Shtetet e Bashkuara do të gjejnë mënyra të tjera për të paralajmëruar Izraelin kundër një pushtimi të Rafah. Kështu tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, i pyetur për anulimin e vizitës së delegacionit izraelit në Uashington, pasi SHBA abstenoi teksa u votua rezoluta për armëpushimin në Gaza në Këshillin i Sigurimit në OKB.
"Ne besojmë se pushtimi do të ishte një gabim", shtoi Miller, duke vënë në dukje se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mund të diskutojë për Rafah me Ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant.
Lajmi kryesor:
SHBA abstenon, Këshilli i Sigurimit miraton për herë të parë rezolutë për armëpushim në Gaza! Hakmerret Netanyahu, anulon vizitën e delegacionit në Uashington
B.K/ReportTv.al