Kryebashkiaku i Kuçovës rrezikon shkarkimin? KQZ mblidhet nesër për Kreshnik Hajdarin! Greqia sjell letërporosinë

13 Nëntor 2023, 10:41| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 18:27

  • Share

TIRANE - Në formularin e vetë-deklarimit që Kreshnik Hajdari dorëzo8i në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më 26 mars të vitit 2023, përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit, pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritetet gjyqësor në Shqipëri apo në një shtet të huaj, Hajdari, i cili fitoi zgjedhjet nën siglën e Partisë Socialiste i është përgjigjur me “JO”. 

Por së fundi, drejtësia greke ka konfirmuar se kryebashkiaku i Kuçovës ka qenë i dënuar, përmes një shkrese dorëzuar me letër-porosi ministrisë sonë të Drejtësisë. 

Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17 vjeç. Sipas vendimit të drejtësisë greke, i pandehuri Kreshnik Hajdari, në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor.

Kërkesën në KQZ për verifikimin e pastërtisë së figurës së kryetarit të Bashkisë së Kuçovës e dorëzoi në KQZ koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe verifikimet i kreu Prokuroria e Përgjithshme.

Tashmë i takon KQZ-së që në mbledhjen e caktuar për të martën në mesditë, të vlerësojë nëse këto të dhëna përfshihet në kufizimet e ligjit të dekriminalizimit çka mund edhe të rrezikojnë që kryebashkiaku të shkarkohet. Gjithashtu, do të pritet edhe nëse prokuroria do të nisë apo jo një hetim për “falsifikim të formularit të vetëdeklarimit”

Ndërkohë, në Shqipëri, Kreshnik Hajdari nuk rezulton të jetë i dënuar dhe as të ketë ndryshuar emrin, sipas shkresave zyrtare nga Gjendja Civile dhe drejtoria e Burgjeve.

Në zgjedhjet e 14 majit 2023, Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste fitoi bashkinë e Kuçovës me mbi 600 diferencë ndaj Lefter Maliqit të Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, teksa i treti u rendit Ilirjan Koxhaj i Partisë Demokratike.

 Vetë Hajdari, përveçse nuk e ka pranuar të ketë patur dijeni mbi dënimin, e konsideroi çështjen si administrative dhe se nuk e pengonte për të kandiduar dhe zgjedhur në krye të Bashkisë së Kuçovës me argumentin se nuk përbën elementet e deklarimit të detyrueshëm. 

Sipas ligjit të dekriminalizimit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, u ndalohet e drejta për t'u zgjedhur në funksionet publike të deputetit, kryetarit të bashkisë ose anëtarit të këshillit bashkiak personave me precedentë të mëparshëm penalë.

 

(Shqyrtim i rezultatit te verifikimit te P.P per subjektin vetedeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari)

Ora 13:57
Kryebashkiaku i Kuçovës rrezikon shkarkimin? Braçe e krahason me rastin ‘Beleri’: Ju lutem mbani grekët, të mos bëhen qesharakë

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për letër-porosinë që drejtësia greke i ka përcjellë ministrisë sonë të Drejtësisë, një vendim që fakton se kryebashkiakut i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është dënuar nga gjykata e Janinës, ndërkohë që në formularin e vetëdeklarimit ka thënë se nuk është i dënuar.

Braçe thotë se Greqia është bërë qesharake, pasi kërkon betimin e Fredi Belerit në krye të Bashkisë së Himarës kur emri i tij është i lidhur me masakrën e Peshkëpisë, ndërsa Hajdari është dënuar në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit. Braçe thotë se Hajdari në atë kohë ka shkuar emigrant në Greqi si çdo shqiptar tjetër, madje i ka shërbyer dhe ekonomisë së Greqisë. Sipas Braçës, kjo që po bën Greqia është një turp.

“Ju lutem shumë, duhet të dalë dikush që të mbajë Greqinë në mllefin e saj. Tani po mësoj që Greqia paska dërguar në Shqipëri vendimin e dënimit ët kryetarit të bashkisë së Kuçovës me 4 muaj burg të konvertuar në gjobë për kalim të paligjshëm kufiri dhe KQZ është investuar që të shkarkojë nga detyra kryetarin në detyrë të bashkisë së Kuçovës. Ejj, Fredi Beleri për të cilin po bëni luftë ndërkombëtare është dënuar në Greqi për armëmbajtje pa leje në favor të tretëve, që ishin komandoja që sulmoi në territorin shqiptarë postën shqiptare në Peshkëpi dhe la të vrarë ushtarakë shqiptarë. Dhe ju grekët doni që ai të betohet kryetar bashkie, ndërkohë që Kreshnikun e Kuçovës që ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme si çdo shqiptar tjetër për të bërë emigrantin atje e për t’i shërbyer ekonomisë greke, kërkoni ta shkarkoni nga detyra. Ju lutem mbajini grekët të mos bëhen kaq qesharakë, sinqerisht është turp”, thotë Braçe.

KQZ do të mblidhet të martën për të vendosur nëse do të shkarkohet apo jo kryebashkiaku Hajdari.

