Bib Ndreca

Del para vettingut gjyqtari i dosjes 339/ Bib Ndreca debat me trupën: Rihapni hetimin, s'më latë kohë të mbrohem

26 Shkurt 2020, 10:34| Përditesimi: 26 Shkurt 2020, 14:43

  • Share

TIRANE-Sot ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Bib Ndreca, i njohur për shqyrtimin e dosjes 339, teksa pak ditë më parë iu hoq mbrojtja e posaçme nga shteti.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se në nisje të seancës dëgjimore ka pasur një debat mes gjyqtarit dhe trupës së vettingut që përbëhet nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.

Gjyqtari ka kërkuar rihapje të hetimit administrativ pasi komisioni ka vendosur ta rivlerësojë vetëm për kriterin e pasurisë, ndërsa Ndreca kërkoi rivlerësimin edhe për dy kriteret e tjera pastërtinë e figurës dhe aftësinë profesionale.

Gjithashtu ai ka pretenduar se nuk i është lënë kohë që të përgatisë mbrojtjen për shkak se nga momenti që mori raportin e KPK-së seanca dëgjimore u caktua shume shpejt. Në fund seanca dëgjimore është shtyrë për në datën 3 mars.

Bib Ndreca para vettingut

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?