Sokol Meqemeja, biznesmeni në kërkim

Kronikë

'Delvina Gas' e Meqemesë, degë e një kompanie të huaj në Ishujt Virxhin! Zyra në Tiranë dhe te fusha e gazit, e themeluar më 2016

29 Korrik, 11:57| Përditesimi: 29 Korrik, 12:00

  • Share

Ekstrakti për kompaninë 'Delvina Gas'

Kompania ‘Delvina Gas’ ka për pronar biznesmenin Sokol Meqemeja, tashmë të shpallur në kërkim, kurse si administrator Juglerd Ibrahimin, po në kërkim.

Në formën ligjore të saj, sipas ekstraktit të QKB-së dhe ‘OpenCorporates.al’, ajo është degë e shoqërive të huaja, sipas ligjeve të Ishujve Virxhin.

Objekt kryesor ka aktivitetin në fushën e gazit, me zyra në Tiranë te ‘Dy Kullat’ dhe në Vlorë e Delvinë, te fusha e gazit.

Objekti i Veprimtarisë:

“Kryerjen e operacioneve hidrokarbure dhe gazit natyror në Shqipëri në përputhje me marrëveshjet hidrokarbure. Kërkimi, përpunimi, shitja, shkëmbimi, eksporti, nxjerrja dhe posedimi i naftës së papërpunuar dhe gazit të prodhuar në zonën e projektit në marrëveshjet hidrokarbure, etj. Ndërtimi dhe montimi i të gjitha mjeteve dhe pajisjeve të kërkuara në operacionet hidrokarbure dhe të gazit natyror. Çdo aktivitet tjetër të dobishem ose të nevojshëm për arritjen e objektit të saj ose që ka lidhje me të në kuptimin më të gjerë të fjalës”, thejksohet në dokumentet e regjistrimit zyrtar.

Gjithashtu ka edhe të dhëna ligjore për lidhjet e saj, e themeluar prej gati një dekade dhe e regjistruar jashtë vendit.

“Delvina Gas Company Ltd, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar më datë 13 janar 2016 dhe që funksionon sipas ligjeve të British Virgin Islands, e regjistruar me numër regjistrimi 1903568, me seli në Jayla Place, Wickhams Cay 1, Road Town, Tortola, British Virgin Islands, me administrator Chad D. Burkhardt (Sipas statutit të shoqërisë së huaj, datë 13.01.2016, të dorëzuar në QKB)”, theksohet në informacionin zyrtar të faqes.

Kurse më tej ka të dhëna edhe për aktivitetin, aksionet dhe investitorin:

"Sipas Ekstraktit Historik te Regjistrit te Pronarit Perfitues, date 01.11.2022, terhequr nga QKB date 04.03.2023, Pronar perfitues me 25% te kapitalit e me teper eshte:

Sokol Meqemeja, shtetas shqiptar, i datelindjes 1969, pronar perfitues per 90% te kapitalit, pasi zoteron 100% te kapitalit te shoqerise ENERGY DEVELOPMENT GROUP (K82124007R) – e cila zoteron 100% te kapitalit te shoqerise EDG FUTURE GAS (M21808004U) – zoteruese e 90% te kapitalit DELVINA HOLDING LTD (2018872) – zoteruese e 100% te kapitalit te shoqerise DELVINA GAS COMPANY LTD (1903568). Data e percaktimit si pronar perfitues eshte 01.11.2022”, thuhet në ekstrakt.


Lajmi kryesor:

TEC pa leje në Delvinë, në kërkim biznesmeni Sokol Meqemeja, importues i ‘Wudy’ në Shqipëri! Pranga 2 inxhinierëve (VIDEO)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?