Një ditë pasi “Report TV” pasqaroi gjendjen e mjerueshme ku jeton familja Daco në Delvinë, vjen lajmi i trishtë. Gurim Daco, 57 vjeç është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në shkallët e pallatit për shkak të abuzimit me alkoolin.
Ai ishte i alkoolizuar dhe jetonte në mjerim bashkë ne nënën e tij të paralizuar. Tashmë ka mbetur e vetme, Ismihane Beqiri, 75-vjece, e cila nuk lëviz nga shtrati prej disa vitesh.
Ndërsa vajza e saj, e martuar në të njëjtin qytet tha dje në Report TV se nëna e saj është pa ushqim dhe pa veshje, në një banesë të rrënuar, sicc shihet në pamje. Ajo kërkoi ndihmë përmes Report TV.
Sot Bashkia e Delvinës i është përgjigjur këtij apeli dhe ka premtuar se do të riparojë shtëpinë ku jeton 75-vjecarja e paralizuar. Gjithashtu bashkia ka marrë përsipër organizimin e ceremonisë mortore për 57-vjecarin.