Report Tv ka zbardhur dëshminë e vajzës së autorit Fiqiri Mjeshtrit, e cila ka deklaruar para hetuesve se ajo shantazhohej në Instagram nga dy të rinjtë Renado Hasula dhe Kenado Shira, këto dy të fundit ishin kushërinj të parë mes tyre (djem tezesh). Sipas burimeve për gazetarin Arsen Rusta, vajza prej 5 ditësh nuk shkonte në shkollë.
E pyetur nga babai ajo ka treguar arsyen, ndërsa ky i fundit , bashkë me dy vëllezërit, kanë kërkuar sqarim me dy djemtë dhe prindërit e tyre. Ato janë ulur në një lokal në Klos dhe aty ka nisur konflikti mes tyre. Sipas burimeve, Fiqiri Mjeshtri ka qëlluar me 6 plumba.
Lajmi kryesor:
Masakër në Klos! I shantazhuan vajzën në Instagram, babai vret 17-vjeçarin dhe të atin e tij! Plagos 2 të afërmit e të miturit e më pas vret veten
M.Q./ReportTv.al