Pas gati 6 muajsh luftimesh dhe pas dështimit për të marrë një vendim unanim në disa raste, për herë të parë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që kërkon armëpushim në Gaza.
Rezoluta, që kërkon kërkon “armëpushim të menjëhershëm” gjatë Muajit të Ramazanit, mori 14 vota pro dhe abstenimin e SHBA-së. Shtetet e Bashkuara, aleate të Izraelit, më herët kishin vendosur veto ndaj rezolutave të prezantuara, por sot për herë të parë ka anstenuar.
Po ashtu rezoluta kërkon “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve” si dhe heqjen “e pengesave që do të mundësonte dërgimin e ndihmës humanitare”.
Ajo është hartuar nga anëtarët jo të përhershëm të Këshillit, të cilët kanë negociuar gjatë fundjavës me SHBA-në për të shmangur vendosjen e vetos, thanë burimet diplomatike, që u shprehën optimiste se rezoluta do të kalojë.
SHBA-ja vazhdimisht ka bllokuar rezolutat për armëpushim, përderisa ka vazhduar të mbështetësë Izraelin, por ka shprehur frustrim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të numrit të madh të viktimave në Rripin e Gazës.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, përmes një postimi në rrjetin social “X”, është shprehur se pavarësisht miratimit të rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gaza, bombardimet nuk do të përfundojnë deri në lirimin e plotë të pengjeve izraelite.
Një vendim i papritur në shenjë hakmarrje ndaj SHBA-së që nuk vendosi veto ka marë edhe Benjamin Netanyahu i cili ka anuluar vizitën e planifikuar të delegacionit të nivelit të lartë izraelit në Uashington.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell ka mirëpritur miratimin e rezolutës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gazën. Ai bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm gjatë muajit të Ramazanit dhe për lirimin e të gjithë pengjeve."Duhet zbatim urgjent i rezolutës nga të gjithë", thotë Borrell.
Shtetet e Bashkuara do të gjejnë mënyra të tjera për të paralajmëruar Izraelin kundër një pushtimi të Rafah. Kështu tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, i pyetur për anulimin e vizitës së delegacionit izraelit në Uashington, pasi SHBA abstenoi teksa u votua rezoluta për armëpushimin në Gaza në Këshillin i Sigurimit në OKB.
"Ne besojmë se pushtimi do të ishte një gabim", shtoi Miller, duke vënë në dukje se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mund të diskutojë për Rafah me Ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant.
John Kirby
Shtëpia e Bardhë është habitur nga vendimi kryeministrit Benjamin Netanyahu për të anuluar vizitën delegacioni izraelit në Uashington.
Këtë e tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke shprehur "zhgënjim të thellë" me lëvizjen e Netanyahut.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka anuluar vizitën e planifikuar në Uashington të një delegacioni të nivelit të lartë, në shenjë proteste me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që miratoi një rezolutë që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë. Këtë e bëri të ditur zyra e Netanyahut, duke treguar si arsye abstenimin e SHBA kur u votua rezoluta e OKB-së për Gazën.
Ministri izraelit Gideon Saar ka dhënë dorëheqjen nga qeveria emergjente e krijuar nga Benjamin Netanyahu pas sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar. Shkak janë bërë tëmosmarrëveshjet për luftën.
Saar shpjegoi se ai ishte përpjekur për muaj të tërë të ndikonte në zhvillimin e luftës dhe, së fundmi, të impononte një ritëm më të përshpejtuar në terren. Por përpjekjet e tij, saktësoi ai, ishin të pasuksesshme. Ai gjithashtu kërkoi të përfshihej në kabinetin e luftës, por Netanyahu dhe ish-shefi ushtarak Benny Gantz e refuzuan.
Israel Katz
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, përmes një postimi në rrjetin social “X”, është shprehur se pavarësisht miratimit të rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gaza, bombardimet nuk do të përfundojnë deri në lirimin e plotë të pengjeve izraelite.
"Izraeli nuk do të pushojë zjarrin. Ne do të shkatërrojmë Hamasin dhe do të vazhdojmë të luftojmë derisa pengjet e fundit të kthehen në shtëpi”,- shkruan Katz.
‘Fakti që rezoluta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk dënon sulmin e Hamasit më 7 tetor, është një turp’.
Kështu deklaroi ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilal Erdan.
‘Hamasi e filloi luftën, nga ky tekst duket se lufta filloi vetë, shtoi ai, Izraeli nuk e donte këtë luftë'.
Nga ana tjetër ai u shpreh e të gjithë vendet anëtare në Këshillin e Sigurimit duhet të kishin votuar kundër asaj 'Rezolute rë turpshme', pasi armë pushimi nuk kushtëzohet me lirimin e pengjeve.
Asnjë vend i KS nuk votoi kundër, vetëm SHBA abstenoi.
Hamasi ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Sigurimit në OKB për armëpushim në Gaza.
Organizata ka nënvizuar gatishmërinë e saj për t’u përfshirë në një proces të menjëhershëm të shkëmbimit të të burgosurve që do të çonte në lirimin e tyre nga të dyja palët.
Këtë reagim Hamas e ka dhënë në Telegram.