Gazment Bardhi thotë se Presidenti Bajram Begaj duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës që i takon dhe se sipas tij të mos i fryjë përçarjes dhe akteve që e vendosin institucionin e presidentit përballë deputetëve të opozitës.
I bëj thirrje presidentit të ngrihet në lartësinë e detyrës. Unë e kuptoj që presidenti është zgjedhur me votat e mazhorancës mirëpo ky aspekt ka kaluar dhe tani duhet të sillet në lartësinë e postit dhe jo si vartës i kryeministrit. Është garant i kushtetutës. Nuk duhet ti fyejë përçarjes dhe akteve që e vendosin institucionin e presidentit përballë deputetëve të opozitës. Akti i sotëm i dha fund shansit që ne i kemi dhënë presidentit.
Lajmi kryesor:
Begaj dekreton ligjin për Komisionet Hetimore, refuzon opozitën: Kishte qëllim bllokimin jo konsensusin
SI.E.//ReportTv.al