Kronikë

Del përfundimisht nga sistemi i drejtësisë Besim Hajdarmataj, prokurori që përgjoi socialistët në Dibër dhe ia dorëzoi përgjimet Bashës! KPA: Shkeli rëndë besimin e publikut te drejtësia

4 Gusht 2021, 10:29| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 18:41

  • Share

TIRANË-Dalja përfundimtare nga sistemi i drejtësisë. Ky është fundi i karrierës së prokurorit të Tiranës, Besim Hajdarmataj.  KPA vendosi sot pranimin e kërkesës së ndërkombëtarëve  dhe Komisionerit Publik duke zhbërë kështu vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasivitet në hetimin e çështjeve sensitive si ato të drogës, sjellje gjyqësore jo të dënje, pasuri jo të justifikuar, mangësi profesionale, cenim i besimit te publikut te sistemi i drejtësisë. Këto ishin disa nga argumentimet nga trupi gjykues.

Sa i përket pasurisë pasurisë Kolegji vendosi se ka mungesë burime financiare të ligjshme. Kolegji konstatoi se shumica monetare si një pasuri gjendje cash kalon limitimin 1.5 milionë për tu mbajtur si e tillë. Sipas KPA Hajdarmataj ka treguar minimalisht mangësi të theksuara të njohjes së ligjit për zbardhje të ngjarjeve dhe vënien para drejtësisë të të akuzuarve. Mangësitë janë serioze. Kolegji vlerëson se subjekti ka defekte serioze në drejtim të cilësive në përputhje me statusin e gjyqtarit në Republikën e Shqipërisë. Kolegji konstatoi se në një procedim penal Hajdarmataj ka vendosur shpalljen e moskompetencës duke shmangur nga vlerësimi disiplinor prokuroren e çështjes. Edhe këtu janë konstatuar shkelje.

Prokurori Hajdarmataj është i njohur për faktin se ka përgjuar socialistët në Dibër me porosi të Berishës dhe pastaj ia dorëzoi kasetën me të gjithë përgjimet lidershipit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe disa gazetarëve të opozitës, përgjime të cilët më pas përfunduan në BILD.

Trupa e sotme gjykuese u kryesua nga Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdarin dhe anëtarë Albana Shtyllën, Ina Ramën dhe Sokol Çomon.

Në seancën e zhvilluar më 16 korrik në Kolegjin e Posaçëm e Apelimit, kur u shpalosën konkluzionet Hajdarmataj u akuzua se ka cenuar rëndë besimin e publikut të sistemi i drejtësisë. Sa i përket pasurinë prokurori Hajdarmataj u akuzua se ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë dhe nuk e justifikon atë.

Ndërkohë që për integritetin dhe formimin profesional Komisioneri Publik theksoi se në pesë çështje të verifikuara, ku në disa raste Hajdarmataj ka qenë në rolin e prokurorit dhe në raste të tjera është vlerësuar në cilësinë e drejtuesit, paraqitën mangësi profesionale. Të gjithë këto shkelje sipas tij bëjnë që të jetë i pamundur konfirmimi në detyrë të Hajdarmatajt. Konstatimet e Komisionerit u mbështetën edhe nga vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs gjatë seancës së 8 korrikut, i cili e konsideroi të turpshme moskryerjen e hetimeve për tonelata drogë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, kur drejtohej nga Besim Hajdarmataj.

Besim Hajdarmataj ka kaluar me sukses në shkallën e parë të vettingut, pa asnjë kontestim, në të treja shtyllat e hetimit, pasuri, aftësi profesionalen dhe pastërti figure. Mirëpo, pavarësisht rezultateve në KPK, ishte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili i rekomandoi Institucionit të Komisionerit Publik, ankimin. Brenda afatit ligjor IKP ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke konkluduar se konfirmimi i Hajramatajt është i cenueshëm dhe përmban shkaqe të mjaftueshme për kontroll edhe në apel.

Besim Hajdarmataj u konfirmua në detyrë më 16 tetor nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegu dhe anëtar Roland Ilia dhe u referua për procedim disiplinor për një hetim të mbyllur të vitit 2010. Me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, vendimi u ankimua në Kolegj. Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit.

 

 

Ora 18:40
U largua përfundimisht nga drejtësia për mangësi profesionale e pasuri të pajustifikuar, PD e pezmatuar për shkarkimin e Hajdarmatajt, i del në mbrojtje

Partia Demokratike i ka dalë në mbrojtje prokurorit të Tiranës, Besim Hajdarmataj, i cili me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është larguar përfundimit nga drejtësia ditën e sotme. Ishte OMN dhe SHBA që kërkoi nga KPA që të shkarkonte Hajdarmatajn duke renditur një sërë arsye që nga mos justifikimi i pasurisë deri te aftësitë e cunguara profesionale, por për PD këto nuk janë të vlefshme, pasi ajo ka bindjen e saj se përse Hajdarmatja u shkarkua nga vettingu. Sipas Edi Palokës ai u shkarkua pasi sipas tij nxori zbuluar gjithë kupolën e Ramës dhe kërkoi arrestimin e ish ministrit Tahirit.

