Kronikë

Delvinë/ Ktheu kopshtin e shtëpisë në oaz kanabisi, pranga 61-vjeçarit! Bëri ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit, i zbulohet edhe ndërtimi pa leje (EMRI+VIDEO)

10 Korrik, 15:49| Përditesimi: 10 Korrik, 15:57

  • Share

Delvinë- Kishte kthyer kopshtin e shtëpisë në oaz kanabisi, arrestohet me tre akuza 61-vjeçari i dyshuar.

Policia e Sarandës bëri sot me dije (10 korrik) se zbuloi pas kontrolleve nga ajri nëpërmjet operacionit të koduar ‘Koordinata”, një parcelë kanabisi.

Nga hetimet u konstatua edhe se 61-vjeçari Jakup Mehmeti, kishte kishte ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit, për të siguruar ujitjen e bimëve narkotike, si dhe kishte kryer ndërtime të paligjshme në banesë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, kanë konstatuar në kopshtin përpara një banese private, në lagjen “9 Tetori”, Delvinë, 17 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie”, njoftoi policia vendore.     

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “kultivimi i bimëve narkotike”, “ndërtimi i paligjshëm” dhe “shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?