Masakër në Klos! I shantazhuan vajzën në Instagram, babai vret 17-vjeçarin dhe të atin e tij! Plagos 2 të afërmit e të miturit e më pas vret veten

12 Tetor 2022, 14:16| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 22:38

  • Share

KLOS- Ngacmimet dhe shantazhet e vazhdueshme, në Instagram që dy të rinjtë Kenado Shira, 17 vjeç, dhe Renato Hasula, po 17 vjeç, (djem tezesh) kanë bërë kundrejt vajzës së Fiqiri Mjeshtrit, kanë shkaktuar një tragjedi mesditën e sotme në Klos, me tre viktima dhe dy të plagosur.

39-vjeçari qëlloi disa herë me pistoletë në rrugën kryesore të qytetit, duke lënë të vdekur në vend 17-vjeçarin Kenado Shira, ndërsa babai i tij, Liri Shira ndërroi jetë rrugës për në spital. Autori, Fiqiri Mjeshtri u gjet i vetëvrarë në shtëpinë e tij në fshatin Dars. Në këtë masakër mbetën të plagosur dhe babë e bir, Eglantin dhe Renato Hasula.

“Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit u vranë Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur Renato Hasula dhe Eglatin Hasula.  U bë e mundur kapja e dy personave Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Autori i tretë Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë është vetëvrarë” tha Dhimitraq Ziu, drejtori i Policisë së Qarkut.

Në pamjet e para nga skena e krimit, shihet trupi i adoleshentit në rrugë, ndërsa disa minuta më pas mbërriti ambulanca për të plagosurit. Motivi i kësaj tragjedie ende nuk është bërë publik nga policia, por burime për Report Tv thanë se konflikti mes dy familjeve Mjeshtri e Shira kishte nisur për shkak se dy të rinjtë kishin ngacmuar vajzën e autorit, Fiqiri Mjeshtri.

Në dëshminë e saj para hetuesve, vajza e autorit është shprehur se ajo shantazhohej nga dy kushërinjtë në Instagram dhe se kishte disa ditë që nuk shkonte në shkollë. Kjo gjendje e së bijës është vënë re nga autori, Fiqiri Mjeshtri, i cili e ka pyetur dhe ajo i ka treguar arsyen. Pas kësaj, 39-vjeçari bashkë me dy vëllezërit e tij, ka kërkuar që të sqarohet me dy të miturit.

Rreth orës 14:00, të ditës së sotme (12 tetor), tre vëllezërit Mjeshtri, dy anëtarët e familjes Shira dhe dy të familjes Hasula ishin ulur në kafe për tu sqaruar. Duket se biseda ka degraduar në sharje e fyrje. Ata kanë dalë jashtë kafes, ku 39 vjeçari ka nxjerr pistoletën, duke shkaktuar dy viktima e dy të plagosur.

Policia ka mundur të sekuestrojë armën e krimit dhe të arrestojë për ngjarjen Besnik Mjeshtrin dhe Fatmir Mjeshtrin dy vëllezërit e autorit të kësaj tragjedie. Besnik Mjeshtri rezulton se është punonjës i policisë bashkiake Klos. Autori i vrasjeve, Fiqiri Mjeshtri rezultonte se kishte 10% të aksioneve në minierën 'Maja e Drenit' në Bulqizë.

Dy të plagosurit, Eglantin Hasula dhe i biri 17-vjecar Renato janë në spitalin e Traumës. 39-vjeçari është në gjendje të rëndë, ndërsa i biri jashtë rrezikut për jetën.

Viktimat (babë e bir)
Ilir Shira, 44 vjeç
Kenad Shira, 17 vjeç
Fiqiri Mjeshtri, autori i vetëvrarë

Të plagosur (Babë e bir)
Eglant Hasula, 39 vjeç
Renato Hasula, 17 vjeç

Të arrestuar (Vëllezër)
Fatmir Mjeshtri, 44 vjeç
Besnik Mjeshtri.