“Unë nuk e njoh Besim Hajdarmatën dhe nuk marr përsipër as ta mbrojë për çfarë i kanë ngritur si pretendim ata që e shkarkuan sepse nuk kam dijeni për të vërtetën, por kam dijeni për dy “krime” të sigurta të tij: Vuri në përgjim kriminelët që manipuluan zgjedhjet në Dibër , e famshmja dosje 184, duke nxjerrë zbuluar gjithë kupolën, filluar nga Rama. Kërkoi arrestimin e Tahirit. Kaq besoj mjafton për t’u larguar nga drejtësia e Ramës”, ka shkruar Paloka në rrjete sociale.

Kujtojmë se prokurori Hajdarmataj është i njohur për faktin se ka përgjuar socialistët në Dibër me porosi të Berishës dhe pastaj ia dorëzoi kasetën me të gjithë përgjimet kreut të PD, Lulzim Bashës dhe disa gazetarëve të opozitës, përgjime të cilët më pas përfunduan në BILD. Ai u konfirmua në detyrë nga KPK, shkalla e parë e vettingut, por ishte OMN përmes Komisionerit Publik që e apeloi vendimin dhe kërkoi shkarkimin e tij.

Ora 12:49
Dosjet e bujshme që i dhanë fund karrierës së prokurorit Besim Hajdarmataj! Nga akuzat e SHBA-BE për lidhje me grupet e drogës te përplasjet me socialistët

 

Sot KPA nxori jashtë sistemit të drejtësisë prokurorin Besim Hajdarmataj. Por cila ishin argumentet kryesore të ndërkombëtarëve që kërkonin me insistim shkarkimin e tij.  Sipas ONM-së, Hajdarmataj ka mbyllur dosjet e trafikut të drogës dhe grupeve të bixhozit, ndërsa ngriti dyshime të forta rreth vendbanimit të prokurorit. Akuzat për fluturime me avion me njerëzit e krimit dhe mbyllje dosjesh droge:

-Së pari, në vitin 2010, kur Besim Hajdarmatajt drejtonte Prokurorinë e Kurbinit, sipas raportit, ka mbyllur dosjen e një grupi që ushtronte veprimtari në fushën e bixhozit, për shkak se prokurori kishte lidhje dhe miqësi me kokën e grupit.  Grupi prej 15 vetash ka ndaluar dhe kërcënuar 5 punonjës të Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit, duke u marrë me forcë 5 makineri APEX. Për gati 1 vit e 3 muaj, Hajdarmataj nuk ka krye asnjë hetim dhe në fund ka mbyllur dosjen, me arsyetimin se “në rastin konkret, pasi janë bërë hetime, nuk është bërë e mundur të provohet ekzistenca e faktit dhe, për këto arsye, procedimi penal nuk mund të vazhdojë më tej, por çështja duhet të pushohet”. Sipas raportit, prokurori ka bërë cilësim gabuar në regjistrimin e veprës penale, nuk ka kryer veprime hetimore të mjaftueshme, nuk është pyetur i kallëzuari, nuk ka bërë verifikime për veprimtari të tjera të kokës së grupit, nuk janë verifikuar tabulatet telefonike etj.

-Së dyti, në Komisionin e Vetingut ka mbërritur një informacion për lidhje të Hajdarmatajt me personin që i mbylli dosjen, me probleme të theksuara ligjore dhe i skeduar për disa vepra penale. Kur është pyetur në lidhje me këtë personazh, Hajdarmataj ka pohuar se “...u sqaroj se me këtë shtetas nuk kam asnjë lidhje, nuk kam ndonjë raport shoqëror dhe nuk kam pasur marrëdhënie familjare apo të tjera, thjesht e njoh si person”. Por, nga hetimi ka rezultuar se prokurori ka shkëmbyer mesazhe me personazhin problematik që i mbylli dosjen, madje kishin udhëtuar bashkë me avion. “Ndërkohë, nga hetimi administrativ i Komisionit kanë rezultuar rrethana dhe fakte që dëshmojnë të kundërtën e këtij pohimi të subjektit të rivlerësimit, pasi në datën *.7.2017, ora 22:03, midis numrave telefonikë të subjektit të rivlerësimit dhe shtetasit *. *. Janë shkëmbyer mesazhe telefonike10 dhe, se nga të dhënat e sistemit TIMS, rezultojnë kalime të përbashkëta të kufirit shqiptar përmes aeroportit “Nënë Tereza”, duke realizuar fluturime në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin destinacion, më shumë se një herë”, thuhet në raport.

