Partia Demokratike i ka dalë në mbrojtje prokurorit të Tiranës, Besim Hajdarmataj, i cili me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është larguar përfundimit nga drejtësia ditën e sotme. Ishte OMN dhe SHBA që kërkoi nga KPA që të shkarkonte Hajdarmatajn duke renditur një sërë arsye që nga mos justifikimi i pasurisë deri te aftësitë e cunguara profesionale, por për PD këto nuk janë të vlefshme, pasi ajo ka bindjen e saj se përse Hajdarmatja u shkarkua nga vettingu. Sipas Edi Palokës ai u shkarkua pasi sipas tij nxori zbuluar gjithë kupolën e Ramës dhe kërkoi arrestimin e ish ministrit Tahirit.
“Unë nuk e njoh Besim Hajdarmatën dhe nuk marr përsipër as ta mbrojë për çfarë i kanë ngritur si pretendim ata që e shkarkuan sepse nuk kam dijeni për të vërtetën, por kam dijeni për dy “krime” të sigurta të tij: Vuri në përgjim kriminelët që manipuluan zgjedhjet në Dibër , e famshmja dosje 184, duke nxjerrë zbuluar gjithë kupolën, filluar nga Rama. Kërkoi arrestimin e Tahirit. Kaq besoj mjafton për t’u larguar nga drejtësia e Ramës”, ka shkruar Paloka në rrjete sociale.
Kujtojmë se prokurori Hajdarmataj është i njohur për faktin se ka përgjuar socialistët në Dibër me porosi të Berishës dhe pastaj ia dorëzoi kasetën me të gjithë përgjimet kreut të PD, Lulzim Bashës dhe disa gazetarëve të opozitës, përgjime të cilët më pas përfunduan në BILD. Ai u konfirmua në detyrë nga KPK, shkalla e parë e vettingut, por ishte OMN përmes Komisionerit Publik që e apeloi vendimin dhe kërkoi shkarkimin e tij.
Lajmi kryesor: