Politikë

VIDEO/ ‘Tiranës i mungon drejtimi prej kohësh’, Rama: Kjo është histori për një ditë tjetër....

21 Korrik, 08:55| Përditesimi: 21 Korrik, 10:19

  • Share

Kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Sy m’Sy’ tha se Tiranës i mungon prej kohësh drejtimi, por kjo është një histori tjetër dhe se do ta diskutojnë një ditë tjetër. Rama u ndal më pas tek aksioni për lirimin e hapësirave publike duke thënë se kanë zbritur në terren deputetët sipas zonave, për të qëndruar afër qytetarëve dhe për të evidentuar problematikat.

“Tiranës i mungon drejtimi dhe kjo është një histori tjetër, për një ditë tjetër. Ka qenë nga të katër anët e kryeqytetit e qartë kërkesa numër 1  e komunitetit, na çlironi hapësirat publike. Ka lloj-lloj qasjesh, dhe unë duhet ta prekja në një pikë që e shoh të rishfaqet shpesh. Pse gjithmonë kështu? Nuk është gjithmonë kështu. Ka një problematikë me territorin, por është ku e ku në krahasim me çka qenë më parë. Ka ende për të bërë, por jo se gjërat janë në pikën ku ishin më parë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Aksioni për hapësirat publike, Rama: Kontroll territorit me dron! Bankers? Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi, na detyrohen 240 mln euro


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?