Ora 22:29
Fiqiri Mjeshtri që vrau babë e bir në Klos aksioner në një minierë kromi në Bulqizë

1665606681_WATERMARKREPORTtv.00302306.Still010.jpg

Fiqiri Mjeshtri, autori i vrasjes së dyfishtë të babë e bir në Klos, Kenado dhe Liri Shira, si dhe plagosjes së Eglantin e Renato Hasula, rezulton se ishte aksioner i një miniere kromi në Bulqizë.

Sipas ekstrakteve të QKB-së, Fiqiri Mjeshtri zotëronte 10 % aksione të aksioneve tek kompania e minieres "Maja e Drenit". Aktualisht kompania është e bllokuar nga tatimet.

(Kliko këtu për ekstraktin e Ekstrakti e QKB-së për minierën ‘Mara e Drenit’ në Bulqizë)

Ora 20:21
Vrasja në Klos, zbardhet dëshmia e vajzës së autorit: Më ngacmonin në Instagram, kisha 5 ditë pa shkuar në shkollë

1665587014_221.jpg

Report Tv ka zbardhur dëshminë e vajzës së autorit Fiqiri Mjeshtrit, e cila ka deklaruar para hetuesve se ajo shantazhohej në Instagram nga dy të rinjtë Renado Hasula dhe Kenado Shira, këto dy të fundit ishin kushërinj të parë mes tyre (djem tezesh). Sipas burimeve për gazetarin Arsen Rusta, vajza prej 5 ditësh nuk shkonte në shkollë.

E pyetur nga babai ajo ka treguar arsyen, ndërsa ky i fundit , bashkë me dy vëllezërit, kanë kërkuar sqarim me dy djemtë dhe prindërit e tyre. Ato janë ulur në një lokal në Klos dhe aty ka nisur konflikti mes tyre. Sipas burimeve, Fiqiri Mjeshtri ka qëlluar me 6 plumba.

Ora 17:37
Zbardhet dëshmia e dy vëllezërve të 39-vjeçarit që vrau babë e bir në Klos: Nuk ishim dakord me lidhjen e djalit me vajzën

1665585881_WATERMARKREPORTtv.00223205.Still010.jpg

Besnik dhe Fiqiri Mjeshtri

Është zbardhur dëshmia e dy vëllezërve të Fiqiri Mjeshtrit, Besnik dhe Fatmir Mjeshtrit të cilët u arrestuan si bashkëpunëtor në vrasjen e Kenad dhe Ilir Shirës sot në Klos. Dy vëllezërit kanë deklaruar se nuk kanë qenë dakord me lidhjen e 17-vjeçarit me vajzën pasi morën vesh për lidhjen e tyre.

 

Ora 17:30
Tragjedia në Klos, PD: Shteti dy herë fajtor, policia ka qenë në dijeni të konfliktit dhe nuk ka marrë masa për parandalimin

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Klos, ku 3 persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, në një deklaratë për mediat tha se Besnik Mjeshtri, njëri prej bashkëpunëtoreve të vrasjes së Kenad dhe Ilir Shirës është punonjës i Policisë Bashkiake të Klosit dhe se policia ka qenë në dijeni të konfliktit dhe nuk e ka parandaluar.

 “Autori i masakrës rezulton një patronsazhist i me uniforme…. Besnik Mjeshtri, punonjës i Policisë Bashkiake të Klosit. Policia ka qenë në dijeni të konfliktit dhe siç duket qartë nuk ka marrë masë për parandalimin. Kjo është një ditë e zezë për familjen që ka humbur njerëzit e dashur dhe një goditje e rende për mbare komunitetin e Klosit dhe gjithë shoqërinë.

Është një goditje për çdo shqiptar kur e merr vesh se arma që shteti i jep punonjësit për  mbrojtjen e qytetarëve del nga brezi për t’i vrarë ata. Është një goditje kur familjet me lidhjet me partinë-shtet, siç është rasti i Klosit bëjnë akte kamikazë në mes të vendit, duke e ditur veten të paprekshëm.

Partia Demokratike denoncon masakrën shtetërore dhe bën me dije se rendi dhe siguria e qytetarëve  do te ekzistojë ne këtë vend kur policia e shtetit të pushojë së qeni trupë politike e orientuar nga pushteti. Fakti që autori i vrasjes është polic bashkiak e bën shtetin dy herë fajtor.
Vetëgjyqësia është bere mode ne shtetin e Edi Ramës  sepse policia  nuk kryen detyrën, nuk e njeh komunitetin dhe problematikat e tij  ,nuk kontrollon territorin, nuk veprojnë si profesionistë, dhe i braktisin qytetarët në duart e vetëgjyqësisë.”,  tha Noka.