Ora 12:21
Bejko: Rama shndërroi qeverisjen lokale në strehë të personave me precedent, të votojmë vetingun e politikanëve

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko tha se rasti i kryebashkiakut të dënuar të Kuçovës duhet t’i shërbejë deputetëve të Kuvendit pa dallim partie, që të votojnë pro nismës së Lulzim Bashës për vettingun në politikë.

Edi Rama e ka shndërruar qeverisjen lokale në strehë të personave me precedentë penalë. Ndaj Partia Demokratike këmbengul prej vitesh në pastrimin e qeverisjes nga keta persona përmes Ligjit te Dekriminalizimit që si nismë e saj, ka qenë dhe është një histori suksesi, e që tashmë me iniciativën për Vettingun Politik që është dorëzuar nga Kryetari Lulzim Basha në Kuvendin e Shqipërisë, të quhet mission i përfunduar pastrami i politikës dhe institucioneve shtetërore nga të korruptuarit dhe bashkëpunëtorët e krimit.
Gara absurde mes mazhorances dhe disa prej deputeteve të opozitës se kush shkel më shumë ligjin, është një garë kundër interesit të qytetarëve.
 U bëjmë thirrje partive parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit të Shqiperisë që të ndahen njëherë e mirë nga praktikat e shkeljes së ligjit dhe të perkrahin ç’rrënjosjen e krimit dhe korrupsionit nga politika dhe qeverisja.  Vota për Vettingun Politik në Kuvend, është votë për një Shqipëri larg tranzicionit të stërzgjatur” deklaroi Roland Bejko.

Në projekt-ligjin e depozituar në Kuvend, për të ashtëquajturin “Vetting në Politikë”, Basha propozon ndryshime në ligjit me të cilin aktualisht bëhet verifikimi i pasurisë së politikanëve: “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” që sipas këtij drafti, ndryshon e quhet ligji “Për luftën kundër korrupsionit, deklarimin e interesave private dhe kontrollin e figurës”.

Ora 11:14
Dekriminalizimi/ Konfirmohet dënimi i Kreshnik Hajdarit, por s'ka dosje! Letërporosia nga Greqia: E kemi asgjësuar

Prokuroria e Përgjithshme, sektori i dekriminalizimit ka dërguar më 2 nëntor 2023 vendimin për miratimin e rezultateve të verifikimit për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Ndërkohë më 4 prill 2023 KQZ administroi kërkesën e koalicionit Bashkë Fitojmë me anë të së cilës kërkohet verifikimi i pastërtisë së figurës pasi sipas indicieve rezultonte I dënuar në shtetin grek. Kërkesa e KQZ u protokollua në prokurori më 24 prill të këtij muaji.

Në aktet e administruara dhe konkretisht referuar vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë/Gjykata Penale me Nië Anëtar, me Nr. 3286/23-6-1999 rezulton se:

Në prani të të pandehurve ...14) Hajdari Kreshnik, i biri i RIZA dhe i HALIME, i lindur më 29-7-1982 në Berat, Shqipëri, puntor (i bashkëgjykuar i mitur), Gjykata shpall fajtor secilin nga personat madhorë të përgjegjshëm penalisht dhe shkaktar sejcilin nga personat e mitur të përgjegjshëm penalisht ("ka kryer një vepër") për shkeljet: Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse (shkelje e nenit 4 §§ 1 dhe 3 te Ligjit 1975/1991).

Veprimet u konstatuan në Despotiko të Prefekturës së Janinës, më 23 Qershor 1999 në orën 02:30. Dënon secilin nga personat madhorë penalisht të pandehur, të shpallur fajtor me: Katër (4) muaj burgim.

Dënon secilin nga të pandehurit e mitur të shpallur fajtorë me: Masa riedukuese e qortimit.

Konverton në dënime me gjobë të gjitha dënimet me burg të vendosura tashmë më sipër të pandehurve të dënuar (të gjithë) dhe përcakton shumën e konvertimit për çdo ditë burgim në njëmijë e pesëqind (1500) dhrahmi.

Urdhëron dëbimin e menjëhershëm të të gjithë të pandehurve madhorë të huaj të dënuar me burg dhe më tej, pezullon për një kohë të pacaktuar (sipas nenit 90 parag.2 të Kodit Penal) dënimin me burg të dhëna ndaj tyre, me kusht që të ekzekutohet menjëherë dëbimi i tyre tashmë i urdhëruar.

Në dokumentin që i është dorëzuar KQZ, dhe mban firmën e prokurorit Kostaq Beluri, nuk është bashkangjitur një kopje vendimi pasi ai është asgjësuar.

"Sipas procesverbalit Numër 1/2020 - PROCESVERBAL I KOMISIONIT i mbajtur në Gjykatën ë Shkallës së Parë Janinë, është vendosur shkatërrimi i arkivave të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë, të cilat nuk kanë asnjë vlerë zyrtare historike përfshirë edhe dosjen me të gjykuar subjektin Kreshnik Hajdari.