-Së treti, sipas raportit, në vitin 2017, kur drejtonte Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka dërguar për hetim në Prokurorinë e Përmetit dosjen e kapjes së 11. 650 kg kanabis në Përmet. Komisioni i Vetingut ka konstatuar se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk kishte kryer një hetim proaktiv për të identifikuar anëtarët e drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, të cilët po drejtonin një operacion shumë të madh të trafikut të lëndës narkotike. Por, sipas KPK-së Hajdarmataj ishte drejtues i prokurorisë dhe si i tillë nuk mund t’i atribuohet kjo shmangie e hetimit. Por, ndryshe nga shkalla e parë e Vetingut, Komisioneri Publik, konkludon se “Për rastin konkret, duket se subjekti i rivlerësimit nuk ka ushtruar me përgjegjshmëri detyrat e tij funksionale dhe mekanizmat që ligji i ka mundësuar për të mbikëqyrur ecurinë dhe përfundimin e çështjes, nisur dhe nga rëndësia që paraqiste ajo”.

-Së katërti, sipas raportit, në vitin 2013, kur drejtonte Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka transferuar pas dy viteve në Prokurorinë e Shkodrës një dosje të rëndësishme droge. Komisioni i Vetingut i shkallës së parë ka konstatuar se “duke pasur parasysh rëndësinë tepër të madhe të çështjes në fjalë dhe sasinë e madhe të lëndës narkotike të gjetur, duket se subjekti i rivlerësimit nuk ka përmbushur detyrat e tij mbikëqyrëse, duke toleruar mosveprimin fillestar (që zgjati për dy vjet)...”. Megjithatë, lëvizja e dosjes, sipas KPK-së nuk mund ta ngarkojë me përgjegjësi Hajdarmataj si drejtues. Por, ndryshe mendojnë, ONM dhe Komisioneri Publik. Sipas tyre, për dy vite nuk është kryer asnjë hetim. Hajdarmataj, nga marsi 2016 deri më 26 nëntor 2016, me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 96/2016 për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, ka pasur  kompetenca të plota veprimi mbi çështjen, por nuk ka vepruar.

-Së pesti, sipas raportit, Besim Hajdarmataj ka dërguar në vitin 2015 dy dosje për kompetencë hetimore në Prokurorinë e Durrësit si dhe një dosje në Prokurorinë e Elbasanit, gjithnjë pa kryer hetime, të cilat sipas Komisionerit Publike ishin në kompetencë të prokurorit. Në raport thuhet se ka bërë ndryshim jo bindës të cilësimit të veprave penale, nuk ka kryer hetime pasurore për të akuzuarit për trafik droge, nuk janë monitoruar telefonatat, nuk janë bërë hetime për persona të tjerë të përshirë, baza ligjore e referuar për transferimin e çështjes është e ndryshme  me atë të diapozitivit etj. Në raport thuhet se Besim Hajdarmataj “...herë në cilësinë e prokurorit të çështjes dhe herë në atë të drejtuesit të Prokurorisë, ka dështuar të kryejë veprime procedurale të nevojshme, ato hetimore për çështjet penale të trajtuara prej tij, në zbatim të legjislacionit të zbatueshëm”.

-Së gjashti, Komisioneri Publik dhe ONM pretendojnë se Besim Hajdarmataj, lidhur me pasuritë e deklaruara, për periudhën 2003-2016, ka mungesë burimesh të ligjshme financiare, përkatësisht me një diferencë negative prej 980.888 lekë. Besim Hajdarmataj është një nga prokurorët e rrallë, ndoshta i vetmi, i cili nuk ka deklaruar asnjë pasuri të paluajtshme. Nga viti 2009 e në vijim ka deklaruar se ka jetuar në shtëpinë e vëllezërve. Komisioneri Publik ka konkluduar se nuk provohet mundësia financiare e vëllezërve për të përballuar blerjen e shtëpisë.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 04/08/2021 20:06

    Mir ti behet vegla qorre te sali qenit. Fytyra e shemtuar e sistemit te drejtesis te shkolluar nga plepat me tremujor.

    Përgjigju
  • Katnari: 04/08/2021 15:41

    Ky na ka liruar trafikante, ka keqperdorur pergjimet e prokurorise duka ja dhene Bashes, turperoi figuren e Tahirit, ka vjedhe, (pasuri e pajustifikueshme) tani po e largojme nga drejtesia, te qendroje ne shtepi dhe gezoje parate qe ka vjedhur, qe me siguri i mjaftojne per nja 50 vjet, dhe kaq. A nuk duhet te mbante pergjegjesi per te gjitha keto maskaralleqe?

