Delvinë- Një 44-vjeçar vlonjat që qarkullonte i armatosur me kallash në makinë, është lokalizuar dhe arrestuar në Delvinë nga Policia e Sarandës, duke parandaluar edhe ngjarje të mundshme kriminale.
Aksioni erdhi si pasojë e planit të masave për kontrolle në të gjithë qarkun e Vlorës nga policia, i koduar “Ngarkesa”.
I arrestuari është Eqerem Sorra, 44 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Burime zyrtare sqaruan se i dyshuari u pikas nga shërbimet në vendin e quajtur “Blerimas”, Delvinë, ndërkohë që qarkullonte me një automjet tip “Toyota”.
Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
“Në vijim të kontrolleve intensive të ndërmarra nga strukturat e komisariateve të Policisë Sarandë dhe Delvinë me mbështetjen dhe të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me fokus të veçantë qytetet e Sarandës dhe Delvinës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e shtetasve në kërkim dhe kontrollin e shtetasve me precedent penal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Ngarkesa”, shpjegoi policia vendore.
Po hetohet edhe për qëllimet përse i dyshuari mbante armë në mjetin e tij dhe ndonjë ngjarje të mundshme kriminale ku mund të përfshihej.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Komente

25 vjet qeros te nxen mend te tjeret se ndryshe nuk mesojne keta njerez
Përgjigju