimi: 21 Korrik, 09:36

  • Share

Kryeministri Edi Rama shpjegoi sot pikën e parë të diskutimit, arsyen pse iu rikthye rubrikës së tij “Sy m’sy”, për të cilën kishte marrë pauzë që prej zgjedhjeve.

Madje ironisë së një ndjekësi se kishte frikë të bënte daljet përballë tyre gjatë fushatës, Rama shpjegoi se ishte e kundërta, sepse i duhej të shkelte territorin vetë në zona të ndryshme në vend, por kryesisht në Tiranë, ku drejtoi edhe fushatën për PS-në.

Ai tha se pa shumë zona që s’i kishte shkelur prej kohësh, ku u vu re ndryshimi i rëndësishëm, por edhe problematika e hapësirave publike. Shqetësimi i qytetarëve, sipas tij, ishte edhe shkak i aksionit që ka ndërmarrë.

Fjala e Ramës për hapësirat dhe Tiranën:

“Po e nis aty ku kapen një pjesë e kritikëve pse tani, po e nis me Ksenofonin që thotë pse tani dhe jo atëherë, në zgedhje. Në këto zgjedhje isha pjesë e skuadrës së Tiranës në këto zgjedhje, për herë të parë, ndryshe nga zgjedhjet e tjera. Dhe kam pasur një seri të gjatëe takimesh në Tiranë, kam mundur të shoh e kaloj territore të ndryshme të Tiranës që s’i kisha parë prej kohësh.

Dhe kam vënë re dy gjëra që më kanë bërë përshtypje, e para ndryshimet e mëdha të rëndësishme që ka pësuar Tirana, që në kohët e mëparshme ishin shumë larg parametrave edhe më të thjeshtë të urbanizimit dhe negative, të një ekspasioni, të kufijve, të hapësirave publike, që e kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur edhe nga qytetartë eTiranës. Kjo ishte edhe baza e një shqetësimi.

Siç e keni vënë re, pak ditë pas atij rezultati që ishte i jashtëzakonshëm, rekord absolut, që vjen me përgjegjësi shumë të madhe, na bëri të kthehemi në territore, se çfarë shqetësime ka komuniteti, në ato që kemi dëgjuar pak. Kështu që deputetët e PS kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme në terren, në Tiranë, Vlorë, ku kam qeë edhe vetë, Durrës, për t’u ritakuar me komunitetin.

Në kushtet që kemi pasur në Tiranë një situatë jo të zakonshme praktikisht, pasi i mungon drejtimi jo për një kohë të shkurtër, për më tepër për një kryeqytet”.


Lajmi kryesor:

Aksioni për hapësirat publike, Rama: Kontroll territorit me dron! Bankers? Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi, na detyrohen 240 mln euro


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?