    Përgjigju
    • Fshafshari me biznes ne lungomare: 04/08/2021 20:49

      Po, sidomos per figuren e Tahirit

  • Adios: 04/08/2021 14:19

    Kush asht ky bosi i bixhozit qe ky i ka mbylle dosjen? Pse se permendin

    Përgjigju
    • Goni: 04/08/2021 21:16

      Bosi i bixhozit osht Ilir Meta.

  • une: 04/08/2021 12:15

    U shit shume lire. Per te shpetuar Saliun me shoke. Ke mekat te opozites ka gjykuar Hajdarmataj?

    Përgjigju
    • Taulant: 05/08/2021 14:31

      Vella ia kishte borxh karieren. Me ate background dhe prejardhje edhe 50 vjet te punonte me ndershmeri, maksimumi do e kishin bere drejtues te prokurorise se Kukesit, por jo te Krimeve te Renda ne moshen 35 vjecare.

  • Lexuesi: 04/08/2021 11:55

    Je i madh Theo Jacobs .. nje plehere me pak ne sistemin e drejtesise.. te pergjoj saliun tani nga vrimja e çelsit.

    Përgjigju
  • Filani: 04/08/2021 11:07

    Me ne fund….

    Përgjigju
  • LORA: 04/08/2021 10:47

    Lajm fantastik.

    Përgjigju
  • Doni: 04/08/2021 10:05

    Nuk jam krah i politikes dhe as krah i prokurorise, po cfare kam pare te ai djale dukej i drejte. Duket hapur se koka e tij u shit shume shtrenjt. Vendi jone do te kthehet ne kolumbi prandaj e hoqet

    Përgjigju
    • Cubel breca: 04/08/2021 20:11

      Ti sic paske emrin qenke I teri. Po pse me te till njerez behet drejtesia??????????? Ste ka ren pjesa mbase per nje fature dritash te haje nja tre vjet. Se ata qe vidhnin ne fakt jua mbyll dosjet pa I par fare.

    • don qyqja 2: 04/08/2021 15:04

      o don qyqja po e njohin te giith sa njerez te pafajshem ka marr ne qafe ky mor maskara, sa nena e sa motra kane derdhur lot prej ketij. zoti vonon por sharron! te gjitha do lahen ne kete bote

    • Scuba: 04/08/2021 11:17

      Në Kolumbi e ktheu ky kur liroi poseduesin e 870kg drogë që u kap në Durrës.... narkotrafikanti vijon të trafikojë edhe sot e kësaj dite bile ka shumëfishuar fitimet duke ndërtuar një resort tek kryqëzimi i Reçit në Koplik, aty ku duhej të ishte në fakt i burgosur!! Dakord Doni apo të vazhdoj më?!!

    • Don qyqja: 04/08/2021 11:16

      Po ku e pe ti mor ordiner. Ka nkerez qe po hane dhe nga ky llumi. Ptuuuuu fare e keqe

  • Leon: 04/08/2021 08:44

    Ashtu bravo! Te perjashtohen maskarenjte qe nuk e kane kryer sic duhet detyren prokurorit

    Përgjigju
  • V. Dule: 04/08/2021 08:38

    Lajm i mire. Por mos u gezoni shume. Eshte vone... teper vone! Shqiperia nuk behet! Ka marre fund gjithcka! Ikni nga ky vend i mallkuar... IKNIIII. (Thirrja nuk vlen per vllezerit e mi nga Dropulli dhe nga Himara. Vetem turkalvanoset duhet te shporren, jo ju!)

    Përgjigju
    • Cubi: 04/08/2021 20:14

      Ti ke ikur qysh ne 90 mor greku i mutit. U bere ti mor qeni saliut dhe I shitur tek greku te besh moral!!!!!!!

    • V. Dule: 04/08/2021 17:11

      @Besnik, mos me ofendo duke me quajtur troll. Ironia ime eshte e perzier me nje mesazh SHUME me serioz se shtyrja e kohes me trolling. Fushata per te vrare shpresen dhe per te helmuar shoqerine me dezinformim nuk eshte thjesht ceshtje 'trolling'. Po te ishte ashtu nuk do investohej kapital ne administrimin dhe ne reklamimin ne Google te forumeve shqipfolese me moderator nga Dropulli dhe me permbajtje te ngjashme me keto qe shkruaj une. Tani, rri urt para se te te lexojn miqte e mi se e kane zakon te leshojn edhe kercenime kur i demaskon. Ndonjehere u jep pak adrenaline supa greke dhe u duket vetja Spartan...

    • Besnik: 04/08/2021 15:30

      Sa troll i bukur që je

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?