Report Tv ka siguruar foton e 17-vjeçarit, Kenado Shira si dhe të babait të tij Ilir Shira, të cilët u vranë me armë zjarri pas një sherri, nga Fiqiri Mjeshtri. 17-vjeçari ishte i dashuruar me vajzën e këtij të fundit, por ky kundërshtonte lidhjen e tyre. Në debat e sipër ai ka qëlluar me armë babë e bir të cilët mbetën të vdekur, plagosi Eglantin dhe Renato Hasullën, (babë e bir), ndërsa pak pas tragjedisë Fiqiri Mjeshtri vrau edhe veten.
Lajmi kryesor:
Masakër në Klos! I shantazhuan vajzën në Instagram, babai vret 17-vjeçarin dhe të atin e tij! Plagos 2 të afërmit e të miturit e më pas vret veten
M.Q./ReportTv.al