Prokuroria e Përgjithshme, sektori i dekriminalizimit ka dërguar më 2 nëntor 2023 vendimin për miratimin e rezultateve të verifikimit për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Ndërkohë më 4 prill 2023 KQZ administroi kërkesën e koalicionit Bashkë Fitojmë me anë të së cilës kërkohet verifikimi i pastërtisë së figurës pasi sipas indicieve rezultonte I dënuar në shtetin grek. Kërkesa e KQZ u protokollua në prokurori më 24 prill të këtij muaji.
Në aktet e administruara dhe konkretisht referuar vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë/Gjykata Penale me Nië Anëtar, me Nr. 3286/23-6-1999 rezulton se:
Në prani të të pandehurve ...14) Hajdari Kreshnik, i biri i RIZA dhe i HALIME, i lindur më 29-7-1982 në Berat, Shqipëri, puntor (i bashkëgjykuar i mitur), Gjykata shpall fajtor secilin nga personat madhorë të përgjegjshëm penalisht dhe shkaktar sejcilin nga personat e mitur të përgjegjshëm penalisht ("ka kryer një vepër") për shkeljet: Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse (shkelje e nenit 4 §§ 1 dhe 3 te Ligjit 1975/1991).
Veprimet u konstatuan në Despotiko të Prefekturës së Janinës, më 23 Qershor 1999 në orën 02:30. Dënon secilin nga personat madhorë penalisht të pandehur, të shpallur fajtor me: Katër (4) muaj burgim.
Dënon secilin nga të pandehurit e mitur të shpallur fajtorë me: Masa riedukuese e qortimit.
Konverton në dënime me gjobë të gjitha dënimet me burg të vendosura tashmë më sipër të pandehurve të dënuar (të gjithë) dhe përcakton shumën e konvertimit për çdo ditë burgim në njëmijë e pesëqind (1500) dhrahmi.
Urdhëron dëbimin e menjëhershëm të të gjithë të pandehurve madhorë të huaj të dënuar me burg dhe më tej, pezullon për një kohë të pacaktuar (sipas nenit 90 parag.2 të Kodit Penal) dënimin me burg të dhëna ndaj tyre, me kusht që të ekzekutohet menjëherë dëbimi i tyre tashmë i urdhëruar.
Në dokumentin që i është dorëzuar KQZ, dhe mban firmën e prokurorit Kostaq Beluri, nuk është bashkangjitur një kopje vendimi pasi ai është asgjësuar.
"Sipas procesverbalit Numër 1/2020 - PROCESVERBAL I KOMISIONIT i mbajtur në Gjykatën ë Shkallës së Parë Janinë, është vendosur shkatërrimi i arkivave të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë, të cilat nuk kanë asnjë vlerë zyrtare historike përfshirë edhe dosjen me të gjykuar subjektin Kreshnik Hajdari.
Shkresë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Janinë/Departamenti i Kallëzimeve, me Nr.Prot.2239, Janinë më 04 Gusht 2023, drejtuar Prokurorisë së Apelit Janinë, citon se në ekzekutim të letërporosisë tuaj me nr.1906, 1908, 1918/25.07.2023 ju referojmë se në përputhje me shkresën nr.prot 948/03.08.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë është e pamundur dhënia e kopjeve, pasi dosja për vendimin nr.3286/1999 e Gjykatës së Shkallës me Një antar Janinë, ESHTË ASGJESUAR"
Shqyrtim i rezultatit te verifikimit te P.P per subjektin vetedeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari
Lajmi kryesor:
Kryebashkiaku i Kuçovës rrezikon shkarkimin? KQZ mblidhet nesër për Kreshnik Hajdarin! Greqia sjell letërporosinë
S.G//ReportTv.al