Gideon Saar 

Ministri izraelit jep dorëheqjen nga qeveria e Netanyahut, shkak mosmarrëveshjet për luftën

25 Mars, 21:08| Përditesimi: 25 Mars, 21:26

  • Share

1711397677_gideonsaar.JPG

Ministri izraelit Gideon Saar ka dhënë dorëheqjen nga qeveria emergjente e krijuar nga Benjamin Netanyahu pas sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar. Shkak janë bërë tëmosmarrëveshjet për luftën.

Saar shpjegoi se ai ishte përpjekur për muaj të tërë të ndikonte në zhvillimin e luftës dhe, së fundmi, të impononte një ritëm më të përshpejtuar në terren.  Por përpjekjet e tij, saktësoi ai, ishin të pasuksesshme. Ai gjithashtu kërkoi të përfshihej në kabinetin e luftës, por Netanyahu dhe ish-shefi ushtarak Benny Gantz e refuzuan. 


Lajmi kryesor:

SHBA abstenon, Këshilli i Sigurimit miraton për herë të parë rezolutë për armëpushim në Gaza! Hakmerret Netanyahu, anulon vizitën e delegacionit në Uashington


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?