Kronikë

Delvinë/ Flakë të fuqishme në Vergo, digjen Kisha e 'Shën Dhimitrit' monument kulture, disa shtëpi dhe ish-reparti ushtarak! Rrezikohen banesat e tre fshatrave (VIDEO)

25 Korrik, 09:06| Përditesimi: 25 Korrik, 15:15

  • Share

Flakët e fuqishme rrezikojnë edhe fshatin Vergo në Delvinë. Situatë e vështirë mëngjesin e sotëm në Senicë, teksa zjarri zgjeron vatrën e tij prej ditës së djeshme, duke përfshirë Kishën shekullore të Shën Dhimitrit, një ish-repart ushtarak dhe disa banesa të të paktën tre fshatrave përreth.

Aktualisht raportohet nga gazetari i Report Tv, Limos Didani, se zjarri rrezikon fshatin Vergo në Delvinë. Janë siguruar edhe pamjet e flakëve të fuqishme dhe banesat jo shumë larg tyre.

Në fshatin Senicë dëmet nga zjarri janë të shumta. Madje mësohet se është djegur edhe kisha e Shën Dhimitrit, një monument kulture, dhe disa shtëpi. Dëme ka edhe në pemëtari.

Zjarri vijoi drejt Vergoit, duke zgjeruar hartën e vatrës dhe rrezikuar shtëpitë. Situata është rënduar gjatë orëve të pasdites pasi vatra jo vetëm ka zgjeruar sipërfaqen e saj për shkak të temperaturave dhe erës, por i është afruar edhe fshatrave Kopaçëz dhe Palavli. Flakët raportohet se përfshinë edhe një ish-repart ushtarak të braktisur në fshatin Vergo. Gjithashtu sipas banorëve janë djegur edhe disa banesa, teksa forca të shumta punojnë për shuarjen e flakëve.

Senica, Kalasa dhe Tatzati janë pa energji për shkak të djegies së linjës elektrike.


Lajmi kryesor:

Delvina digjet nga zjarret, evakuohen banorët e 3 fshatrave! Vengu: Situatë e përmirësuar gjatë mbrëmjes, 8 banesa të djegura! Në flakë edhe mali i Shpiragut (VIDEO)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?