Ora 16:54
Del FOTO/ Kush janë viktimat babë e bir që u vranë në Klos nga plumbat 39-vjeçarit

1665605754_page.jpg

Report Tv ka siguruar foton e 17-vjeçarit, Kenado Shira si dhe të babait të tij Ilir Shira, të cilët u vranë me armë zjarri pas një sherri, nga Fiqiri Mjeshtri. 17-vjeçari ishte i dashuruar me vajzën e këtij të fundit, por ky kundërshtonte lidhjen e tyre. Në debat e sipër ai ka qëlluar me armë babë e bir të cilët mbetën të vdekur, plagosi Eglantin dhe Renato Hasullën, (babë e bir), ndërsa pak pas tragjedisë Fiqiri Mjeshtri vrau edhe veten.

Ora 16:39
Mbetën të plagosur nga përplasja në Klos, 39-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore te Trauma, djali i tij jashtë rrezikut për jetën

1665577457_klos.jpg

Renado Hasula, 17-vjeç dhe babai i tij Eglantin Hasula, 39-vjeç, mbetën të plagosur nga përplasja me armë zjarri në Klos, ku mbetën të vdekur Ilir dhe Kenad Shira (babë e bir). Burime për Report Tv bëjnë me dije se 17-vjeçari, është në gjendje shëndetësore relativisht të mirë, ndërsa babai i tij 39-vjeç, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ora 16:19
FOTO/ Kush është 39-vjeçari që vrau babë e bir në Klos e më pas veten! Dyshohet se adoleshenti ishte i dashuruar me vajzën e tij

1665584093_page.jpg

Fiqiri Mjeshtri dhe Besnik Mjeshtri

Report Tv ka siguruar foton e Fiqiri Mjeshtrit, i cili shkaktoi tragjedinë mesditën e sotme në Klos, duke vrarë babë e bir, përkatësisht Ilir dhe Kenado Shira. Më pas Fiqiri Mjeshtri 39-vjeç vrau veten, ndërsa vëllai i tij Besnik Mjeshtri është arrestuar nga policia.

Sipas burimeve,17-vjeçari ishte i dashuruar me vajzën e autorit Fiqiri Mjeshtri, por ai e kundwrshtonte lidhjen e tyre. Ky i fundit kishte shkuar në lokal për të sqaruar situatën, por në debat e sipër ka qëlluar me armë babë e bir. Dy të plagosurit e tjerë Renato dhe Eglantin Hasula kanë lidhje shoqërore e Fiqiriut dhe ndodheshin në të njëjtën tavolinë. Ata u qëlluan nga pakujdesia.

1665585881_WATERMARKREPORTtv.00223205.Still010.jpg

Besnik dhe Fiqiri Mjeshtri (Vëllai i autorit dhe autori i vrasjes së dyfishtë)
Ora 16:10
Si përfundoi në tragjedi konflikti mes të rinjve në Klos, prindërit e tyre shkuan të qartësohen, por sherri agravoi në përdorimin e armëve

1665581488_Screenshot5.jpg

Ka përfunduar me një bilanc tragjik një konflikt mes disa të rinjve në qytetin e Klosit. 3 persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00 në qendër të qytetit  Klos. Dyshohet se fillimisht në konflikt janë përfshirë të rinjtë, bëjnë me dije burime për Report Tv, ndërsa kanë shkuar në një lokal për tu sqaruar bashkë me  prindërit e tyre. Në një moment konflikti ka degraduar në ofendime e sharje, ndërsa më pas një nga autorët e dyshuar ka shkuar dhe ka marrë armën duke qëlluar drejt katër personave të tjerë të fiseve Shira e Hasula.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë Liri e Kenado Shira 46 e 17 vjeç, babë e bir si dhe të plagosur Eglantin e Renato Hasula. Këta të fundit janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Ndërsa autori Fiqiri Mjeshtri është vetëvrarë.