Shkresë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Janinë/Departamenti i Kallëzimeve, me Nr.Prot.2239, Janinë më 04 Gusht 2023, drejtuar Prokurorisë së Apelit Janinë, citon se në ekzekutim të letërporosisë tuaj me nr.1906, 1908, 1918/25.07.2023 ju referojmë se në përputhje me shkresën nr.prot 948/03.08.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë është e pamundur dhënia e kopjeve, pasi dosja për vendimin nr.3286/1999 e Gjykatës së Shkallës me Një antar Janinë, ESHTË ASGJESUAR"

Shqyrtim i rezultatit te verifikimit te P.P per subjektin vetedeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/11/2023 00:16

    /Dekriminal/, duket qe pozicioni i Gledionit ka qene ndryshe dhe /vjedhja/ nuk eshte njelloj si /shkelje kufiri/.Jane te dyja krime ne forma te ndryshme,por rendesa e tyre si akt denohet ndryshe.Ky Gledioni mund te ishte dhe bashkepuntor ne akt,mund te kene ndare te dy dhe /trofete/ e vjedhjes dhe nga ana tjeter shteti supozon ne mendjen e tij, qe ky ose t'a ndalonte shokun para vjedhjes,ose t'a denonconte ne polici me pas ose dhe me perpara per t'a parandaluar,gjera qe nuk i ka bere. Sa per faktin e mosdeklarimit qe eshte shoqeruar ne polici per t'u marre ne pyetje,kjo varet nga menyra si eshte konceptuar formulari dhe si e ka kuptuar ky. Ceshtja eshte si e ka pare shteti-genjeshter te qellimshme,apo te paqellimshme. Dhe sa per denimin e Kreshnikut,eshte asgje me shume se sa /qortim/.Dhe eshte vertete qe ligji nuk perjashton krimet e adoleshences,por ka krime e krime dhe denime e denime.

    Përgjigju
  • Iris: 14/11/2023 02:11

    Po kaloni ne zelotizem me ligjin e dekriminalizimit!Zoteria ka qene adoleshent,minoren sipas ligjit,akuza eshte vetem per shkelje kufiri dhe i ashtuquajturi denim i formes se prere eshte vetem /qortim/.Mund t'i hiqet verejtje qe e ka konsideruar aq te parendesishem,sa te mos e perfshije ne formular,por jo te humbe postin per nje cikerime te tille!

    Përgjigju
    • Dekriminali: 14/11/2023 09:36

      Po Iris cikerrima ju duken ku ju intereson…Gledjon Rehovices ja hoqen mandatin vetem se nuk kishte deklaruar qe ishte shoqeruar ne polici per nje vjedhje qe kishte kryer shoku vet pa shkuar asnjehere ne gjykate per asnje akuze..i padenuar dmth. Ky Kreshniku arrestohet del para gjykates, denohet dhe nuk deklaron asgje…ligji nuk perjashton veprat e kryera ne adoleshence! Roshi kavajes ka ikur per te njejten gje! Duhet 1 standard…jo 2..as 3 standarde!!!

  • Elton: 13/11/2023 20:59

    Ky Niku pse duhet te genjej, Mund ta plotesonte formularin tamam. Ky eshte kokrra e legenit, ska lidhje fare me Kucoven eshte nga kutallia e .Duhet te largohet te te merret me kastrimin e qeneve

    Përgjigju
  • mergimtari: 13/11/2023 14:00

    Eshte e turpeshme qe thuhet i denuar per veper penale,aq me teper per qenien e tij minoren. Sikur te gjithe "politikanet"shqiptare te ishin denuar per vepra te tilla do te thosha qe le te vazhdoj detyren.Qysh ne 1990-ten ne Shqiperi eshte heqursi veper penale kalimi i kufirit pa leje.Kodi penal yni parashkruan vepra me te renda kur kalon shume kohe.Eshte Turp te kapesh me te tilla veprime.Mos e degjeneroni ligjin per dekrimnalizimin. NE 1997-ten Shqiperia ishte pa kufij,si rezultat i kaosit te organizuar nga qeverit e kohes.

    Përgjigju
  • BARDI: 13/11/2023 13:45

    PD ,PO BENE GABIME SE FLAMUR NOKA DHE AI E KA THYER KUFIRIN ME SERBIN.PO FLAMUR NOKA KA PUNUAR SI MINISTER DHE KQZ SE KA PARE TE ARSYESHME QE TE MOS E LEJOJ PER DEPUTET,NDERSA KY KA THYER KUFIRIN NE MOSHEN 17 VJEC DHE ESHTE QORTUAR NGA GJYKATA,POR JO I PENALIZUAR.MOS RUAJTJA E DOKUMENTACIONIT TREGUES PA VLERE QE LEJON ASGJESIMIN E DOSJES SE SKA PENALIZIM PER KETE PERSON.

    Përgjigju
    • edi: 13/11/2023 20:11

      Mos e pate fjalen per Ramen o Bardi?

  • xhemal: 13/11/2023 13:15

    Eshte denuar se ka kaluar kufirin pa' leje...haaa,,dhe thone eshte kriminel..cfare absurdi..ligji i dekriminslizimit eshte ligj nazist

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 13/11/2023 13:01

    Ky hajdarikreshniku ti hiqet imuniteti dhe te çohet para drejtesise me gjithe salillarin e edvinit.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?