Ora 16:02
Tragjedia me tre të vrarë në Klos, arrestohen dy kushërinjtë e autorit

1665581488_Screenshot5.jpg

Pas ngjarjes tragjike në Klos ku humbi jetën babë e bir, Ilir dhe Kenado Shira, dhe u vetëvra autori i ngjarjes Fqiri Mjeshtri, policia ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen. Policia e Klosit ka arrestuar dy kushërinjtë e autorit, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri të cilët dyshohen si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

‘Në qytetin e Klosit, dyshohet se shtetasi F. M., 39 vjeç, në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij, ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin K. Sh., 17 vjeç, si dhe kanë plagosur shtetasit I. Sh., 46 vjeç (babai i 17-vjeçarit), R. H., 14 vjeç dhe E. H., 39 vjeç (babë e bir).   

Të tre të plagosurit janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi I. Sh. ka humbur jetën në spital. 

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë rrethuar zonën, kanë bllokuar hyrje-daljet e qytetit të Klosit dhe kanë ushtruar kontrolle në banesa, lokale dhe në ambiente të tjera.  

Gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasin F. M., 44 vjeç dhe vëllanë e tij, shtetasin B. M., bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.   

Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të pajetë, dyshohet të vetëvrarë, autorin kryesor të kësaj ngjarjeje, shtetasin F. M., 39 vjeç.   

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, vijon punën për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Ora 15:29
Ngjarja e rëndë në Klos, edhe 2 të tjerë të plagosur (EMRAT)

 

Renato Hasula dhe Eligert Hasula janë 2 pesonat nga të shtënat me armë sot në Bashkinë e Klosit.

Ora 15:27
Autori i plagosjes së dyfishtë në Klos, vetëvritet Fiqiri Mjeshtri

Autori i plagosjes së dyfishtë, Fiqiri Mjeshtri është vetëvrarë. 

Ora 14:59
VIDEO/ Momenti kur trupi i pajetë i 17-vjeçarit, i mbuluar me batanije merret me ambulancë 

Report Tv ka siguruar pamjet kur trupi i pajetë i 17-vjeçarit që u vra në Klos merret me ambulancë. Në momentin që u vra, banorët e zonës e mbuluan me batanije.

Ora 14:32
Vrasja në Klos, Report Tv mëson emrat e viktimave

1665577457_klos.jpg

Nga të shtënat me armë në Klos ka mbetur i vdekur Kenado Shira. Ndërsa babai i tij Liri Shira ndërroi jetë pak minuta më vonë në spital për shkak të plgaëve të rënda që kishte marrë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tirana: 14/10/2022 13:29

    bravo babait, ska shaka nderin e femijes plumbin e duan edhe shume b*ira te tjere qe cojne gocat shqiptare per prostituta ne itali, po per kete nuk e hap llapen njeri ktu, se i kane me demek studente gocat e ju punojne te gjitha neper banka. per mua ai baba e ka menduar mire, dhe ka bere ate qe duhet te benin shume baballare ketu

    Përgjigju
  • Gjergj: 13/10/2022 11:32

    Kur mendèsia e shpellès sè arushès, takohet me teknologjinè e INSTAGRAM, funeralet janè tè planifikuara. Nèse dikush thotè se kjo qènka kulturore, doke malesh dhe thepash, i duhet thènè JO, nuk èshtè e vèrtetè. Shkatèrrimi i Shqipèrisè, ka filluar me rènien e institucioneve shtetèrore. Njè vajzè mungon nè shkollè 1 javè. Jam kurioz tè di nèse dikush nga shkolla telefonoi apo jo familjen pèr tè dègjuar arsyen e mungesès? Nga njè bisedè nè shkollè, me vajzèn, egzistojnè tè gjitha mundèsitè pèr zgjidhjen e problemit. Nèse vetè shkolla nuk mundet, telefonohet policia. Ky èshtè shteti nè formèn e organizuar dhe funksionale tè tij. Kur qytetarèt, humbin ndjenjèn se shteti egziston, atèherè ngjarje tè tilla makabèr, janè nè rendin e ditès.

    Përgjigju
  • Vajza: 13/10/2022 09:45

    Vajza duhej te mbyllte istagramin,ose mos te mbante fare celular ete rrinte rehat,0se te shkonte ne polici,familjet shqiptare kan mbaru,u dali zot femijeve pa te drejte,nuk kane kulture qe gjerat te zgjidhen me mirkuptim

    Përgjigju
  • Topi: 13/10/2022 08:08

    Tani vazhdon saga ne Metaverse ngacmimi dhe presioni e me ne fund vrasja se nket bot kan kry pun kto. Tpakten ne Metaverse kur vritesh vje prap me avatar kto asnjoni svin mo.

    Përgjigju
  • Iris: 13/10/2022 02:39

    Vajza thote qe e shantazhuan,kurse xhajat thone se nuk ishin dakord me lidhjen e tyre! Cila eshte e verteta? S.d.q nje gje verej qe perseritet vazhdimisht ne shume ngjarje te renda:Tentativa per t'i zgjidhur problemet me /SQARIM/.Dhe shpesh shikoj qe sqarimet perfundojne me shkrepjen e armeve.Nuk do te ishte me mire qe te behej nje ankim ne polici,ne vend te ketyre lloj /iniciativash/ qe mund te jene te suksesshme me cdo popull tjeter,por jo dhe aq me shqiptarin gjaknxehte e te paduruar,qe perdor me pare armen se sa trurin??!!

    Përgjigju
  • Meri: 12/10/2022 20:50

    Popull mesjetar,nuk din te komunikojne me fjale,e kan me te leht te perdorin armet.

    Përgjigju
  • BENI: 12/10/2022 19:51

    JANE armet e marra nga depot ne 1997,,,te vrafshin me buke ne goje

    Përgjigju
  • O ZOT NA RUAJTE MENDTE E KOKES: 12/10/2022 19:50

    MUA NUK MA MERR CIKEN PER NUSE TI MOR QEN,,,,PO UNE TE COJ NE BOTEN TJETER MOR ZAGAR ,,KU E DO PLUMBIN,,NA,NA,NA,NA,NA,,,,...

    Përgjigju
  • Beni: 12/10/2022 19:49

    Te japi doreheqje drejtori pse njerezit jane rrota kari vrasin per mendjen e nje adoleshenti !

    Përgjigju
  • Mjeshtri i vertet: 12/10/2022 19:39

    Vajzen tani kush do ta dashurroj mor Popull bole. Apo me mire ndonje Grek apo Turk ose Arab. Ashtu sna dhemb. Po 17 vjecar mor mos te gjet shoirti rehat e mos tu cte te them. Po heeee, e zgjidhe dmth. Zini mend o Popull. Me ta kap me zor, hajde de. Po esht Dashuri ore kafshe, vete do i mesojn e vete i pesojn. Zini mend o Shtaza qe vrima do ju punoj prap dhe nese jeni burg a Po varr. Boll ta kenaqin e Mos tja shfrytezoj kush. Jepini shkolle e kultur e te mesohen femijet te vendosin vet me vrimat e tyre. Kush k jeni Ju Prinder, apo keni rregullu punet e juaja e di ndreqni te femijeve. Kriminela

    Përgjigju
    • Spartan: 12/10/2022 21:47

      Çfare lidhje ka Turku Arabi ketu...vetem ti budalla Pellazg e din

  • Boba: 12/10/2022 19:07

    E turpshme dhe e kaq e trishtueshme sesi ne vitin 2022 civilizimi ne Shqiperi eshte inekzistent jashte Tiranes

    Përgjigju
  • toni: 12/10/2022 18:24

    he met rrumbullaku jepe doreheqjen tani pas kesaj ngjarje te rende! apo... Ngushellime familjes!

    Përgjigju
    • anna: 13/10/2022 13:01

      Pse?

    • Shkodra: 12/10/2022 21:04

      Ca ka pun rrumbullaku ketu o te **motren e vajzen e ca te kesh.

  • Turi: 12/10/2022 17:17

    Ky vend ka mare fund nga momenti qe politikanet kriminela hapen depot e armeve dhe pasojat do te vazhdojne te jene keto

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?